Qindra përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje u grumbulluan në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë në orët e para të 10 shkurtit, kur lideri dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, shpalli fitoren. Me rreth 70 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me rreth 42 për qind.