Добавить новость
ru24.net
World News
Сентябрь
2021

Askush nuk merr përgjegjësi për zjarrin në spitalin e Tetovës

0
Nga Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni të Veriut, kanë bërë të ditur se tashmë janë identifikuar 14 viktimat e zjarrit që shpërtheu në spitalin e përkohshëm në Tetovë, ku po trajtoheshin të infektuarit me koronavirus dhe se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.


Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit të mërkurën në mbrëmje, ku humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan.


“Janë dëgjuar një pjesë e dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes dhe një pjesë e personelit mjekësor, i cili ka qenë i pranishëm në spitalin e përkohshëm për COVID-19, gjatë mbrëmjes së shpërthimit të zjarrit. Në ndërkohë, janë dëgjuar dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe personat e tjerë, të cilët mund të japin informacione të nevojshme në lidhje me zjarrin e shkaktuar”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë Themelore, ku gjithashtu nënvizohet se po “hetohet dhe dokumentacioni për ndërtimin e këtij spitali, lëshimet eventuale nga ana e personave përgjegjës në raport me respektimin e rregullave të sigurisë në punë".




Prokuroria të premten ka bërë të ditur se në mesin e viktimave, janë dhe dy persona që nuk ishin pacientë. Por nga spitali i përkohshëm COVID-19 në Tetovë, kanë mohuar të jenë thyer protokollet për trajtimin e të infektuarve dhe se në spital, janë lejuar të kujdesen familjarët në mungesë të stafit mjekësor.


“Nuk kemi të dhëna të tilla, tani kërkojmë dhe do të shohim nëse ka ndodhur kjo”, ka thënë Gëzim Nuredini, koordinator i spitalit të përkohshëm për trajtimin e të sëmurëve nga COVID-19.


Qytetarët kërkojnë përgjegjësi

Ndërkohë, shumë qytetarë nëpër rrjetet sociale, kanë kërkuar me ngulm dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorit të spitalit të Tetovës, Florim Besimi si dhe të gjithë atyre që janë përgjegjës për spitalet e përkohshme për trajtimin e të infektuarve me COVID-19.


Drejtuesit e institucioneve, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendëskryeministri Artan Grubi si dhe drejtori i spitalit të Tetovës, Florim Besimi, kanë thënë se nuk është koha për dorëheqje, megjithëse kanë nënvizuar se nuk do t’i shmangen përgjegjësisë, por njëherë do të presin përfundimin e hetimit.


“Vlerësoj se tash është koha të marrim përgjegjësinë mbi supe dhe ta menaxhojmë situatën, duke qenë të gjithë në ballë të kësaj situate”, ka thënë zëvendëskryeministri Artan Grubi.


Por partitë politike në opozitë, kanë theksuar se përgjegjësia morale nuk është diçka që konstatohet nga hetimet, por ajo është një çështje që e ndjejnë, siç kanë theksuar, vetëm ata që janë të njerëzishëm.




Mungesa e përgjegjësisë rrit mllefin te qytetarët

Në këtë drejtim Hasan Jashari, ligjërues i sociologjisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, pas kaq shumë viktimash që mori zjarri në spitalin e Tetovës, duhet të ketë sa më parë përgjegjësi morale, përgjegjësi penale dhe përgjegjësi institucionale, në të kundërtën edhe më shumë do të rritet mllefi te qytetarët.


“Ajo që na duhet për momentin, është që qytetarët të ndjehen të sigurt, se ka përgjegjësi morale, se ka përgjegjësi penale dhe ka përgjegjësi institucionale dhe në atë mënyrë qytetarët do të ndjehen të sigurt se jetojnë në një shoqëri të shëndoshë. Për momentin, përderisa nuk ka një përgjegjësi, të paktën morale, një brejtje të ndërgjegjes për ato dobësitë që janë evidentuar, njerëzit do të mendojnë se jetojnë në një shoqëri të egër, shoqëri të pasigurt dhe atë që e shohim në rrjetet sociale, do të bëjnë thirrje të ikin nga vendi si nga Afganistani. Kjo nuk na duhet. Elitat politike kanë përgjegjësi që të reflektojnë dhe të marrin përgjegjësinë e duhur”, thotë Jashari.




Përgjegjësia morale si akt i përgjegjësisë para qytetarëve

Aleksandar Kërzhallovski, drejtor i Qendrës maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, tha për Radion Evropa e Lirë se është humbur ndjesia e përgjegjësisë në shoqërinë maqedonase.


“Më e pakta që mund të bënte ministri (i Shëndetësisë) ose kushdo qoftë tjetër, …të paktën një të dilte dhe të ofronte dorëheqje, madje edhe nëse ajo dorëheqje nuk do t'i pranohej, e dini se kemi parë raste të tilla”, thotë Kërzhallovski.




Hetimet do të realizohen dhe nga ekspertë ndërkombëtarë

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është konfirmuar mbështetja nga NATO-ja, gjegjësisht Gjermania, me çka miratohet vendimi që në vend të arrijnë ekspertë të shkallës më të lartë për ekspertiza dhe hetime gjatë fatkeqësive, që të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit, në spitalin e përkohshëm për trajtimin e të sëmurëve nga COVID-19.


Ndryshe presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, pasi paralajmëroi ardhjen e një ekipi të ekspertëve ndërkombëtarë dhe hetime të shpejta për këtë rast, tha se përpos përgjegjësisë penale, do të kërkojë dhe përgjegjësi morale.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Оже-Альяссим: Надеюсь, я попаду в топ-10 рейтинга ATP






В намерениях Америки насчет России видна интрига против Китая

Экс-прокурор Скуратов: заказчики убийства Листьева могут понести наказание

Ничушкин отметился первым голом в НХЛ в 2025 году

Суд Москвы заочно арестовал литовского наемника за убийство русских военных