Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2026
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28

Specialja liron Shalën, Smakën dhe Fazliun

0

Dhomat e Specializuara njoftuan se kanë liruar Haxhi Shalën, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, nën kushte të caktuara.

Përmes njoftimeve të ndara, Dhomat e Specializuara thanë se ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala, u lirua pasi kryetarja e Dhomave, Ekaterina Trendafilova modifikoi dënimin e tij.

“Këto kushte do të vazhdojnë të zbatohen për pjesën e mbetur të nga tre vjetët e dënimit të Shalës", u tha në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, që njihen edhe si Gjykata Speciale, ku u shtua se Shala u kthye në Kosovë më 10 shkurt.

Familjarë të tij kanë publikuar fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet Shala në Kosovë.

Modifikimi i vendimit vjen pasi në dhjetor të vitit të kaluar, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, kishte hedhur poshtë kërkesën e Shalës për ulje të dënimit.

Sipas njoftimit të 10 shkurtit, Trendafilova tha se Shala ka treguar disa shenja të rehabilitimit dhe i kishte dërguar një letër, “në të cilën shprehte keqardhje ndaj të gjithë atyre që mund të kishin pësuar dëm si pasojë e veprimeve të tij”.

“Kryetarja gjykoi se, ndonëse veprat penale për të cilat ai u shpall fajtor janë të rënda, Shala e kishte shkruar letrën me nismën e vet dhe pa ndihmë ligjore, pas një periudhe reflektimi. Ajo konstatoi se letra e tij ishte shenjë e distancimit të sinqertë nga veprat penale për të cilat u shpall fajtor”, tha Gjykata Speciale.

Sipas ligjeve, kur një person vuan dy të tretat e dënimit ai ka të drejtë të kërkojë t’i ulet apo modifikohet vendimi “por vetëm nëse plotëson kriteret” për një gjë të tillë, tha Specialja.

Shala është dënuar me tre vjet burgim shkurtin e vitit 2025, pasi paraprakisht pranoi fajësinë për pengim të drejtësisë.

Shala kishte qëndruar në burgun në Hagë që nga 11 dhjetori i vitit 2023. Ai u dënua së bashku me dy të tjerë, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, ndaj të cilëve prokurorët e Gjykatës Speciale kishin aktakuzë për pengim të drejtësisë.

Bahtijari dhe Januzi u dënuan me nga dy vjet burgim.

Që të tre kishin arritur marrëveshje me prokurorët për pranimin e fajësisë.

Çfarë thuhej në aktakuzën për Shalën, Januzin e Bahtijarin?Në aktakuzën e konfirmuar për tre të akuzuarit më 10 korrik të vitit 2023, thuhej se në periudhën midis 5 dhe 12 prillit 2023 Haxhi Shala, bashkë me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, kontaktuan një dëshmitar.

Më saktësisht, sipas aktakuzës, Ismet Bahtijari i bëri një vizitë dëshmitarit në shtëpinë e tij më 5 prill ndërsa Sabit Jonuzi bëri një vizitë më 12 prill.

Në aktakuzë po ashtu u tha se dëshmitarit iu kërkua tërheqja e dëshmisë dhe iu ofruan benefite në këmbim.

Vepra në grup, sipas Prokurorisë së Specializuar, u krye nën direktivën e Haxhi Shalës.

Lirimi i Smakës dhe FazliutNdërkaq, në njoftimin e ndarë për Smakajn dhe Fazliun, Gjykata Speciale tha se ata u liruan me kusht. Ata akuzohen për pengim të drejtësisë dhe bëjnë pjesë në një aktakuzë të përbashkët me Hashim Thaçin, Hajredin Kuçin dhe Isni Kilaj.

“Në vendimet e tij të 3 shkurtit 2026, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Smakajt dhe Fazliut në dhjetor 2025 dhe se mbajtja e tyre në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme apo proporcionale. Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ende ekzistonte njëfarë rreziku që, në qoftë se lirohen, si Smakaj ashtu edhe Fazliumund të pengojnë ecurinë e procesit, ai arriti në përfundimin se e drejta themelore e tyre për liri peshon më shumë se këto rreziqe”, u tha në njoftim.

Gjykata tha se një arsye e lirimit të tyre është se nëse do llogaritej koha e kaluar në paraburgim e të dyve, atëherë kjo kohë tejkalon “dënimin minimal që do të merrnin sipas ligjit në qoftë se do të shpalleshin fajtorë”.

Gjykatësi mori parasysh gjithashtu se faza e paraqitjes së provave në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit tashmë ka përfunduar dhe se nuk ka gjasa që ndonjë veprim i mundshëm pengimi i tentuar nga z. Smakaj ose z. Fazliu të mos zbulohet”, u tha në njoftim.

Specialja tha se nuk ka rrezik që Fazliu dhe Smakaj të arratisen, pasi kanë ofruar dorëzani dhe do të humbnin këtë shumë financiare nëse do të arratiseshin.

Sipas Gjykatës, si dorëzani Smakaj ka ofruar 50.000 euro, prej të cilave 20.000 do të ofrohen nga familja e tij dhe për pjesën tjetër, gjykata e ka redaktuar në njoftimin e saj.

Ndërkaq, Fazliu ka ofruar 40.000 euro si garanci financiare si parakusht për lirimin e tij.

Megjithatë, të dy mbeten të akuzuar për pengim të drejtësisë – gjykimi ndaj të cilëve do të nisë më vonë gjatë shkurtit – dhe lirimi është bërë nën një sërë kushtesh.

Për çfarë akuzohen Thaçi, Kilaj, Smakaj Fazliu dhe Kuçi?Aktakuza e re kundër Thaçit dhe katër personave të tjerë, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut – u konfirmua më 29 nëntor, ndërsa u bë publike më 7 dhjetor.

Thaçi – i cili është duke u gjykuar nga kjo gjykatë në një rast të ndarë kundër ish-eprorëve të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – akuzohet se bashkërendoi “tri grupe të veçanta” së bashku me Smakajn, Kilajn, Kuçin dhe Fazliun për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të prokurorisë në rastin kundër tij dhe të tjerëve për krime lufte.

“Së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, z. Thaçi u dha zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë”, thuhet në aktakuzë.

Në aktakuzën e re, Thaçi ngarkohet me tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса