Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Январь
2023

Shkelje në SHSKUK: Personeli nuk bën kontrolle sistematike shëndetësore

0
Shkelje në SHSKUK: Personeli nuk bën kontrolle sistematike shëndetësore

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me vite, nuk janë bërë kontrolle sistematike të stafit, edhe pse ato parashihen me ligj.

Inspektorati i Punës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, ka konstatuar në një vendim të 11 janarit - të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë - se mungesa e tyre përbën shkelje ligjore.

Për rrjedhojë, ky inspektorat e ka gjobitur me 1.000 euro Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, nën përgjegjësinë e të cilit funksionon QKUK-ja.

Duke vepruar në bazë të një kërkese të Odës së Mjekëve të Kosovës, Inspektorati i ka kërkuar SHSKUK-së që t’i eliminojë parregullsitë dhe t’i dërgojë të gjithë të punësuarit në kontroll mjekësor.

Sipas mjekëve të mjekësisë së punës, kontrolli sistematik mjekësor përfshin: tensionin e gjakut, frekuencën e frymëmarrjes, pulsin, nivelin e oksigjenit në gjak, peshën, gjatësinë, ekzaminimet fizike, analizat laboratorike, raportet e shëndetit mendor psikiatrik dhe disa analiza të tjera.

Në Odën e Mjekëve të Kosovës konfirmojnë se në QKUK nuk janë bërë kontrolle sistematike të punonjësve.

“Së paku qe pesë vjet nuk ka pasur kontrolle sistematike”, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i kësaj ode, Pleurat Sejdiu.

Dhe mungesa e tyre, siç duket, mund të bartë pasoja.

Sipas disa mjekëve të QKUK-së, me të cilët ka biseduar REL, janë së paku dhjetë punonjës në këtë institucion - përfshirë mjekë dhe staf të mesëm - që kanë gjendje të rënduar psikike dhe ushtrojnë detyrat e tyre.

Ata thonë se në mesin e tyre ka të tillë që hyjnë edhe në salla të operacioneve dhe kryejnë intervenime kirurgjikale.

Mjekë nga Klinika e Psikiatrisë në QKUK konfirmojnë se ekzistojnë dokumente brenda këtij institucioni, të cilat vërtetojnë se nga vizitat mjekësore të disa punonjësve, ata kanë gjendje të rënduar psikike, përfshirë deluzione, apo besime të rreme.

Me gjithë interesimin e REL-it, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, nuk e komentoi këtë çështje. Ngjashëm, as Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Por, sipas një raporti që siguroi Radio Evropa e Lirë nga QKUK-ja, një mjek me gjendje të rënduar psikike - identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë - brenda dy vjetësh, ka kryer në klinikën ku punon 15 operacione dhe mbi 300 vizita ambulatore, ndërsa ka bërë rreth 20 pranime.

Udhëheqës të Klinikës së Kirurgjisë thonë për REL-in se janë në dijeni për raste të tilla, por nuk duan të flasin hapur, pasi, sipas tyre, “nuk ka ndonjë dokument” që dëshmon se ato[raste]  “kanë ndonjë diagnozë të rëndë”.

Sipas disa mjekëve që folën për REL-in, në klinika të caktuara të QKUK-së ka edhe infermierë që kanë gjendje të rënduar psikike e që ofrojnë shërbime për pacientët.

Së paku nga një rast i tillë, sipas tyre, ekziston në Klinikën e Radiologjisë, Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, Klinikën e Psikiatrisë, Klinikën e Anesteziologjisë, por edhe në të tjera.

Oda e Mjekëve të Kosovës konfirmon për REL-in se në QKUK ka raste kur mjekët kanë diagnoza të sëmundjeve psikike dhe vazhdojnë të jenë në punë.

