Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июль
2025

Pushteti në Serbi akuzohet për përdorimin e “kartës nacionaliste” në Novi Pazar

0

“Narrativi që po përpiqen ta shpërndajnë i përket të kaluarës”.

Kjo ishte përgjigja e studentit të Universitetit Shtetëror në Novi Pazar, Amar Liçina, ndaj një serie fyerjesh nga tabloidet proqeveritare dhe përfaqësues të pushtetit në drejtim të popullsisë boshnjake në Novi Pazar, në jugperëndim të Serbisë.

“Një përpjekje klasike për të larguar vëmendjen nga ajo që ndodhi realisht në Novi Pazar”.

Në natën mes 27 dhe 28 korrikut, një grup burrash të maskuar i dëbuan me forcë studentët që kishin bllokuar Universitetin Shtetëror në Novi Pazar. Ata ishin të shoqëruar nga rektorja Zana Doliçanin.

Më pas u organizua një protestë ku morën pjesë qindra studentë e qytetarë. Protestuesit u përplasën me policinë dhe pati arrestime.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se policia kishte ardhur gjatë natës me kërkesë të udhëheqjes së Universitetit Shtetëror, me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Incidentet u provokuan nga rektorja Zana Doliçanin – po të mos kishte hyrë ajo dje në ndërtesën e Universitetit me burrat me kapuça të zinj, asgjë nga kjo nuk do të kishte ndodhur”, tha studenti Amar Liçina.

Ai thekson se në bllokadën e Universitetit Shtetëror të Novi Pazarit (USNP) kishte studentë si boshnjakë, ashtu edhe serbë.

“Ndër qytetarët në protestë kishte edhe serbë, edhe boshnjakë. Kishte gjithashtu policë serbë dhe boshnjakë”.

“Pra, këtu nuk bëhet fjalë për probleme ndëretnike, por për veprim antikademik”, përfundon ai.

Në fund, policia u tërhoq, studentët u rikthyen në ndërtesën e universitetit dhe shpallën “fitoren”.

Ndërkohë, pothuajse njëkohësisht, tabloidet publikuan përmbajtje të mbushura me fyerje, kryesisht në baza fetare, ndaj boshnjakëve – të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë në Novi Pazar.

Ata u akuzuan për ekstremizëm dhe për sulm ndaj shtetit.

Me një gjuhë më të zbutur se ajo e tabloideve, por me një mesazh të ngjashëm, për qytetarët e besimit islam foli edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Çfarë shkruan tabloidet dhe çfarë tha Vuçiqi?Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një paraqitje në televizionin Informer, deklaroi se ajo që ndodhi në Novi Pazar ishte “e organizuar politikisht”, sipas tij, me urdhër të disa “opsioneve haptazi antiserbe”. Ai nuk dha asnjë dëshmi për këto pretendime.

Ndërkohë, tabloidet kanë publikuar një sërë titujsh dhe tekstesh ku protestuesit në Novi Pazar janë etiketuar me terma nxitës dhe ofendues si: “islamistë”, “xhihadistë”, “ekstremistë”, “huliganë muxhahedinë të bllokadës”.

Politologu nga Novi Pazari, Fahrudin Kladniçanin, konsideron se pretendime të tilla janë plotësisht të pabazuara.

“Ne tashmë 12-13 vjet nuk kemi probleme me lëvizjet radikale vehabiste në Sanxhak. Situata është plotësisht nën kontroll, kështu që nuk shoh asnjë arsye pse kjo po dramatizohet”, tha ai.

“E kuptoj funksionin e tabloideve dhe mënyrën si janë vënë në shërbim të makinerisë së regjimit, por Novi Pazari dhe boshnjakët që jetojnë aty absolutisht nuk e meritojnë këtë”, shtoi Kladniçanin.

Kjo retorikë synoi delegjetimimin e protestës studentore dhe nxitjen e ndasive etnike, duke i zhvendosur akuzat nga përmbajtja e protestës drejt përkatësisë fetare apo etnike e pjesëmarrësve.

Një nga tezat e tabloideve, po ashtu pa paraqitur ndonjë dëshmi, ishte se “serbët e Novi Pazarit kanë frikë për sigurinë e tyre gjatë natës”.

Duke e komentuar këtë, studenti Amar Liçina thekson se qytetarët e Novi Pazarit, si boshnjakë ashtu edhe serbë, e shohin njëri-tjetrin si vëllezër e motra.

