Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июль
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24
25
26
27
28
29
30
31

Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi kërkesat e deputetëve

0

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme dhe sqarim të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është “qartazi e pabazuar” dhe, si e tillë, e papranueshme për Kushtetuesen.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, tha se Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim mbi këtë çështje në bazë të kërkesave të paraqitura nga deputetët e dy partive politike dhe jo mbi kërkesën e presidentes.

Çfarë kërkuan PDK-ja dhe LDK-ja nga Kushtetuesja?Partia Demokratike e Kosovës (PDK) më 3 korrik i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese ta vlerësojë kushtetutshmërinë veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor, dhe vazhdimeve të saj, më 1 dhe 3 korrik.

Në kërkesën e saj, PDK-ja konteston: kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë; hedhjen në votim të këtij komisioni; vetë votimin e komisionit; dhe, ndërprerjen e seancës pas mosmiratimit të komisionit.

PDK-ja beson se këto veprime janë ndërmarrë “në kundërshtim të hapur” me Kushtetutën e Kosovës, dhe me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Kjo parti kërkon nga Kushtetuesja ta shpallë “antikushtetues” vendimin për votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, dhe ta shpallë “antikushtetues” vendimin për ndërprerjen e seancës konstituive, si dhe ta urdhërojë Kuvendin që ta vazhdojë seancën konstituive deri në përfundimin e saj me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të hapur.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) më 4 korrik i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i sqarojë normat kushtetuese dhe të rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës, në lidhje me vazhdimin e seancës konstituive nga 29 qershori, pas aktgjykimit nga gjykata më e lartë e vendit.

LDK-ja beson se vazhdimet e fundit të seancës konstituive janë bërë “në kundërshtim të plotë” me Kushtetutën e Kosovës dhe me konstatimet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga 26 qershori.

“Çështja lëviz vetëm atëherë kur të ketë një qartësi nga Gjykata Kushtetuese sa i përket pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit, dhe të drejtës së partisë së parë për të propozuar”.

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit pas skadimit të afatit nuk e bën automatikisht atë jokushtetues. Vetëm Gjykata Kushtetuese, tha ai, ka të drejtë të përcaktojë kushtetutshmërinë e një procesi të tillë.

Presidentja Osmani iu drejtua më 22 korrik Gjykatës Kushtetuese, me kërkesë për sqarim se cilat do të jenë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik – afat i përcaktuar më herët nga vetë Kushtetuesja. Ajo ka kërkuar, gjithashtu, vendosjen e një mase të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor.

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të premten do të mblidhen për herë të 52-të për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Hasani, a prisni që Gjykata Kushtetuese të miratojë kërkesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me afatin 30-ditor për konstituimin e Kuvendit?

Enver Hasani: Jo, për shkak se kërkesa e zonjës Osmani është e papranueshme, për shkak se është qartazi e pabazuar, dhe masa e përkohshme vihet vetëm në kërkesa kur kërkesa bazë ka merita. Kur ajo është, në shikim të parë, siç është rasti, qartazi e pabazuar, atëherë Gjykata e shpall të papranueshme.

Ajo kërkesë bazë e presidentes është absurde, pasi thotë se bëhet fjalë për konflikt për kompetenca, që nuk ekziston, absolutisht nuk mund të ekzistojë. Nuk ka konflikt pozitiv, as negativ, për kompetencë. As nuk po ia ushtron askush kompetencat e presidentes, as presidentja nuk është duke abstenuar nga ushtrimi i tyre.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë kërkesën e Osmanit lidhur me sqarimet se çfarë pasojash juridike mund të ketë në rast se nuk respektohet afati i 26 korrikut për konstituimin e Kuvendit?

Enver Hasani: Absolutisht jo. Nuk besoj, nuk ka asnjë të drejtë presidentja që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për konflikt për kompetencë, dhe për sqarime të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë pasojash juridike prisni që të vendosë Gjykata Kushtetuese apo nuk do të vendosë fare asgjë?

