Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Trump propozon mbajtjen e bisedimeve bërthamore me Iranin

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se i ka dërguar një letër liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke i propozuar bisedime për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me programin bërthamor të Teheranit.


Në një intervistë për Fox News më 6 mars, Trump tha se letra i është dërguar “dje”.


“Iu kam shkruar një letër ku thuhet ‘shpresoj që do të negocioni sepse nëse do të duhet të zgjedhim opsionin ushtarak, do të jetë një gjë e tmerrshme’”, tha Trump.


Pjesë të kësaj interviste u publikuan më 7 mars, por intervista e plotë do të transmetohet më 9 mars.


“Unë preferoj të negociojmë një marrëveshje. Nuk jam i sigurt nëse të gjithë pajohen me mua, por ne mund të arrijmë një marrëveshje që do të ishte po aq e mirë sa një fitore ushtarake”, tha Trump. “Por, koha po vjen. Diçka do të ndodhë”.


Në deklaratat e bëra në Shtëpinë e Bardhë më vonë gjatë 7 marsit, Trumpi sërish shprehu shpresën se një marrëveshje mund të arrihet në një të ardhme të afërt.


“Nuk mund t’i lejojmë që të posedojnë armë bërthamore”, tha ai, duke shtuar se “diçka do të ndodhë shumë shpejt”.


“Shpresojmë që do të kemi një marrëveshje të paqes”, tha ai, fjali që me gjasë i referohet një zgjidhjeje paqësore të tensioneve mbi programin bërthamor të Teheranit.


“Unë po them që është më mirë të kemi një marrëveshje të paqes, se një tjetër. Por, tjera do të zgjidhë problemin”.


Gjatë mandatit të parë presidencial, Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore dhe rivendosi sanksione që janë hequr tashmë sipas kushteve të vendosura nga ai.


Muajin e kaluar, Khamenei tha se ai kundërshton bisedimet e drejtpërdrejta me Trumpin, duke thënë se atij nuk mund t’i besohet pasi ai u tërhoq nga marrëveshja bërthamore.


Pasi u tërhoq nga marrëveshja më 2018, Trump kishte mirëpritur një ofertë nga kryeministri i atëhershëm japonez, Shinzo Abe, për të ndërmjetësuar dhe më 2019 i kërkoi kryeministrit japonez që t’ia dorëzonte një letër Khameneit. Udhëheqësi iranian e refuzoi letrën, duke thënë se “nuk ia vlen” që ai t’i përgjigjet.


Që kur është kthyer në Shtëpinë e Bardhë në janar, Trump ka rifilluar fushatën e “presionit maksimal”, që ishte në thelb të politikës së tij ndaj Iranit gjatë mandatit të parë. Ai ka thënë se kjo qasje po merret me synimin që eksportet iraniane të naftës të arrijnë në “zero”. Ekspertët kanë thënë se SHBA-ja ka pak gjasa të ndalë plotësisht shitjet e naftës së Iranit, por mund t’i ulë ato në mënyrë të konsiderueshme.




Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, gjatë një prononcimi për AFP-në insistoi se programi bërthamor i Iranit “nuk mund të shkatërrohet” përmes një veprimi ushtarak dhe refuzoi mundësinë e bisedimeve me Trumpin për aq kohë sa është në fuqi fushata e “presionit maksimal”.


Irani ka përshpejtuar programin e tij bërthamor pasi SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja e vitit 2015 dhe tani po pasuron uranium deri në 60 për qind pastërti. Ekspertët kanë thënë se është afër arritjes së aftësive teknologjike për të pasuruar uranium deri në 90 për qind, që konsiderohet nivel i nevojshëm për prodhimin e armëve bërthamore.


Teherani insiston se programi i tij bërthamor është paqësor dhe nuk ka plane që të krijojë armë. Por, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka shprehur “shqetësime të thella” lidhur me shpejtësinë me të cilin Irani po grumbullon uranium të pasuruar në nivel të lartë.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Анастасия Потапова

Потапова не смогла выйти в третий круг турнира в Индиан-Уэллсе






Синоптик Тишковец предупредил о возвращении мартовских холодов в Москву

Эксперты рассказали, как меняется продуктовая корзина, чтобы успеть за инфляцией

SHAMAN официально подтвердил роман с Мизулиной: «Она сказала «да»!»

Почему может открыться желудочно-кишечное кровотечение и насколько это опасно