“Unë mendoj se ato net kur serbët në Novi Pazar kanë pasur frikë, nuk kanë ardhur kurrë. Ne asnjëherë nuk jemi përçarë – ai që na përçan është në postin e presidentit të shtetit”, shtoi ai.

"Hi syve për krizën në shtet"Përmes përpjekjeve për të nxitur përçarje ndëretnike, pushteti po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga kriza e thellë shoqërore dhe politike që po përjeton i gjithë vendi, vlerëson politikologu Fahrudin Kladniçanin.

"Gjatë 30 vjetëve të fundit të fundit, Sanxhaku gjithmonë i ka shërbyer Beogradit si një 'hedhje hi syve’ për të shmangur vëmendjen nga problemet reale në vend dhe për të 'anesteziuar' një pjesë të opinionit publik me pretendimin se gjoja populli serb është i kërcënuar në Novi Pazar – një gjë që është plotësisht e pabazë”, theksoi ai.

Ai vlerësoi se presidenti i Serbisë po i drejtohet një pjese të elektoratit të tij që “ka afinitete radikale”.

“Retorika e tij përputhet vërtet me politikën nacionaliste e radikale të viteve ’90 – ‘kemi një armik’. Sot, ai armik janë boshnjakët, myslimanët”, tha Kladniçanin.

Partia Progresive Serbe e Vuçiqit ka dalë nga Partia Radikale Serbe ultranacionaliste, lider i së cilës është Vojsllav Sheshel, i dënuar për krime lufte në Hagë.

Kladniçanin vlerësoi se pushteti në Serbi edhe këtë radhë ka tentuar të luajë “kartën e nacionalizmit”, por se “nuk i ka funksionuar”.

Pushteti thotë ‘nuk ka fabrikim të përplasjeve’Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi pas protestës se janë ndaluar 10 persona që kanë marrë pjesë në incidentin para Universitetit Shtetëror në Novi Pazar, duke shtuar se të gjithë ata që kanë sulmuar policinë do të ndiqen penalisht “pa marrë parasysh përkatësinë etnike”.

Daçiq tha po ashtu se është “gënjeshtër” që ekziston ndonjë fabrikim i përplasjes mes serbëve, boshnjakëve dhe qytetarëve të tjerë në Novi Pazar.

Ai vlerësoi se këtë e dëshmon edhe fakti që shefi i policisë në Novi Pazar është boshnjak, po ashtu edhe rektorja e Universitetit Shtetëror është boshnjake.

Ata janë emëruar në ato pozita përpara se të ndodhte kjo situatë.

Një pjesë e udhëheqjes së Universitetit në Novi Pazar, përfshirë edhe rektoren, janë ndër të paktët që ndodhen në krye të institucioneve të arsimit të lartë publik në Serbi dhe që janë shprehur publikisht kundër protestave studentore.

Kërcënimet e VuçiqitDuke folur për televizionin Informer, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se Universitetit Shtetëror në Novi Pazar do t’i ndalohet mbështetja financiare nga shteti. Kërcënim të njëjtë bëri edhe për komunën e Novi Pazarit.

“Novi Pazari është një mjedis shumë specifik dhe mendoj se është krejtësisht e papërshtatshme që përmes Universitetit Shtetëror të reflektohet kriza e përgjithshme që po ndodh prej tetë muajsh”, tha politologu Kladniçanin.

Vuçiq gjithashtu akuzoi përfaqësuesit e pushtetit nga radhët e partive boshnjake se “ëndërrojnë të marrin sa më shumë para nga Beogradi, sepse Novi Pazari është i varfër dhe nuk mund të bëjnë asgjë me paratë e veta”.

Përplasja me partnerët e koalicionitPas kësaj, pasuan edhe kritikat ndaj atyre “që janë në Qeverinë e Serbisë”. Vuçiq tha se është i zhgënjyer nga partnerët e tij të koalicionit nga Novi Pazari.

Në Qeverinë e Serbisë ndodhen ministra nga dy prej tri partive boshnjake më me ndikim, të cilat e kanë selinë në atë qytet.

Husein Memiq nga Partia Demokratike e Sanxhakut është ministër i Turizmit dhe Rinisë, ndërsa Usame Zukorliq nga Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit është ministër pa portofol.

Politologu Fahrudin Kladniçanin theksoi se gjatë tetë muajve të fundit, që kur kanë nisur protestat antiqeveritare të udhëhequra nga studentët, qëndrimi i partive boshnjake ka qenë “shumë i butë, për të mos thënë i rezervuar”.