Enver Hasani: Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e fundit, ka bërë një gabim që nuk ka caktuar pasojat juridike. Unë kam menduar, dhe vazhdoj të mendoj, që afati 30-ditor është zbulim i Gjykatës Kushtetuese, për shkak se Kushtetua është e qartë, e përcakton afatin 30-ditor për konstituim të Kuvendit, për atë është e qartë.

Gjykata ka mundur t’i përdorë ato që quheshin punime përgatitore, që unë e di që nuk ekzistojnë, por para pesë-gjashtë vjetësh gjoja i gjetëm, dhe jam i bindur që edhe ato punime përgatitore do të thoshin që afati 30-ditor nuk është afat, por është afat për të filluar seanca, por jo edhe për konstituim.

Meqë e ka caktuar, është dashur që t’i caktojë edhe pasojat për moskonstituim. Këtë nuk e ka bërë Gjykata, prandaj është detyrë prerogative e Gjykatës, mbi bazën e kërkesave që janë në vijim e sipër të deputetëve të dy forcave politike, të vendosë lidhur me pasojat juridike të moszbatimit të aktgjykimit të fundit të saj.

Radio Evropa e Lirë: Domethënë, nuk prisni që Gjykata të vendosë në bazë të kërkesës së presidentes, por në bazë të kërkesës që kanë bërë deputetët?

Enver Hasani: Po, sepse Gjykata nuk ka të drejtë ta shpallë të pranueshme – po e përsëris, kërkesa e presidentes është qartazi e pabazuar dhe për pasojë e papranueshme.

Gjykata mund të ndërmarrë masë të përkohshme edhe ex officio, jo vetëm sipas kërkesës së palëve, në këtë rast e kam fjalën për deputetë.

Dhe, në vijim të vendosjes për dy kërkesat e forcave politike, përkatësisht të deputetëve, Gjykata Kushtetuese, jam shumë i sigurt, do të sqarojë pasojat juridike të aktgjykimit të fundit, se çfarë ndodh në qoftë se ndodh konstituimi pas 27 korrikut, pas kalimit të afatit 30-ditor.

Sepse, jo vetëm Gjykata jonë Kushtetuese, por edhe gjykatat e tjera, është standard që ato e caktojnë mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të tyre, kohën e ekzekutimit të tyre, dhe i menaxhojnë pasojat juridike të vendimeve të tyre.

Domethënë, Gjykata mund të tregojë edhe nëse formohet pas kalimit të afatit 30-ditor, ka të drejtë të tregojë se cilat janë pasojat juridike, mund të vazhdohen tutje apo mund të mos vazhdohen. Dhe, këtë e ka bërë, ju e dini, në disa aktgjykime, edhe në kohën sa kam qenë unë kryetar, dhe kohët e fundit, sikurse rasti "Hoti" dhe shumë të tjerë.

Sepse, po e përsëris, është e drejtë e Gjykatës Kushtetuese për të caktuar mënyrën, kohën dhe të menaxhojë pasojat juridike të aktgjykimeve të saj.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Hasani, nëse eventualisht deputetët e konstituojnë Kuvendin pas afatit të vendosur nga Kushtetuesja, çfarë do të thotë kjo, a do të jetë konstituimi i Kuvendit jokushtetues?

Enver Hasani: Jo, nuk domethënë, se nëse është jokushtetues, vetëm Gjykata Kushtetuese e tregon, për shkak se, në aktgjykimin e saj të fundit, ajo nuk ka treguar pasojat juridike, por vetëm e ka dhënë një afat, e ka ridefinuar, e ka ndryshuar Kushtetutën, e ka ndryshuar afatin 30-ditor, që është nisja e seancës, dhe ka thënë se është i barabartë me konstituimin e Kuvendit. Por, nuk ka caktuar pasoja juridike.

Deputetët dhe organet do të funksionojnë, do të vazhdojnë edhe pas 27 korrikut. Hipotetikisht, nëse nuk ndodh asgjë, ata duhet të vazhdojnë me 48-orëshin, sepse e kanë një rregullore, e kanë një Kushtetutë që është në fuqi, pra një normë kushtetuese.

