Prokuroria Speciale i ka kërkuar Gjykatës Themelore ta urdhërojë kryeministrin Albin Kurti të dëshmojë para Prokurorisë për rastin e rezervave shtetërore. Kurti i kishte refuzuar tri ftesat e Prokurorisë. Nëse ai refuzon edhe thirrjen e Gjykatës, ligji parasheh gjoba deri në 250 euro për të dhe masën më të ashpër - paraburgim për një muaj.