“Ne kemi të dhëna për të paktën dy raste. Ne jemi në dijeni se, duke marrë parasysh presionin që kanë mjekët, mund të ndodhin probleme të tilla, por ato raste nuk duhet stigmatizuar. Ne, po ashtu, kemi kërkuar nga institucionet përkatëse informacione që na kanë konfirmuar”, tha kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

Kjo situatë, sipas tij, është pasojë e mosrespektimit të rregulloreve dhe të Ligjit të punës. Sejdiu përmend në mënyrë specifike mungesën e kontrolleve sistematike.

“Punëdhënësit dhe jo vetëm duhet të merren me këto raste dhe të gjejnë zgjidhje, sepse mendoj se janë çështje që menaxhohen dhe janë në të mirën e punëtorit shëndetësor dhe të atyre që marrin shërbime nga mjekët. Është koha që të fillohet me kontrolle sistematike në shëndetësi, sikurse kudo në botë”, thotë Sejdiu.

Çfarë thotë ligji?

Në Ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë thuhet se “punëdhënësi është i detyruar që, para se ta caktojë të punësuarin në vend të punës me kushte të veçanta, ta dërgojë atë për kontroll mjekësor, që të konstatojë aftësitë e tij shëndetësore, fizike dhe psikike, për kryerjen e punëve në atë vend të punës”.

Sipas ligjit, punëdhënësi është i detyruar që t’iu sigurojë të punësuarve kontrollime mjekësore në institucione shëndetësore - të licencuara për shërbime nga mjekësia e punës - së paku një herë në tre vjet.

Po sipas ligjit, në institute të posaçme, ku të punësuarit përdorin apo i ekspozohen rrezatimit jonizues, kontrollet duhet të bëhen çdo gjashtë muaj.

“Vizita e fundit sistematike në spitalin tonë është bërë në nëntor të vitit 2016”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Arsim Emini.

“Unë nuk jam kompetent të them [nëse ka personel mjekësor me gjendje të rënduar psikike]... Këtë do të duhej ta thoshte një komision i përbërë nga psikiatrit. Mirëpo, unë besoj se ka. Unë kam dyshime se ka të tillë edhe ata do të ishte dashur të trajtohen dhe ka një pjesë që trajtohen”, thotë Emini.

Rastet me gjendje të rënduar psikike “nuk raportohen”

Përparim Berisha, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, konfirmoi për REL-in se në QKUK ka staf - mjekë dhe infermierë - që kanë gjendje të rënduar psikike dhe ofrojnë shërbime.

“Zakonisht, ato raste që i dimë, kanë sëmundje të rënda kronike psikike, por edhe sëmundje të tjera, siç është kanceri e lloj-lloj të tjerash... Si punonjës, ata nuk janë të përshtatshëm për atë punë dhe vendin ku punojnë”, deklaroi Berisha.

Ai tha se rastet e tilla, deri më tani, nuk janë raportuar në ndonjë institucion që merret me këtë çështje, ani pse disa nga to, shtoi ai, kontrollohen në QKUK.

“Nuk e di përse nuk raportohen këto raste. Ka mundësi që nuk raportohen për shkak të stigmës, edhe pse unë mendoj se është gabim, se është dashur të raportohen këto raste. Nuk është mirë të pritet që dikush të na e japë sinjalin me një gabim, e pastaj të reagohet. Unë mendoj se mekanizmat përkatës, Ministria [e Shëndetësisë], duhet të formojnë një komision, të merren urgjentisht me këto raste dhe personave të caktuar, t’iu përcaktohet një vend tjetër i punës”, u shpreh Berisha.

Sipas disa mjekëve, mosraportimi i këtyre rasteve ndodh sepse brenda QKUK-së “nuk funksionojnë hallkat institucionale”.

“Secili duhet të jetë ai/ajo që i adreson rastet e tilla. Nuk ka asnjë drejtor në klinika që nuk di për personelin e vet, për çrregullimet potenciale”, tha një mjek psikiatër për REL-in.