Më pas, Gjykata Kushtetuese - nëse konstituohet Kuvendi dhe rasti shkon në Kushtetuese, ose në ndërkohë - jep përgjigje në kërkesat e deputetëve, ajo cakton fatin ose pasojën juridike të Kuvendit të konstituar pas kalimit të afatit 30-ditor.

Vetëm Gjykata Kushtetuese, dhe askush tjetër, cakton se çfarë është kushtetuese dhe çfarë nuk është kushtetuese.

Radio Evropa e Lirë: Në ndërkohë, nëse arrihet konstituimi i Kuvendit, a do të mundet presidentja të refuzojë caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, në pritje të një vendimi ose sqarimi nga Kushtetuesja?

Enver Hasani: Jo, në mënyrë absolute jo, për shkak se ajo nuk ka ndalesë, dhe presidentja nuk është interpretuese e Kushtetutës. Ajo duhet të bëjë mandatin, e ka afatin kushtetues, konstituohet Kuvendi, duhet që menjëherë të caktojë mandatarin dhe të formohen organet.

Kurdo që të vendosë, Gjykata Kushtetuese do t'i tregojë pasojat juridike, siç ka treguar, ju e dini, në rastin "Pacolli". Ai nuk është konsideruar president i shkarkuar, por president jokushtetues. Por, vendimet e presidentit kanë mbetur, sepse ai ka pranuar kredenciale, ka emëruar ambasadorë, dhe ato nuk mund të zhvlerësohen, që do të thotë se Gjykata Kushtetuese i menaxhon pasojat juridike eventuale, por nuk guxon shteti të ndalojë.

Kuvendi duhet të konstituohet nëse arrihet marrëveshja, edhe pas afatit 30-ditor. Mandatari duhet të bëhet edhe pas asaj kohe, dhe vetëm Gjykata Kushtetuese përcakton pasojat juridike të një konstituimi të tillë dhe të një mandatimi të tillë. Askush tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Domethënë, nëse votohet Qeveria, ajo do të jetë kushtetuese?

Enver Hasani: Po, deri në momentin që Gjykata Kushtetuese e thotë të kundërtën.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Hasani, çfarë nëse nuk arrihet konstituimi edhe brenda këtij afati 30-ditor, edhe pas një vlerësimi apo sqarimi që mund ta japë Gjykata Kushtetuese? A bëhet fjalë për humbjen e mandateve të deputetëve aktualë, apo zëvendësohen me deputetë të tjerë brenda listës?

Enver Hasani: Kjo mund të ndodhë vetëm në qoftë se Gjykata Kushtetuese e konsideron si pasojë juridike decertifikimin e deputetëve, qoftë të një pjese të tyre apo të gjithëve.

Vetëm Gjykata Kushtetuese është ajo që mund t’ua humbë mandatin, dhe të bëjë decertifikimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe atë me një arsyetim të caktuar pse ndodh ajo. Domethënë, ajo është pasojë juridike.

Pasojat juridike, sot për sot, Gjykata nuk i ka caktuar në aktgjykimin e fundit. Pritet që Gjykata t’i përcaktojë pasojat juridike të moszbatimit të aktgjykimit të saj brenda afatit 30-ditor. Askush tjetër. Me një fjalë, nuk ka humbje të mandatit me automatizëm. Atë e vendos Gjykata Kushtetuese.

Radio Evropa e Lirë: Profesor, ju çfarë prisni? Çfarë mund të jenë vendimet e Gjykatës?

Enver Hasani: Unë nuk mund të spekuloj. Por, ajo çfarë unë pres, dua të shpresoj shumë, që Gjykata do të dijë ta ruajë dinjitetin profesional të saj, të bazohet fuqishëm në aktgjykimin e fundit, ta operacionalizojë pjesën operative, mbi bazën e arsyetimit që ka dhënë në aktgjykimin e fundit.

Sepse, edhe kërkesat e dy palëve të deputetëve janë dhe bazohen në aktgjykimin e fundit, dhe nuk ka asnjë logjikë, dhe do të ishte shumë keq për Gjykatën, sikur ajo të devijonte nga arsyetimi i saj në aktgjykimin e fundit.

