Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Январь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
29
30
31

Sot nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

0
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të hënën nis gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023.


Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, tha se familja beson në drejtësi dhe shpreson që gjykimi të jetë “efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”.


Më 15 janar të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares Ademaj.


Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.


Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.


Tre të akuzuarit e tjerë janë Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe një person i katërt, emri i të cilit nuk është përmendur nga prokurorët kur ata njoftuan për ngritjen e aktakuzës.


*Video: Konferenca e prokurorëve për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Gjatë njoftimit për ngritjen e aktakuzës, ata thanë se problemet pronësore mes Liridonës dhe bashkëshortit të saj, Naim Murseli, ishin ndër motivet e vrasjes së 30-vjeçares. 




Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, gjatë konferencës më 15 janar, tha se gjatë kohës që çifti jetonte në Suedi – së bashku me dy fëmijët e tyre – ata kishin pasur “marrëdhënie të trazuara martesore”, si pasojë e të cilave erdhën edhe problemet pronësore.


"Arsyet e tjera që kishte Naimi për të planifikuar dhe kryer këtë vrasje mund t'i mësoni në gjykatë kur të fillojë seanca kryesore", tha Përlinçeviq, e cila tha se gjetja e motivit të vrasjes kishte bërë që procesi i ngritjes së aktakuzës të merrte më shumë kohë.


Prokurorja tha se deri te ky informacion erdhën në bashkëpunim me autoritetet suedeze, pasi nga to Prokuroria në Prishtinë kishin kërkuar të dhëna rreth jetës së çiftit dhe marrëdhënies së tyre martesore.


"Vetëm atëherë arritëm të krijojmë një pamje të plotë të jetës së tyre dhe të gjejmë motivin që e shtyu Naim Murselin të marrë vendimin për largimin e Liridonës, për të mos thënë likuidimin e saj, sepse mënyra e kryerjes së veprës tregon qartë një akt të tillë si likuidim", deklaroi Përlinçeviq.




Ndërkaq, kryeprokurori i Prokurorisë në Prishtinë, Zejnullah Gashi, tha se vrasja e kryer nga “anëtari i familjes” u krye në “mënyrë dinake”, prandaj shtoi se pret dënim kapital nga gjykata.


Sipas Prokurorisë, Naim Murseli kishte “planifikuar gjithçka”, ndërkaq Kokalla dhe Plava, sipas organit ndjekës ishin “ekzekutues të drejtpërdrejtë” të Liridonës. I akuzuari i katërt, sipas Prokurorisë është i përfshirë në mënyrë të tërthortë në këtë rast.


Murseli, Kokalla dhe Plava gjenden në paraburgim, ndërkaq personit të katërt i është ndërprerë kjo masë dhe po mbrohet në liri. Ai ishte arrestuar më 9 dhjetor nën dyshimin se ia kishte shitur armën dorasit.


Familja e Liridonës kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj, në mënyrë që ajo të varrosej vranë varrezave të prindërve të saj, ndërkaq aktivistët për të drejtat e grave kanë kërkuar që Liridona të mos identifikohej më me mbiemrin e bashkëshortit, por me atë të familjes së saj, Ademaj.


Zemërim të madh në publik kishte shkaktuar edhe fakti që burri i saj kishte qenë pjesë e ceremonisë së varrimit të Liridonës.




Që nga viti 2010 e deri më tani, në Kosovë janë vrarë afër 60 gra. Në të shumtën e rasteve, dorasit kanë qenë bashkëshortët.


Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Российский теннисист Медведев покинул топ-5 рейтинга ATP






В подмосковном колледже «Энергия» отметили День студента

СПАСЕНИЕ ОТ ДЕНУКЛЕАРИЗАЦИИ ВОЗМОЖНО! И ДЕЛО А.С. ПУШКИНА. Видео! Доработка "Орешника". В.В. Путин, Д.Ф. Трамп. Новости. Россия, США, Европа могут улучшить отношения и здоровье общества?!

Регоператор Каширского кластера за неделю обновил баки почти на 100 площадках

Жители РФ больше всего хотели бы встретить старость в Сочи и Анапе