Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Январь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Shqipëria i ofron kujdes kritik mjekësor një fëmije nga Gaza

0
Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shqipëri njoftoi se mbrëmjen e 15 janarit, në Shqipëri është evakuuar një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza, të cilit do t’i ofrohet kujdesi kritik shëndetësor.


“Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar ‘Nënë Tereza’, ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës”, u tha në njoftimin e OBSH-së në Shqipëri.


OBSH-ja falënderojë institucionet shtetërore të Shqipërisë për lehtësimin e këtij evakuimi mjekësor.


“Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare”, u tha në njoftim.




Ky është evakuimi i parë mjekësor në Shqipëri i banorëve nga Gaza. Ndërkaq, në nëntor të vitit 2023 ishte evakuuar një familje shqiptare nga enklava palestineze.


Organizatat për të drejtat e fëmijëve dhe ato humanitare, që kur ka nisur lufta në Gazë, kanë bërë thirrje të vazhdueshme për lehtësimin e evakuimeve mjekësore nga enklava palestineze.


Tetorin e vitit të kaluar, agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF, tha se ritmi me të cilin fëmijët e sëmurë po evakuohen nga Gaza është më pak se një fëmijë në ditë.


UNICEF tha se nëse ky ritëm “i ngadalshëm e vdekjeprurës” vazhdon, atëherë do të duhej më shumë se shtatë vjet për të evakuuar 2.500 fëmijë që kanë nevojë urgjente për kujdes shëndetësor.


Sipas UNICEF-it, nga 1 janari deri më 7 maj 2024, nga Gaza u evakuuan mesatarisht 296 fëmijë në muaj, që kishin nevojë për kujdes mjekësor. Por, pasi Izraeli nisi ofensivë në afërsi të pikëkalimit të Rafahut, ky numër, tha agjencia, ra në 22 në muaj.


Lufta në Gazë ka nisur tetorin e vitit 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.


Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë – shumica gra dhe fëmijë – dhe enklava është zhytur në krizë të thellë humanitare.


Më 15 janar të këtij viti, palët arritën marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve, i cili pritet të hyjë në fuqi më 19 janar.  



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Айла Томлянович

Теннисистка Шнайдер победила Томлянович и впервые сыграет в третьем круге AO






Специалист Васильева рассказала о мерах поддержки семей с ребёнком-инвалидом

Сбой произошел на МЦД-4 из-за остановки состава по техническим причинам

РПЛ обратилась в комитет по этике РФС из-за интервью Дзюбы

Саратовцы вечером в пятницу застряли в восьмибалльных пробках