Viteve të fundit Kosova ka shënuar qindra raste të sulmeve kibernetike ndaj ueb-faqeve të institucioneve publike të saj. Disa prej sulmeve dyshohet se u bënë nga grupe hakerësh prorusë. Një sulm i tillë u tha se ndodhi së fundi ndaj ueb-faqes së KQZ-së natën e 9 shkurtit, kur në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Por, askush nuk dha detaje më shumë, as KQZ-ja, as Ministria e Brendshme e as Prokuroria e Shtetit. Kush e mbron Kosovën nga sulmet dhe a mund të kapen sulmuesit, e sqarojmë në këtë video.