Kanadaja: Irani, përgjegjës për rrëzimin e avionit ukrainas
Një raport i Qeverisë së Kanadasë për rrëzimin e një avioni të Ukrainës nuk gjeti prova se incidenti ishte “i paramenduar”, por konstatoi se Irani ishte “plotësisht përgjegjës”. Fluturimi PS752 është goditur nga dy raketa, pasi është nisur nga Teherani, më 8 janar të vitit 2020. Të 176 personat në bordin e avionit kanë vdekur. Irani - i cili është akuzuar për pengimin e hetimeve të pavarura - ka thënë se e ka ngatërruar avionin me një raketë amerikane. Mbi 130 persona që ishin në avion, kishin lidhje me Kanadanë. Читать дальше...