Disa aplikacione në internet kanë rënë nga sistemi përkohësisht të mërkurën, përfshirë Facebook-un, Instagram-in dhe Whatsapp-in, sipas Downdetector.
Sipas këtij uebsajti, rënia e këtyre aplikacioneve u raportua të mërkurën në mbrëmje, para se ato të riktheheshin pas disa orësh.
Shumica e përdoruesve raportuan se kishin telashe me aplikacionet e këtyre rrjeteve sociale në telefonat e tyre mobil.
Meta, e cila ka në pronësi këto rrjete sociale, kishte thënë se po punonte për ta ndrequr këtë problem. Читать дальше...