Institucionet mjekësore në Moskë kanë nisur të kryejnë teste falas për të mbledhur informacione mbi praninë e antitrupave të koronavirusit te banorët e kryeqytetit rus.
Zëvendëskryetarja e Moskës, Anastasia Rakova, tha se qytetarët mund të regjistrohen në mënyrë elektronike në spitale, për të bërë testin e antitrupave.
“Takimi duhet të bëhet 14 ditë para [testit]. Rezultati do të jetë i gatshëm brenda tre ditësh”, tha ajo.
Spitalet në Moskë, sipas saj, mund të mbledhin deri në 5,000 mostra në ditë. Читать дальше...