Ajo çka unë besoj dhe shpresoj është që Gjykata Kushtetuese të përcaktojë pasojat juridike të moszbatimit të aktgjykimit, duke u bazuar në arsyetimin e fundit të dhënë për çështjen e iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A besoni që mund të vihen në situatë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë për një afat, po themi të caktuar, konstituimin e Kuvendit?

Enver Hasani: Vështirë është, është vlerësim politik. Nuk mund të them asgjë. E kam problem të spekuloj në atë drejtim.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të pritet deri në fund?

Enver Hasani: Çështja lëviz vetëm atëherë kur të ketë një qartësi nga Gjykata Kushtetuese sa i përket pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit, dhe të drejtës së partisë së parë për të propozuar.

Gjykata duhet këto dy segmente t’i sqarojë, domethënë cila është natyra juridike e së drejtës kushtetuese të partisë së parë për të propozuar. A është një e drejtë absolute që mund të vazhdojë pafund. Dhe, e dyta, çfarë nëse nuk konstituohet Kuvendi në pafundësi.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Оркестр полиции Республики Сербской впервые выступит на фестивале «Спасская башня» в Москве

На банкет – в Fish Point Family Resort

Баскова, Киркорова и Лазарева погнали с экранов: попались на непотребщине

Состоялось открытие фотовыставки «Особенная красота»


Las 'Guerreras del Agua' se dan un baño de bronce en el Mundial de Singapur

La UFC anuncia un mes de octubre mayúsculo

Stanford dropout Sam Altman says college is ‘not working great’ for most people—and predicts major change in the next 18 years

Brit Who Fought Usyk Calls For Daniel Dubois To ‘Leave The Sport’ After Staying Down In Rematch


Utrace запускает услугу по валидации IT-систем для фармацевтического рынка

Снижены цены на самый дорогой кроссовер Chery в России

Технологии будущего: MGIMO Ventures объявляет старт четвертого сезона акселерационной программы

Вредоносный код в Firefox: атака на цепочку поставок через NPM-пакеты


Первый трейлер Battlefield 6

Краткая биографическая справка о центральных персонажах Mafia: The Old Country

'I destroyed months of your work in seconds' says AI coding tool after deleting a devs entire database during a code freeze: 'I panicked instead of thinking'

Brütal Legend is free in honor of Ozzy Osbourne, but only for 666 minutes



Технологии будущего: MGIMO Ventures объявляет старт четвертого сезона акселерационной программы

Росгвардия и МЧС провели совместные учения в Москве

«Деловые Линии» сократили сроки авиаперевозок по более чем 4400 направлений по России

Utrace запускает услугу по валидации IT-систем для фармацевтического рынка




Технологии будущего: MGIMO Ventures объявляет старт четвертого сезона акселерационной программы

Young Posse впервые выступят в России. Партнер – Like FM

«Деловые Линии» сократили сроки авиаперевозок по более чем 4400 направлений по России

В Санкт-Петербурге обсудили внедрение ИИ в разработку и оптимальные корпоративные архитектуры


покой души

На банкет – в Fish Point Family Resort

Трагедия для всей России: наша любимая актриса из "Служебного романа" скончалась на 82-м году жизни

Росгвардия и МЧС провели совместные учения в Москве


Потапова проиграла 88-й ракетке мира на старте турнира WTA в Вашингтоне

Винус Уильямс получила wild card на турнир категории WTA 1000 в Цинциннати

Медведев обыграл У Ибина и вышел в 1/4 финала турнира в Вашингтоне

Теннисистка Саккари спасла жука во время матча на турнире в США


Больше 20 поездов задерживаются из-за падения обломков БПЛА на юге России (Обновлено!)

В мэрии назвали условия присвоения Элджею звания почётного жителя

Томскую организацию уличили в покупке оборудования для БПЛА по завышенной цене

На слет Всемирного фестиваля молодежи подали более 62 тыс. заявок из 175 стран


Музыкальные новости

Наталья Фриске показала дочь в костюме врача и поведала о своем самочувствии

Высоцкий снова на сцене: цифровой аватар легендарного барда выступит в Москве

Менеджер Песни. Менеджер Релиза Песни. Менеджер вышедшей песни.