“Ata në asnjë moment nuk kanë dalë publikisht në mbështetje të regjimit apo presidentit të Serbisë, dhe nuk i kanë dhënë atij ndonjë përkrahje të plotë”, tha ai.

“Sipas mendimit tim, pushteti ka dashur t’u tërheqë vëmendjen partnerëve të tij boshnjakë që ka në koalicion se nuk janë mjaftueshëm të angazhuar”, shtoi ai.

Kladniçanin vlerësoi se politikanët boshnjakë janë “të vetëdijshëm për situatën” dhe se “po e peshojnë me shumë kujdes se si të pozicionohen në gjithë këtë histori”.

Ndërkohë, është deklaruar edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Rasim Lajiq.

Ai tha se partia e tij do të kërkojë bisedime me partnerët e koalicionit për të gjitha problemet dhe çështjet e hapura që ekzistojnë në marrëdhëniet mes tyre.

Lajiq theksoi se Novi Pazari, si qytet multietnik, nuk ka nevojë për “fyerje mbi baza etnike dhe fetare”.

Po ashtu ka reaguar edhe Usame Zukorliq, duke thënë se zhvillimet në Universitetin Shtetëror të Novi Pazarit “kanë shkaktuar përçarje dhe pakënaqësi mes qytetarëve”, duke shtuar se do të flasë “hapur për këtë” me presidentin e Serbisë.

Ai këtë deklaratë e bëri ditë më parë, duke kritikuar festën nacionaliste të organizuar nga tabloidi Informer, ku mori pjesë thuajse e gjithë elita shtetërore.

Në këtë ngjarje, përveç këngëve nacionaliste, janë kënduar edhe këngë çetnike. Presidenti i Serbisë është parë duke festuar edhe nën tingujt e një kënge, ku njëri nga vargjet thotë “Turkja është betuar para xhamisë se ka dashur vetëm një serb”.

Për këtë arsye, në Novi Pazar është mbajtur një protestë qytetare.

Mbështetje nga qytetarë në mbarë SerbinëUniversiteti Shtetëror në Novi Pazar është në bllokadë që nga 26 janari.

Në të studiojnë rreth 3.500 studentë, kryesisht nga rajoni i Sanxhakut.

Pamjet në të cilat studentët e këtij institucioni të arsimit të lartë shihen duke nderuar viktimat e aksidentit në Novi Sad, luten bashkërisht dhe bëjnë shenjën e kryqit, janë bërë virale.

Një nga protestat më të mëdha studentore u mbajt në Novi Pazar në prill, kur në këtë qytet shkuan demonstrues nga e gjithë Serbia.

Studentët nga ky qytet atëbotë thanë se “më në fund ndihen si studentë të barabartë të këtij vendi”.

“Absolutisht, ndjenja është ende e njëjtë. Një ndjenjë e fortë e bashkësisë dhe se të gjithë jemi një”, tha studenti Amar Liçina, duke theksuar se për të dhe kolegët e tij asgjë nuk ka ndryshuar pas incidentit.

Në shenjë mbështetjeje për qytetarët dhe studentët e Novi Pazarit, më 29 korrik u organizuan protesta në disa qytete të Serbisë.

Protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët në Serbi po zgjasin për më shumë se tetë muaj. Kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë politike dhe penale për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




В ОДКБ им. Н.Н. Силищевой появилось новое оборудование в МРТ-кабинете

UNOde50 представил коллекцию осень-зима 2025/26 (FW-2025/26): украшения как путь к себе

Тайные уголки Новосибирска от Marins Park Hotel Новосибирск

«Абзац»: Валерий Меладзе отказался давать концерты в РФ


Nvidia’s Jensen Huang hauled before China’s cyber cops to explain ‘backdoor safety risks’ in H20 chips

All the news from Nintendo’s July 2025 Direct showcase

Is eBay actually sexy again as the ecommerce old-timer’s stock surges to an all-time high?

AI and robots can help the world grow more food—even if they’re still not quite as good as a human farmer


Погибшая под Екатеринбургом детский тренер по карате была задушена. Ее мужа обвинили в убийстве

Торжок ..

На мосту-парус завершается бетонирование подпорных стен

Деревенские прогулки...


