Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Январь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

TikTok-u rikthen shërbimet në SHBA, pas zotimit të Trumpit

0
TikTok-u i riktheu shërbimet për 170 milionë përdoruesit e vet në Shtetet e Bashkuara të dielën, pasi presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, u zotua se do ta përdorë një urdhër ekzekutiv për ta pezulluar ndalesën federale ndaj platformës sapo ta marrë pushtetin të hënën.


Trumpi tha se do ta përdorë urdhrin ekzekutiv për t’i dhënë më shumë kohë aplikacionit të videove – i cili është në pronësi të ByteDance nga Kina – për ta gjetur një blerës të pranueshëm, para se ndalesa e urdhëruar nga Gjykata Supreme të zbatohet plotësisht.


TikTok i ndali shërbimet në SHBA dhe u zhduk nga tregjet e aplikacioneve të Apple dhe Google të dielën, disa orë para se të hynte në fuqi ligji që kërkon ndalimin e tij.




“Falë përpjekjeve të presidentit Trump, TikTok-u është rikthyer në SHBA”, njoftoi platforma pak orë pasi i kishte ndalur shërbimet.



TikTok-u tha se i ndali shërbimet për shkak të ligjit federal, i cili i kërkonte kompanisë që zotëron platformën, ByteDance, ta shiste TikTok-un në SHBA deri të dielën.


Pse u ndalua TikTok-u dhe çfarë mund të bëjë Trump për këtë?

Ligji që hyri në fuqi të dielën kërkoi që ByteDance t’i ndërpriste lidhjet me operacionet e TikTok-ut në SHBA, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare. Megjithatë, ai autorizoi presidentin e tanishëm t'i jepte afat prej 90 ditësh platformës, nëse ajo ishte në shitje e sipër.


Megjithëse investitorët bënë disa oferta, ByteDance ka deklaruar se nuk do ta shesë TikTok-un.


Trump tha se urdhri i tij do ta “zgjasë periudhën kohore para se të hyjë në fuqi ligji për ndalimin e tij”.


Nuk është e qartë se si do të rezultojë premtimi i Trumpit nga një këndvështrim ligjor, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së e mbështeti njëzëri ndalimin e TikTok-ut të premten dhe vendimi hyri në fuqi një ditë para rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.


Republikani Mike Gallagher, autori i ligjit, tha të dielën në Fox News se “nuk ka shtyrje” për TikTok-un.


“Po ju them si njeriu që e ka shkruar ligjin, shtyrja ishte brenda një periudhe 270-ditore, e cila u mbyll në orën 12:01 të mëngjesit sot [e diel]”, tha ai, duke shtuar se vetëm nëse presidenti certifikon se ekzistojnë “dokumente ligjërisht të detyrueshme” që tregojnë se shitja e tij është në proces, atëherë do të kishte shtyrje të ndalesës.




Disa ligjvënës që votuan për ligjin për shitjen ose ndalimin e TikTok-ut, përfshirë disa republikanë aleatë të Trumpit, vazhdojnë ta mbështesin atë. Senatori Tom Cotton nga Arkansasi paralajmëroi kompanitë të dielën që të mos ofrojnë mbështetje teknike për TikTok-un.


“Çdo kompani që strehon, shpërndan, shërben ose ndryshe lehtëson TikTok-un e kontrolluar nga komunistët, mund të përballet me qindra miliarda dollarë përgjegjësi shkatërruese sipas ligjit”, shkroi Cotton në X. “Mendohuni mirë.”


Avokati i së drejtës kushtetuese dhe biznesit, Kirk McGill, tha se ai mendon se Trumpi nuk ka autoritetin ligjor për ta pezulluar ndalesën, por është e pamundur që çështja të arrijë në gjykatë brenda kohës që mund t’i duhet TikTok-ut për të gjetur një blerës.


Mosmarrëveshja mbi lidhjet e TikTok-ut me Kinën ka marrë formën e konkurrencës gjeopolitike ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit.


Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të shqetësuara për mbledhjen e sasive të mëdha të të dhënave nga TikTok-u, përfshirë të dhënat e ndjeshëm mbi zakonet e shikimit, që mund të përfundojnë në duart e Qeverisë kineze përmes detyrimit.


Zyrtarët, gjithashtu, kanë paralajmëruar se algoritmi që përcakton çfarë shohin përdoruesit në aplikacion është i cenueshëm ndaj manipulimit nga autoritetet kineze, të cilat mund ta përdorin atë për të formësuar përmbajtjen në platformë në një mënyrë të vështirë për t’u zbuluar.


Ndërkaq, TikTok-u thekson se SHBA-ja nuk ka paraqitur prova që Kina ka tentuar të manipulojë përmbajtjen në platformën e saj në SHBA ose të mbledhë të dhëna të përdoruesve amerikanë përmes TikTok-ut.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Даниил Медведев

AFP: Медведев заплатит штраф в 76 тысяч долларов за поведение на Australian Open






В парках Наро-Фоминского округа пройдут мероприятия

«Первый шаг на большом пути»: глава BitRiver Рунец — об использовании криптовалют во внешней торговле и о развитии ИИ

Китайские СМИ ругали президента Ирана за нарушение этикета на встрече с Путиным

Суд рассмотрит вопрос о доступе к объектам недвижимости Блиновской