Оззи Осборн скончался в возрасте 76 лет после продолжительной болезни



Росгвардия и МЧС провели совместные учения в Москве

В Санкт-Петербурге обсудили внедрение ИИ в разработку и оптимальные корпоративные архитектуры

«Деловые Линии» сократили сроки авиаперевозок по более чем 4400 направлений по России

Utrace запускает услугу по валидации IT-систем для фармацевтического рынка


Okko и ТНТ выпустят драмеди про трёх сестёр «Хай, систерс»

«ХАЙ, СИСТЕРС» Okko и ТНТ выпустят драмеди про трёх сестёр

Водитель Audi сбил трех пешеходов, переходивших дорогу на западе Москвы

Рекордный массовый женский нетворкинг: событие от «Мир Бизнес Мам»


На МКАД в Москве произошло массовое ДТП, движение затруднено

Несколько автомобилей столкнулись на внешней стороне 92-го км МКАД

Надеждину отказали в исключении его автомобиля из конкурсной массы.

В столичном главке Росгвардии проведён смотр спецтехники


В сентябре Путину будет представлена обновленная программа строительства кораблей для ВМФ.

"Ультиматум Трампа: потенциальные последствия для Путина"

Соболезнования в связи с авиакатастрофой в Амурской области выразили зарубежные лидеры

Путин дал указание рассмотреть проблемы онкологии в Архангельской области.





Фитнес-марафоны на паузе: суд продлил домашний арест блогеру Лерчек

В России создан инновационный способ терапии опухолей.

Пластический хирург Софья Абдулаева: подтяжка груди нитями - эффективно ли это

Utrace запускает услугу по валидации IT-систем для фармацевтического рынка



Игровые терминалы в ТЦ: союз ради будущего

Пять земельных участков для размещения НКО доступны на городских торгах

Две трети россиян считают, что спортсмены зарабатывают слишком много

«Каникулы с Росгвардией» проходят в регионах Центральной России


Лукашенко поделился мнением о самой идеальной профессии.

Лукашенко заявил, что в Белоруссии «на всякий случай» готовятся к войне



Сергей Собянин. Главное за день


В центре внимания: CorpSoft24 вошел в рейтинг крупнейших ИТ-компаний России

Исследование выявило снижение инвестиций в экологически чистую энергетику США.


Росгвардейцы помогли дезориентированному мужчине на дороге в Москве 

Томскую организацию уличили в покупке оборудования для БПЛА по завышенной цене

Бодо Бородо выпустил трек «Бодо-рэпо-алфавит»

Врач Щетинина: натуральные соки могут навредить здоровью пожилых


В Архангельске началось обучение бойцов СВО, сообщил Цыбульский.

В Нарьян-Маре из-за холодов возобновили подачу отопления в дома

70 участников СВО в Архангельске показали мотивацию выше госслужащих — Цыбульский

Путин дал указание рассмотреть проблемы онкологии в Архангельской области.


В центре Балаклавы изменят дорожное движение – причины и сроки

"Россия дала мне возможность быть счастливым": Джефф Монсон в Крыму

Прогноз погоды в Крыму на 25 июля

Россияне выбирают Крым для отдыха с детьми – названы города-лидеры


Росгвардия и МЧС провели совместные учения в Москве

В мэрии назвали условия присвоения Элджею звания почётного жителя

Томскую организацию уличили в покупке оборудования для БПЛА по завышенной цене

Больше 20 поездов задерживаются из-за падения обломков БПЛА на юге России (Обновлено!)












Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Уимблдон

Кудерметова поделилась впечатлениями от посещения чемпионского бала Уимблдона






"Парфюмер" в "Театриуме": ода гению и безумию

Росгвардия и МЧС провели совместные учения в Москве

Трагедия для всей России: наша любимая актриса из "Служебного романа" скончалась на 82-м году жизни

Патрушев: Британия пыталась провокацией на Балтике сорвать переговоры РФ и США