Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Январь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Gjykata Supreme miraton ligjin që e ndalon TikTok-un në SHBA

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten vendosi njëzëri që të miratojë ligjin federal që e ndalon TikTok-un duke filluar nga e diela, përveçse nëse shitet nga kompania e saj amë me bazë në Kinë.


Gjykata argumentoi se rreziku për sigurinë kombëtare i shkaktuar nga lidhjet me Kinën tejkalon shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes nga aplikacioni ose 170 milionë përdoruesit e tij në Shtetet e Bashkuara, raporton AP.




Shitja nuk duket se është afër dhe, megjithëse ekspertët kanë thënë se aplikacioni nuk do të zhduket nga telefonat e përdoruesve ekzistues pasi ligji të hyjë në fuqi më 19 janar, përdoruesit e rinj nuk do të jenë në gjendje ta shkarkojnë atë e as të përditësojnë.


Kjo, eventualisht, do ta bëjë aplikacionin të papërdorshëm, ka thënë Departamenti i Drejtësisë në dokumentet gjyqësore.


Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, premtoi se mund të negociojë për një zgjidhje, kurse administrata e presidentit Joe Biden ka sinjalizuar se nuk do ta zbatojë ligjin duke filluar nga e diela, dita e tij e fundit e plotë në detyrë.


Trump, i vetëdijshëm për popullaritetin e TikTok-ut dhe për 14.7 milionë ndjekësit e tij në këtë aplikacion, gjendet në anën e kundërt të argumentit nga republikanët e njohur të Senatit, të cilët fajësojnë pronarin kinez të TikTok-ut për mosgjetjen e një blerësi deri tani.


Trump tha të premten në mbrëmje se vendimi i Gjykatës Supreme ishte i “pritshëm” dhe të gjithë duhet ta respektojnë atë.


Ai shtoi se do ta marrë vendimin e tij për TikTok-un “në të ardhmen jo shumë të largët, sepse më duhet kohë për ta rishikuar gjendjen”.


Trumpi do ta marrë detyrën zyrtarisht të hënën, më 20 janar.


Reuters raporton se Ligji për TikTok-un i jep presidentit autoritetin për të dhënë një zgjatje të vetme deri në 90 ditë për afatin e shitjes, nëse ai vërteton se ekziston një rrugë dhe prova për përparim drejt një shitjeje, duke përfshirë "marrëveshje ligjore të detyrueshme", të cilat ligji nuk i përcakton.


Aplikacioni u mundëson përdoruesve të shikojnë qindra video brenda rreth gjysmë ore, pasi disa prej tyre janë vetëm disa sekonda të gjata, sipas një padie të ngritur vitin e kaluar nga shteti i Kentakit, ku pretendohet se TikTok-u është i dizajnuar për të krijuar varësi dhe dëmton shëndetin mendor të fëmijëve. Padi të ngjashme janë ngritur nga më shumë se një duzinë shtetesh. TikTok-u i ka quajtur këto pretendime të pasakta.


Mosmarrëveshja mbi lidhjet e TikTok-ut me Kinën ka marrë formën e konkurrencës gjeopolitike ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit.


Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se janë të shqetësuara për mbledhjen e sasive të mëdha të të dhënave nga TikTok-u, përfshirë informacionin e ndjeshëm mbi zakonet e shikimit, që mund të përfundojnë në duart e Qeverisë kineze përmes detyrimit. Zyrtarët, gjithashtu, kanë paralajmëruar se algoritmi që përcakton çfarë shohin përdoruesit në aplikacion është i cenueshëm ndaj manipulimit nga autoritetet kineze, të cilat mund ta përdorin atë për të formësuar përmbajtjen në platformë në një mënyrë të vështirë për t’u zbuluar.




Ndërkaq, TikTok-u thekson se SHBA-ja nuk ka paraqitur prova që Kina ka tentuar të manipulojë përmbajtjen në platformën e saj në SHBA ose të mbledhë të dhëna të përdoruesve amerikanë përmes TikTok-ut.


Pa u shitur te një blerës, ligji ua ndalon gjigantëve teknologjikë Apple, Google dhe të tjerëve që të ofrojnë TikTok-un duke filluar nga e diela.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Australian Open

Джокович вышел в четвертый круг Открытого чемпионата Австралии






Россия и Иран подписали соглашение о торговле в ...

Крипто-трюк Трампа: Европу готовят к новой революции

Крещенские купания: советы врача для безопасного омовения

Некоторые музеи Москвы, ч.14