Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Декабрь
2024

Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjes në Gjermani

0
Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes në qytetin gjerman Magdeburg, është rritur në pesë të shtunën, njoftoi guvernatori i landit.


Guvernatori i landit të Saksoni-Anhaltit, Reiner Haseloff, tha se mbi 200 njerëz të tjerë janë lënduar, shumë prej tyre rëndë, kur një burrë saudit i shkeli qëllimshëm njerëzit me veturën e tij BMW në tregun e Krishtlindjes të premten mbrëma.


Burri saudit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për t’u marrë në pyetje, si i dyshuar për shtypjen e njerëzve për këtë sulm.


Të premten, zyrtarët njoftuan fillimisht për të paktën dy njerëz të vrarë dhe paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritej.


Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se gati 40 nga të lënduarit "janë në gjendje aq të rëndë saqë ne duhet të shqetësohemi shumë për ta".


Gazeta gjermane Bild raportoi se 41 njerëz u lënduan rëndë, 86 janë duke u mjekuar për lëndime të rënda dhe 78 të tjerë pësuan lëndime të lehta.




Autoritetet gjermane po e hetojnë një mjek saudit, 50-vjeçar, i cili ka jetuar në Gjermani për gati dy dekada, si të dyshuar për shkeljen e njerëzve me veturë në këtë treg.


Policia e bastisi banesën e tij gjatë natës.


Nuk është e qartë se cilat kanë qenë motivet e tij dhe policia ende nuk e ka emëruar zyrtarisht të dyshuarin.


Por, mediat gjermane e kanë identifikuar atë si Taleb A.


Një burim saudit i tha Reuters se Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai kishte postuar qëndrime ekstremiste në llogarinë e tij personale në X, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë.


Der Spiegel raportoi se i dyshuari kishte shprehur simpati për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Gazeta nuk e specifikoi burimin e informacionit.


Gazeta FAZ e Gjermanisë raportoi se e kishte intervistuar të dyshuarin në vitin 2019, duke e përshkruar atë si një aktivist kundër islamit.


"Njerëzit si unë, që kanë një të kaluar islame, por nuk janë më besimtarë, nuk përballen as me mirëkuptim e as me tolerancë nga myslimanët këtu", citohet të ketë thënë ai.


"Unë jam kritiku më i madh i islamit në histori. Nëse nuk më besoni, pyesni arabët", kishte thënë ai.


Kancelari gjerman Olaf Scholz e vizitoi Magdeburgun të shtunën paradite.


Socialdemokratët e tij kanë ngelur mbrapa AfD-së dhe opozitës konservatore, e cila prin, në sondazhe para zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit.


AfD-ja i ka udhëhequr thirrjet për luftimin e imigracionit në vend.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Теннисистка Потапова стремится в топ-20 мирового рейтинга WTA в 2024 году






Аэропорт Пулково восстановил работу после повторного закрытия

Завершена реставрация фасадов клуба фабрики «Свобода»

Делегация Словакии во главе с вице-спикером парламента прибыла в Москву

Кого владимирцы хотят видеть своим начальником?