Pavarësisht masave të ndërmarra nga autoritetet në Kosovë për t'i mbajtur nën kontroll çmimet e naftës, në disa pompa të benzinës është vërejtur rritje e çmimeve të tyre. Kjo rritje është rezultat i luftës në Lindje të Mesme dhe me këtë problem po përballet e gjithë bota. Radio Evropa e Lirë (REL) vizitoi disa pompa të benzinës, dhe sipas krahasimit me 3 marsin, çmimet janë rritur për disa centë. REL-i i ka vizituar edhe më 9 mars të njëjtat pompa benzine, dhe rritja ka qenë evidente.