Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se turizmi është kthyer në industri dhe është shtrirë thuajse në të gjithë territorin, e po ashtu përgjatë gjithë vitit.
Ajo pret që fluksi i turistëve të huaj të rritet, ndërsa pranon se vendi nuk ishte i përgatitur që të përballonte bumin turistik që përjetoi në dy vjetët e fundit.
Thotë se qëllimi është turizmi elitar, por paralajmëron lajme të mira edhe për ata që kërkojnë më shumë hapësira publike në bregdet. Читать дальше...