Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30

Al-Sharaa: Po negociojmë me Izraelin për një marrëveshje të sigurisë

0

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka konfirmuar se po mbahen negociata që kanë për synim arritjen e një marrëveshjeje të sigurisë mes shtetit të tij dhe Izraelit.

Izraeli vazhdimisht ka kryer sulme në Sirinë e shkatërruar nga lufta që kur u rrëzua nga pushteti sundimtari sirian, Bashar al-Assad dhjetorin e vitit të kaluar.

Izraeli dhe Siria, që zyrtarisht janë në luftë që nga viti 1948, arritën një pakt për ndaljen e armiqësive më 1974.

Marrëveshje, që u ndërmjetësua pas luftës së vitit 1973, krijoi një zonë të sigurt në Lartësitë e Golanit nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara për të ndarë forcat izraelite dhe siriane.

“Izraeli konsideron se me rënien e regjimit, Siria është tërhequr nga marrëveshja e vitit 1974 edhe pse Siria që nga momenti i parë ka treguar përkushtimin ndaj paktit”, tha al-Sharaa në një intervistë televizive.

“Aktualisht po zhvillohen negociata për një marrëveshje të sigurisë në mënyrë që Izraeli të kthehet në pozicionit e tij para 8 dhjetorit”, tha ai për televizionin shtetëror sirian al-Ekhbariya, duke iu referuar ditës kur al-Assad u rrëzua nga pushteti.

“Negociatat nuk kanë përfunduar ende”, shtoi al-Sharaa i cili mori pushtetin pas rrëzimit të Assadit.

Muajin e kaluar, Izraeli dhe Siria mbajtën bisedime të drejtpërdrejta nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Lartësitë e Golanit, të okupuara nga Izraeli më 1967 dhe të aneksuara më 1981, janë pika kryesore kontestuese. Aneksimi izraelit i Lartësive të Golanit nuk njihet ndërkombëtarisht.

Izraeli ka dislokuar trupa shtesë në këtë zonë pas rënies së al-Assadit dhe që atëherë ka intensifikuar sulmet ajrore në Siri, duke thënë se po synon që armët e Sirisë të mos bien në duart e ekstremistëve.

Izraeli po ashtu ka bombarduar në jug të Sirisë dhe në kryeqytet, Damask, me qëllim që, siç ka thënë, mbrojtjen e minoritetit druze, pas dhunës vdekjeprurëse që shpërtheu në provincën siriane të Suveidës, një bastion i minoritetit fetar druze.

Druzët janë minoritet i vogël por me ndikim në Siri, Izrael dhe Liban, të cilët ndjekin një fe, e cila sipas tyre është degë e Islamit.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса