Afganët që janë lejuar të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara, kanë frikë se një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i vërë ata në rrezik serioz. Rreth 1.600 refugjatëve afganë u janë anuluar fluturimet e planifikuara, sipas një organizate për refugjatët. Afganët, të cilët u ndihmuan forcave amerikane para se talibanët ta rimerrnin kontrollin më 2021, bashkë me familjarët e ushtarëve amerikanë, janë në mesin e refugjatëve, të cilëve u ishte aprovuar emigrimi në SHBA, para se Trump ta nënshkruante urdhrin. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)