Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Декабрь
2024

Arrestohet pronari i kompanisë Ritron Kopi në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

0
Pronari i kompanisë nga Kumanova Ritron Kopi, Artan Ajruli, është arrestuar si pjesë e një hetimi që autoritetet në Maqedoninë e Veriut janë duke e kryer në rastin e Lotarisë Shtetërore, mëson Radio Evropa e Lirë (REL).


Ajruli u arrestua në lidhje me tenderët e pranuar për blerjen e televizorëve për shoqërinë aksionare shtetërore.


REL-i më 17 dhjetor raportoi se numërimi i pajisjeve të blera është bërë me kërkesë të Policisë Financiare, e cila po heton tenderët për blerjen e televizorëve të dimensioneve të ndryshme nga kompania Ritron Kopi në pronësi të Ajrulit.




Policia financiare ka kontrolluar dërgesat nga kompania e Kumanovës për numrin e televizorëve të dorëzuar dhe nëse ata janë të markave të njëjta për të cilat janë lidhur kontratat.


Katër muaj më parë, hetuesit kontrolluan edhe tenderët e tjerë të Lotarisë Shtetërore për marketing dhe promovim që lidhen me këtë kompani.


Vitin e kaluar, REL-i raportoi se tenderin prej rreth 205 mijë eurosh e fitoi kompania AP Solutions, pronari dhe menaxheri i së cilës, Flamur Nevzatovski, ishte i punësuar në Ritron Kopi. Kjo kompani, në fakt, ishte konkurrenti i vetëm në tender.


Asokohe 19-vjeçari Nevzatovski nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për njohuritë e tij në tregti dhe aplikimin për tenderë duke marrë parasysh moshën e tij, nga do t'i marrë terminalet e Lotarisë dhe nëse ai ishte ndoshta pronar fiktiv i AP Solutions.


Të dhënat publike për kompaninë Retron Kopi në Facebook më pas zbuluan edhe fotografi të vitit 2016 të Artan Ajrulit dhe Përparim Bajramit, i cili në atë kohë nuk kishte asnjë pozitë në Lotarinë Shtetërore.


Nga analiza e tenderëve, megjithatë, rezultoi se nga janari i vitit 2022, periudhë kur Përparim Bajrami mori postin e drejtorit të përgjithshëm të Lotarisë Shtetërore, fituese e tenderëve u shfaq kompania Ritron Kopi në bashkëshoqëri aksionare.




Bajrami dhe ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, kërkohen me fletarrestime ndërkombëtare nga autoritetet vendore si të dyshuar për “përvetësim të pasurisë së paligjshme” nga Lotaria Shtetërore.


Byroja e Prokurimit Publik bën me dije se Lotaria Shtetërore ka lidhur gjashtë kontrata me këtë kompani për blerjen e televizorëve, pajisjeve kompjuterike dhe komunikuese, aparateve multifunksionale dhe stacioneve grafike të vizatimit televiziv.


Kontratat u lidhën në periudhën nga qershori 2022 deri në mes të tetorit 2023. Vlera e tyre ishte 365.252 euro.


Pas largimit të Përparim Bajramit nga pozita drejtuese, Lotaria Shtetërore i ndërpreu kontratat kornizë dhe nuk i shfrytëzon më shërbimet e tyre.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Медведев отреагировал на слова Циципаса о том, что его вымотала интенсивность ATP-тура






Псковский театр драмы возобновит показ спектаклей с 20 января

Еще шесть поездов «Иволга 4.0» вышло на МЦД-4

Утиная охота: новый сезон

С 23 января по 9 февраля в Москве пройдет выставка-форум «Уникальная Россия»