Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Февраль
2025
1 2 3 4 5 6 7 8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28

Osmani: Me administratën Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit

0
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump, shteti synon të thellojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të investimeve strategjike.


Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se po ashtu synohet vazhdimi i punës me Uashingtonin lidhur me forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.


“Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, tha Osmani.


E para e shtetit të Kosovës po qëndron në Shtetet e Bashkuara, ku ka marrë pjesë edhe në Lutjet e Mëngjesit, por ka zhvilluar edhe takime në Departamentin e Shtetit.


Më 6 shkurt, Osmani tha se është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Brian Mast, me të cilin tha se ka biseduar për raportet mes dy vendeve, që sipas saj, është një aleancë " e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri”.




Presidenca, ndërkaq bëri të ditur se Osmani në Uashington është takuar edhe me kongresistin Keith Self, me të cilin ka biseduar për nevojën e mbështetjes të vazhdueshme amerikane për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. 


"Ajo potencoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara në përmbushjen e synimeve euroatlantike të Kosovës dhe përballjen me sfidat rajonale të sigurisë", u tha në njoftim.


Osmani po ashtu është takuar me kongresistin Mike Lawler, me të cilin ka biseduar për forcimin e raporteve dypalëshe. 




Deklaratat e presidentes Osmani për synimin që të thellohet bashkëpunimi me Uashingtonin, vijnë në kohën kur Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, është përballur me kritika nga zyrtar të administratës amerikane.


Më 3 shkurt, i dërguari amerikan amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se SHBA-së i duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.


Këto deklarime të Grenellit janë bërë disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 9 shkurt.


Kabineti i Kurtit nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me këto komente, por duke folur për një medium në Kosovë, Istogu Channel, ai përsëriti se marrëdhëdhëniet me SHBA-në janë në nivelin më të mirë - në çka reagoi sërish Grenell, duke thënë se ato në fakt nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët.




Kurti ishte përballur me kritika edhe nga administrata paraprake amerikane e udhëhequr nga Joe Biden, për shkak të disa veprimeve të ndërmarra në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, të cilat lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe.


Kurti i ka justifikuar ato veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.


James O’Brien, i cili në administratën e paraardhësit të Trumpit, Joe Biden, kishte shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit, ka thënë se Kurti, me veprime të tilla, ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.


Edhe pas kësaj deklarate, Kurti kishte këmbëngulur se SHBA-ja mbetet partnerja më e rëndësishme e Kosovës



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Рыбакина выдала тяжелый матч за полуфинал турнира в Абу-Даби






Весной нагрянут аномальные морозы покруче зимних: синоптики удивили прогнозом на март и апрель

Мухаммед Дауд или Из Средневековья в индустриальный век

Передать подарки участникам СВО к 23 Февраля можно в 50 городских локациях

"Хожу, как вяленая вобла": сюрприз от мощного антициклона ударит именно по таким людям