Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28

KQZ: Pjesëmarrja deri në orën 15:00, më e ulët se në vitin 2021

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, deri në orën 15:00, ishte 28.32 për qind.

"Në 91.20 për qind të vendvotimeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 për qind, apo 558.246 votues nga 1.970.944”, tha zëdhënësi Valmir Elezi në një konferencë për media.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja deri në këtë orë ishte më e ulët, sipas tij, pasi para katër vjetësh kjo përqindje ishte 32.32.

Elezi, po ashtu, bëri të ditur se në përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës - ku votimi është zhvilluar më 8 shkurt - kanë votuar 15.352 votues nga 20.324 të regjistruar gjithsej.

Ai theksoi se procesi i zgjedhjeve është duke shkuar mirë, pa ndonjë problem që do të mund ta cenonte mbarëvajtjen e tij.

Duke folur për shqetësimet e ngritura nga disa media, se ngjyra që i vihet në gisht qytetarit pas votimit, fshihet shpejt, Elezi tha se kjo nuk është e vetmja masë e sigurisë që aplikon KQZ-ja.

"Të gjithë personat që votojnë, pasi që identifikohen me një dokument zyrtar të Republikës së Kosovës, nënshkruajnë në hapësirën tek emri i tyre, pasi votojnë. Ky nënshkrim ia pamundëson një votuesi të votojë sërish", tha Elezi.

Për më shumë informacione nga dita e votimit, vizitoni blogun tonë.

Zgjedhjet e 9 shkurtit janë të parat të rregullta në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Të drejtë vote kanë mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Вероника Кудерметова

Вероника Кудерметова вылетела с турнира в Дохе






Свыше 10 тысяч открыток к 23 Февраля подготовили участники конкурса Музея Победы

Российские тяговые батареи для погрузчиков

Играем, рисуем и поём

Синоптик Вильфанд: атмосферное давление в Москве на выходных превысит норму