Разработчики The Seven Deadly Sins: Origin ответили на частые вопросы игроков

«Деньги не пахнут»: Как Blox World наживается на доверии игроков Roblox

Bungie continues to fire into its feet with both barrels: A new armor set in Destiny 2 has just been disabled because it makes the player who wears it completely invisible

Color Maze Adventure 2.0.0



Новую книгу Симоньян раскупили в Москве за 10 минут

В Москве встретили фехтовальщиц сборной РФ, вернувшихся с чемпионата мира

Демонтаж памятника Айвазовскому в Карабахе вызвал негодование Москвы

Один человек погиб при пожаре в административном здании на западе Москвы




Вадим Верник рассказал, почему на гастролях в Китае покажут именно «Чайку»

Слушатели ENERGY отправятся на «Пикник Афиши» в Петербурге

Анонсирована «ПЛЮШЕСЫ»: новая экшен-адвенчура от российских разработчиков

Внебрачного ребенка британской королевы Виктории и ее слуги нашли в США


АКСИОМА ВЫСШЕЙ АКАДЕМИИ: ВСЁ УПОРЯДЧЕННОЕ УПОРЯДОЧЕНО. КЕМ? ПРОГРАММНЫЕ ИНТЕЛЛЕКТЫ ДАВНО УПРАВЛЯЮТ ВСЕМИ ЦИВИЛИЗАЦИЯМИ! Россия, США, Европа могут улучшить отношения и здоровье общества!

Обзор новых московских проектов II квартала 2025 для инвестиций

В день памяти преподобного Серафима Саровского в Свято-Троицком Серафимо-Дивеевском монастыре совершена праздничная Божественная литургия

Современный детский сад на 310 мест появился в составе ЖК «У реки. Эко Видное 2.0»


Александрова уступила и не прошла в третий круг турнира в Монреале.

Андреева проиграла первый матч после Уимблдона. Мирра падала и плакала, ей вызывали врача

Рублев обыграл Гастона и вышел и третий круг турнира в Торонто

Первый матч Иги Швентек после титула на Уимблдоне обернулся разгромом за час


Удача онлайн: как электронный лотерейный билет от «Столото» помог массажисту из Пензы стать еще и инвестором

В Карелии учреждена Координационная комиссия по оказанию поддержки защитникам Отечества

АКСИОМА ВЫСШЕЙ АКАДЕМИИ: ВСЁ УПОРЯДЧЕННОЕ УПОРЯДОЧЕНО. КЕМ? ПРОГРАММНЫЕ ИНТЕЛЛЕКТЫ ДАВНО УПРАВЛЯЮТ ВСЕМИ ЦИВИЛИЗАЦИЯМИ! Россия, США, Европа могут улучшить отношения и здоровье общества!

В Сумской области ликвидирована штурмовая рота «Айдара»*


Музыкальные новости

Менеджер Песни. Менеджер Релиза Песни. Менеджер вышедшей песни.

Шоу-бизнес: Джигурда был с ней 11 лет, Митяев ушел к ней из семьи: Как живет Марина Есипенко в свои 60

Ремикс Песни. Создание ремикса Песни. Создание Хитового ремикса песни.

Юрий Антонов резко ответил оскорбившему Александру Пахмутову Андрею Макаревичу*



Один человек погиб при пожаре в административном здании на западе Москвы

Олеся Шергина из Екатеринбурга взошла на Эльбрус: история смелости, вдохновения и преодоления девушки с протезом

Демонтаж памятника Айвазовскому в Карабахе вызвал негодование Москвы

В Москве встретили фехтовальщиц сборной РФ, вернувшихся с чемпионата мира


Россия не одна. Против коллективного Запада встают другие страны: Пока заочно

SEVAK на МТС Live Лето! Like FM дарит билеты

Олеся Шергина из Екатеринбурга взошла на Эльбрус: история смелости, вдохновения и преодоления девушки с протезом

Сергей Собянин. Главное за день


Сотрудники ДПС за неделю остановили в Москве 79 пьяных водителей

Прокуратура опубликовала видео массового ДТП на МКАД в Москве

В Москве росгвардейцы задержали курьера, подозреваемого в краже техники

В Подмосковье на видео сняли, как мужчины пытались перевернуть авто после ДТП


Путин утвердил закон о бесплатной правовой поддержке для сирот

Трамп встречает Иванку, Не Москва, 1987

Народный депутат призвал к действиям после встречи Путина с Лукашенко

Кремль заявил, что Путин никогда не обращается за официальным отпуском


NYT сообщает, что ЕК не сохранила переписку фон дер Ляйен с руководством Pfizer




Врач-косметолог Зухра Балакеримова: какие косметологические процедуры стоит сделать именно летом

Олеся Шергина из Екатеринбурга взошла на Эльбрус: история смелости, вдохновения и преодоления девушки с протезом

