Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27
28

Kurti: Qytetarët presin që LVV-ja t'i formojë institucionet

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës se Lëvizjes Vetëvendosje – parti të cilën e drejton ai – i takon t’i formojë institucionet në legjislaturën e nëntë.


“Si fitues të qartë të zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve”, ka thënë Kurti, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.




Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para në këto zgjedhje, me 40.90 për qind të votave. Ndonëse ende nuk janë numëruar votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës, kjo parti nuk e ka siguruar shumicën e nevojshme për formim të Qeverisë.


Analistët politikë kanë përmendur mundësinë e bashkimit të forcave të LVV-së me komunitetet joserbe, që i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend.


Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku.




Njohësit e çështjeve politike paralajmërojnë se në ditët dhe javët në vijim, Kosova rrezikon të përballet me turbulenca politike, për shkak të thellimit të ndasive mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë.


Kurti ka përmendur se në pasditen e së mërkurës do të fillojë numërimi i votave të pjesëtarëve të diasporës që kanë votuar nëpër përfaqësi diplomatike, dhe që beson se deri në javën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të dalë me rezultate përfundimtare për subjekte politike.


“Të gjithë presim nga KQZ-ja edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve për të përmbyllur kësisoj një proces zgjedhor të lirshëm, të rregullt, të ndershëm e demokratik”, ka thënë ai.


Sipas të dhënave të KQZ-së, Kurti ka fituar më së shumti vota më 9 shkurt – 290.729 sosh.


Dalja në zgjedhjet e sivjetme ishte 40 për qind – rreth 8 për qind më e vogël sesa në zgjedhjet e 2021-tës.


Personi më i votuar në Kosovë vazhdon të mbetet presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e vitit 2021, pati fituar 300.756 vota.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Дубай (ATP). 1-й круг. Хачанов встретится с Эвансом, Циципас – с Сонего, Баутиста-Агут сыграет с Марожаном






Улицу Центральную в Дубне благоустроят к началу лета

Жителям Подмосковья напомнили о новой выплате для многодетных семей

Жильцы подмосковного ЖК от "Самолета" сообщили о горах мусора и бездомных

Добровинский надеется, что при выходе по УДО Ефремов бросит пить