Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Январь
2025
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
31

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për rishikimin e politikës për ushtarët transgjinorë

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që udhëzon sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, që të rishikojë politikën e Pentagonit për trupat transgjinorë, vendim që me gjasë mund të çojë drejt një ndalimi të shërbimit të tyre ushtarak në të ardhmen.


Ai, po ashtu, urdhëroi që trupat, që ishin larguar vullnetarisht apo ishin larguar nga puna për shkak se kishin refuzuar të merrnin vaksinën për COVID-19, të kthehen në ushtri.


Në urdhrin e tij për transgjinorët, Trump tha se shërbimi nga trupat që identifikohen me një gjini të ndryshme nga gjinia e tyre biologjike, “bie ndesh me angazhimin e një ushtari për një mënyrë jetese të ndershme, të vërtetë, të disiplinuar, madje edhe në jetën personale” dhe e dëmton gatishmërinë ushtarake, duke kërkuar një politikë të rishikuar për ta adresuar këtë çështje.


Edhe gjatë mandatit të parë si president, Trump kishte tentuar t'ua ndalonte transgjinorëve që të shërbenin në ushtri, por çështja u zvarrit nëpër gjykata dhe më pas u hodh poshtë nga pasardhësi i tij, Joe Biden, pak kohë pasi mori detyrën.




Dy grupet, Lambda Legal dhe Human Rights Campaign, që përfaqësonin ushtarët transgjinorë kur Trump shërbeu për herë të parë si president, janë zotuar se do të luftojnë sërish kundër urdhrit të ri të presidentit.


“Kemi qenë në këtë situatë edhe shtatë vjet më parë dhe kemi arritur në mënyrë të suksesshme të bllokonim përpjekjet e administratës”, tha avokati i Lambda Legal, Sasha Burchet, duke argumentuar se një vendim i tillë cenon sigurinë e trupave dhe shtetit, duke u zotuar se grupet për të drejtat e transgjinorëve sërish do ta dërgojnë çështjen në gjykata.


Afër 1.3 milion është numri i personelit aktiv që shërben në ushtrinë amerikane, sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes. Përderisa grupet për të drejtat e transgjinorëve thonë se deri në 15.000 ushtarë transgjinorë janë në ushtri, zyrtarët thonë se numri i tyre është më i vogël.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Арина Соболенко

Тренер Абашкин заявил, что Соболенко удивила поражением в финале АО-2025






Студентка из Новосибирска обманом выманила 8 млн рублей у пенсионеров в Москве

Депутат Чернышов предложил предупреждать семьи владельцев о риске потери участка

Столичные росгвардейцы обнаружили разыскиваемый автомобиль

Порядок начисления и суммы пособий: важные новшества для граждан