Пластический хирург Софья Абдулаева: как используют собственный жир для омоложения лица

В столичном главке Росгвардии оттачивают навыки тактической медицины на инструкторско-медицинских сборах


Активист, сравнивший Зеленского с псиной, пойдёт под суд

Президент Польши Навроцкий потребовал от Зеленского изменить историческую политику Киева

Путин: если Киев считает, что сейчас не время для переговоров, Москва готова ждать

«Хромая утка» Зеленский с ужасом ждет «майдана вдов» и бунта военных – нардеп Рады


Филиалы Школы спорта Кости Цзю могут появиться в Амурской области

В Москве встретили фехтовальщиц сборной РФ, вернувшихся с чемпионата мира

«С «Балтикой» не было осечки — просто старт сезона всегда тяжелый»

Арбитражная бригада Чистякова будет судить игру «Зенит» — ЦСКА в РФПЛ


Лукашенко указал на прочность отношений Москвы и Минска

Путин и Лукашенко встретятся для переговоров на Валааме

Лукашенко заявил о готовности к переговорам с ЕС по мигрантам

Путин и Лукашенко соберутся на неформальные переговоры



Еще немного. Мэр Собянин запустил проходку тоннеля от «Липовой рощи»

Собянин: 23 ученика столичных 5–7-х классов стали победителями «Большой перемены»

Собянин открыл обновленную пешеходную набережную в музее-заповеднике «Коломенское»

Собянин: 220 тыс. семей переезжают в новые дома по программе реновации Москвы


Климатологи прогнозируют изменение климата в Москве в сторону субтропиков

Московские студенты помогли обустроить экотропу в Катунском заповеднике

В России за сутки ликвидировано 66 лесных пожаров

Жители Первомайского района «одобрили» строительство мусорного завода, хотя власти все еще в «раздумьях»


Фестиваль российского кино проходит на Кубе

В Карелии учреждена Координационная комиссия по оказанию поддержки защитникам Отечества

Удача онлайн: как электронный лотерейный билет от «Столото» помог массажисту из Пензы стать еще и инвестором

АКСИОМА ВЫСШЕЙ АКАДЕМИИ: ВСЁ УПОРЯДЧЕННОЕ УПОРЯДОЧЕНО. КЕМ? ПРОГРАММНЫЕ ИНТЕЛЛЕКТЫ ДАВНО УПРАВЛЯЮТ ВСЕМИ ЦИВИЛИЗАЦИЯМИ! Россия, США, Европа могут улучшить отношения и здоровье общества!


В администрации Нарьян-Мара обнаружены следы коррупции

В администрации муниципального образования «Городской округ «Город Нарьян-Мар» выявлены нарушения законодательства о противодействии коррупции

В Красногорске дали старт строительству тоннеля от будущей станции метро «Липовая роща»

Заболевание клещевым энцефалитом в Подмосковье: 10,5 тыс. случаев укусов


Как выбрать надежного застройщика: советы покупателям

Правительство РФ планирует приватизировать известные ликеро-водочные заводы

Изменилось время перекрытия трассы Симферополь – Красноперекопск

Пожар в Инкермане полностью ликвидирован - МЧС


Эксперт Житнухин выделил основные недостатки Mazda CX-5 первого поколения

Переезд госкорпораций из Москвы: новый шаг для развития регионов

Ефремов отказался от трехкомнатной квартиры в Москве и оформил дарственную на семью, которая 19 лет ухаживала за его дядей

В Сумской области ликвидирована штурмовая рота «Айдара»*












Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Карен Хачанов

Хачанов рассказал, как теннисисты относятся к выходкам Бублика






АКСИОМА ВЫСШЕЙ АКАДЕМИИ: ВСЁ УПОРЯДЧЕННОЕ УПОРЯДОЧЕНО. КЕМ? ПРОГРАММНЫЕ ИНТЕЛЛЕКТЫ ДАВНО УПРАВЛЯЮТ ВСЕМИ ЦИВИЛИЗАЦИЯМИ! Россия, США, Европа могут улучшить отношения и здоровье общества!

Михаил Шеремет: Заявление Патрушева:. Запад готов идти на теракты — начались поэтапные провокации на различных участках Трансарктического транспортного коридора, заявил глава Морской коллегии РФ Николай Патрушев

У ЦСКА будет свой Лусиано. «Армейцы» в Аргентине нашли замену Келлвену

Переезд госкорпораций из Москвы: новый шаг для развития регионов