Mimoza Shahini, psikiatre për fëmijë që punon në QKUK, tha për Radion Evropa e Lirë se kur i punësuari është në fazë akute të ndonjë çrregullimi të rëndë mendor, ai nuk mund ta ushtrojë profesionin e tij.

“Një punonjës mund të paraqesë problem kur ka probleme serioze të shëndetit mendor, të cilat e bëjnë të pamundur kryerjen e punës, ose kryerjen e punës siç duhet. Gjithashtu, kur nuk mund të ketë marrëdhënie stabile me ekipin në të cilin punon, si pasojë e problemit të shëndetit të mendjes...”, vlerësoi Shahini.

Sipas saj, raportimi i problemeve të shëndetit mendor është në vullnetin e të punësuarit, pasi informimi i punëdhënësit, tha ajo, nuk është i obligueshëm.

“Sëmundjet mendore të diagnostikuara janë pjesë e të dhënave mjekësore të një personi dhe, si të tilla, mbrohen me ligj. Punëdhënësit mund të rrezikojnë të humbasin punën e tyre nëse ekspozojnë ndonjë informacion pa pëlqimin e personit”, sqaroi Shahini.

Lule Alidema, psikologe klinike në Kosovë, tha se “nuk ka shpjegim e as arsyetim të asnjë lloji” që nëse një person vuan nga shqetësimet psikike, të punojë në një klinikë të caktuar.

Sipas saj, situata bëhet më e rëndë nëse personi me çrregullime psikike ka qasje në klinikat kirurgjikale.

“Patjetër që është me rrezik për pacientin, sepse bëhet fjalë për klinika. Pacienti drejtohet atje që të ndihmohet nga profesionistë që janë të përgatitur, kanë zgjedhur, janë betuar dhe thirren për të ndihmuar, shëruar dhe shpëtuar jetë, e jo të rrezikojnë jetë”, tha Alidema.

“Fatkeqësia më e madhe e çrregullimeve psikike është se ato mund të modifikohen nga vetë personi që i ka, apo edhe mund të jenë vështirë të dallueshme nga vetë personi me çrregullime psikike dhe si të tilla adaptohen... Ndryshimet e mundshme ia referojnë lodhjes, orarit të gjatë, edhe punës gjatë natës, ngarkesave në punë etj.”, shtoi Alidema.

Dyndje pacientësh nga të gjitha anët e Kosovës dhe lista të gjata të pritjes, REL ka parë pothuajse në çdo klinikë të QKUK-së.

Të dhënat e fundit të SHSKUK-së janë për vitin 2021 dhe ato tregojnë se gjatë kësaj periudhe, në kuadër të SHSKUK-së janë ofruar 6.5 milionë shërbime.

REL, më herët, ka raportuar edhe për mungesë mjekësh në disa klinika dhe, për rrjedhojë, orare të zgjatura të punës dhe kujdestari të shtuara gjatë natës.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova në periudhën 2018-2021.

Lidhur me raportet se disa mjekë punojnë me gjendje të rënduar psikike, REL ka pyetur edhe Bordin e drejtorëve të SHSKUK-së, por, deri në publikim e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje. Përgjigje nuk kanë kthyer as nga Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Inspektorati shëndetësor atje.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus



Состоялась церемония вручения премии Men Today Trends

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Родители 240,5 тыс. детей в Московской области получают единое пособие

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: В Московском регионе более 62 тысяч семей распорядились материнским капиталом через банки

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Более 12 тысяч жителей Москвы и Московской области получают повышенную пенсию за работу в сельском хозяйстве


Витаводород — живая мыслящая материя, основа жизни на Земле

Главный врач клиники микрохирургии глаза АйМед Элина Санторо: как защитить зрение при просмотре ТВ

Самой популярной солнцезащитной оптикой в Махачкале стали очки бренда Polaroid

Регистрация на Международную выставку FASHION STYLE RUSSIA ОТКРЫТА!


