Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Protestë në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

0
Dhjetëra persona kanë protestuar në Prishtinë të shtunën në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke kërkuar më shumë të drejta, barazi dhe drejtësi për gratë.


Ata marshuan në mesditë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet, me moton “Marshojmë për njëra-tjetrën”.


Gjatë marshit, i cili u organizua nga kolektivi “Marshojmë S’festojmë”, protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime si, “Sot marshojmë, çdo ditë luftojmë”, “Pagë të barabartë, për punë të barabartë”, dhe “Grua, jetë, liri”.


Gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfidat e punës, kontesteve pronësore, si dhe dhunës në familje.




Mbi 80 për qind e grave në Kosovë nuk janë pjesë e tregut të punës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).


Të dhënat tregojnë se burrat janë të punësuar në përqindje dukshëm më të lartë se gratë.


Gjithashtu, burrat trashëgojnë prona dhe pasuri nga familjet e tyre, që ua lehtësojnë investimin për të shtuar pasurinë më vonë.


Sipas statistikave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, as një e pesta e pronave në Kosovë nuk zotërohet nga gratë.


Ndërkohë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, një në tri gra në botë përjeton dhunë, ndërsa çdo 10 minuta, një grua vritet. Situata nuk është e mirë as në shtetet ku ekzistojnë korniza ligjore dhe sisteme për mbrojtje.




Në Kosovë, të dhënat e Policia tregojnë se vitin e kaluar numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje ka shënuar ngritje në krahasim me vitin 2023.


Më 2024 kishte 2.959 raste, kurse më 2023 - 2.460 raste.


Në shumicën dërrmuese të tyre, viktima janë gratë.


Nga viti 2010, ndërkaq, në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra - dy prej tyre vitin e kaluar. Në të shumtën e rasteve, autorë të këtyre krimeve kanë qenë bashkëshortët ose ish-bashkëshortët.


Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко вышла в 1/16 финала турнира WTA-1000 в Индиан-Уэллсе






Лукашенко приедет в Россию на следующей неделе

Глава МВД РФ: 685 тысяч мигрантов включены в реестр "контролируемых лиц"

Поморские стартапы на пути в «Сколково»: восемь инновационных проектов представили экспертам свои идеи

День архивов в России жители страны будут отмечать 10 марта 2025 года