Kuvendi i Kosovës ka shtyrë sërish votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Deri te shtyrja, erdhi sërish për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht faktit që një ditë më herët, krerët e koalicionit qeverisës kishin deklaruar se janë siguruar 80 votat e nevojshme.
Me pajtim të kryetarëve të grupeve parlamentare, seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shtyhet për një ditë tjetër, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Читать дальше...