Commentator’s curse strikes immediately as LIV golf hothead Tyrrell Hatton swears live on TV after losing it at the WIND

‘I’ll have to talk to my agent’ says Harry Kane as England star offered transfer from Bayern during press conference

Mets survive late barrage to beat Yankees in Subway Series opener

Rashan Gary Showed No Concern When Asked About Caleb Williams


Как повысить эффективность бизнеса: 8 причин сотрудничать с крупным грузоперевозчиком

Дагестан. Террасы.

Портативный сканер штрих-кодов Heroje H133U на базе CMOS-матрицы

Портативный ТСД корпоративного класса Saotron RT-T70


Прохождение элитного подземелья «Лесной алтарь» в Tarisland

The latest friendship-ruining co-op game on Steam is a punishing platformer where you're chained to your pals, and it's about to crack 100,000 concurrent players

Dustborn let me smash fascists and flirt with my situationship on a road trip across America

'Maybe this new Stardew Valley-like game is pretty good' I said to myself after blearily noticing I'd played it until 2 in the morning


Робота водієм у Таксі 571 (Київ)


Витаводород — живая мыслящая материя, основа жизни на Земле

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Родители 240,5 тыс. детей в Московской области получают единое пособие

Московский игрок рынка напитков баблти приходит в Новосибирск

Состоялась церемония вручения премии Men Today Trends




Вебкам-студия MONTANA в Санкт-Петербурге

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Родители 240,5 тыс. детей в Московской области получают единое пособие

Источник 360.ru: башенный кран начал раскачиваться над проезжей частью в Москве

В Москве заменят системы отопления в 812 многоквартирных домах


Водители начали получать штрафы за непристёгнутый ремень в Рязани

TotalEnergies будет разрабатывать блок STP02 на шельфе Сан-Томе и Принсипи

«Зеленые» инициативы: подведены итоги Программы «Лучшие ESG проекты России»

Театр имени Бестужева завершил 95-й юбилейный сезон


«Недальновидное решение». На «Беларусь 1» раскритиковали отказ Арины Соболенко от Олимпиады

Анна Калинская впервые вошла в топ‑20 рейтинга WTA

Россиянка Эрика Андреева вышла в финал квалификации Уимблдона

Появились новости о здоровье Елены Рыбакиной перед турниром в Англии


«Зеленые» инициативы: подведены итоги Программы «Лучшие ESG проекты России»

"Святой Ленин" передаёт сверх важные данные, способные спасти миллиарды жизней людей, животных и... инопланетян, хороших по существу.

МФК «Лайм-Займ» опубликовала социальный годовой отчет за 2023 год

Водители начали получать штрафы за непристёгнутый ремень в Рязани


Музыкальные новости

Легенда вне времени Жанна Агузарова и легенда поп-музыки Жанна Фриске:самое интересное с Премии МУЗ-ТВ 2024

Пианист Березовский даст пять концертов в рамках фестиваля «Безумные дни»

10-летняя дочь Тимати снимется в одном сериале с Павлом Деревянко

Компромат на Киркорова: стало известно, за что Успенская угрожает Джугелии



Состоялась церемония вручения премии Men Today Trends

Витаводород — живая мыслящая материя, основа жизни на Земле

Московский игрок рынка напитков баблти приходит в Новосибирск

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Родители 240,5 тыс. детей в Московской области получают единое пособие


Президент Конго Сассу-Нгессо прибыл в Москву на переговоры с Путиным

Сергей Лёвкин: в Градостроительном комплексе открыли набор на целевое обучение

Сборная СЛД «Чита» одержала победу над командой Камеруна в товарищеском матче по футболу

Путешествуй с “Фанагорией” в небе и по земле!


В Москве пройдет 19-я выставка «Интеравто»

Более 12 млн раз проехали автомобилисты по платной трассе М-12 Восток

Движение ограничат на ряде улиц Москвы в связи с проведением выпускных

Источник 360.ru: башенный кран начал раскачиваться над проезжей частью в Москве


Андрей Воробьев отметил важность возвращения иконы Рублева в лавру

Американский MQ-9 Reaper чуть не столкнулся с Су-34 ВКС России – обсуждаем, пытались ли США «вернуть должок»

Путин встретится в Москве с лидером Республики Конго Сассу-Нгессо

Вспотели все. ВМФ России стоял у Флориды, когда Москва предлагала мир Западу





Главный врач клиники микрохирургии глаза АйМед Элина Санторо: как защитить зрение при просмотре ТВ

Стоматолог Татьяна Сумцова: когда стоит задуматься об установке брекетов

Балашихинская больница стала лучшей в регионе по направлению трансфузиологии

Бизнес с зубами: Росздравнадзор одобрил томский материал для коронок


"Запад до последнего будет закрывать глаза на зверства режима Зеленского": Мария Захарова ответила Киеву после атаки на Севастополь


На причалах Москвы пройдут тренировки проекта «Спортивные выходные»

В Москве пройдет групповая шоссейная велогонка Cyclingrace Столица. Старт состоится 6 июля

Детская зона «ЯРКО» – на Летней Спартакиаде «Газпром-Медиа Холдинга»

В Димитровграде проводят чемпионат России по парусному спорту в классе «микро»




Собянин: Уровень безработицы в Москве будет снижен до 1,2 процента к 2030 году

Собянин рассказал, каким будет летний сезон волонтерского проекта «Время добра»

Собянин рассказал о масштабной программе празднования Дня молодежи в Москве

Мэр: 29 и 30 июня в Москве пройдет масштабное празднование Дня молодежи


Математики СФТУ разработали методику борьбы с ураганами

Собянин: уровень безработицы в Москве будет снижен до 1,2% к 2030 году

Землевладельцев Щелкова предостерегли от нарушений правил обращения с отходами

Единение с природой, спорт и прогулки: Москвичам рассказали, чем можно заняться в уникальном парке "Яуза"


Театр имени Бестужева завершил 95-й юбилейный сезон

В Московской области сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в краже для дальнейшей продажи

"Святой Ленин" передаёт сверх важные данные, способные спасти миллиарды жизней людей, животных и... инопланетян, хороших по существу.

«Зеленые» инициативы: подведены итоги Программы «Лучшие ESG проекты России»


Портативный ТСД корпоративного класса Saotron RT-T70

Архангельская область войдет в федеральный историко-культурный туристический проект «Императорский маршрут»

Спортсмены из Архангельской области взяли серебро и бронзу на чемпионате России по пулевой стрельбе

В Димитровграде проводят чемпионат России по парусному спорту в классе «микро»


В Симферополе пройдут антитеррористические учения

В Симферополе предупредили об антитеррористических учениях

Семья из Симферополя отправилась в колонию за мошенничество

Агент СБУ засел в МВД Крыма: Источник сообщил о поимке майора-шпиона


В Московской области сотрудники Росгвардии задержали подозреваемого в краже для дальнейшей продажи

В подмосковном ЖК «Томилино парк» введены в эксплуатацию два новых корпуса

Театр имени Бестужева завершил 95-й юбилейный сезон

«Зеленые» инициативы: подведены итоги Программы «Лучшие ESG проекты России»












Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Дарья Касаткина

Дарья Касаткина с уверенной победы стартовала на травяном турнире в Истбурне






«Зеленые» инициативы: подведены итоги Программы «Лучшие ESG проекты России»

Движение перекроют у стадиона «Лужники» 29 июня в связи с проведением концерта

"Святой Ленин" передаёт сверх важные данные, способные спасти миллиарды жизней людей, животных и... инопланетян, хороших по существу.

МФК «Лайм-Займ» опубликовала социальный годовой отчет за 2023 год