Добавить новость
ru24.net
World News
Сентябрь
2021

Gjukanoviq: Ballkani, sërish arenë e përplasjeve gjeopolitike

0
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se Ballkani vazhdon të jetë një rajon i konfrontimit të interesave dhe qëllimeve strategjike të aktorëve të ndryshëm ndërkombëtar.


Ai këto komente i bëri në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila po i zhvillon punimet në Nju Jork të SHBA-së.


"Edhe sot e kësaj ditë ekzistojnë sfidat dhe kërcënimet ndaj demokracisë shumëetnike në Ballkan. Ballkani Perëndimor është përsëri arenë e interesave gjeopolitike, pasojat e të cilave janë ngadalësimi i integrimit të shoqërive të Ballkanit Perëndimor në mjedisin e tyre natyror evropian", shtoi presidenti malazez.


Gjukanoviq tha se Mali i Zi paralajmëron për rrezikun e përtërirë të destabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe ngushtimin e hapësirës të perspektivës së tij evropiane.




Më herët, një raport i ri i Qendrës për Studimin e Demokracisë me bazë në Bullgari thotë se në vendet ku ka pasur hyrje të kapitalit kinez është vërejtur ndikim negativ në mjedis dhe cilësinë e qeverisjes.


Pjesa më e madhe e ndikimit të Pekinit është fokusuar në Hungari, Çeki dhe Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.


Sipas raportit, vendet që kanë pësuar më së shumti në rënien e standardeve të qeverisjes dhe rritjen e nivelit të borxhit janë Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Mali i Zi dhe Serbia.


Një projekt për ndërtimin e autostradës në vlerë prej 1 miliard dollarësh në Mal të Zi u vendos në qendër të debatit për ndikimin kinez në Evropë.


Mali i Zi pati njoftuar se nuk do të ishte në gjendje të paguante borxhin e tij ndaj Bankës Export-Import të Kinës.


Përveç çështjes së borgjit ky projekt u kritikua edhe për koston që kishte.


Përfundimisht, Podgorica mori ndihmë borxhi nga një sërë institucionesh amerikane dhe evropiane për të ndihmuar në stabilizimin e financave të saj dhe për të përmbushur pagesat e huasë.


Edhe ndikimi rus konsiderohet nga vendet perëndimore si shumë problematik në Ballkanin Perëndimor.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Саснович вышла в четвертьфинал парного разряда турнира WTA-250 в Румынии






Риелтор Сырцов: ввод жилья бизнес-класса в Москве снизится на 31% в 2025 году

Ария италийского гостя // «Возвращение воина» в Пушкинском музее

«Карпин сказал, что «Спартаку» я больше не нужен. Могли и не превращать меня в изгоя». Интервью брутального Моцарта

Shot: замок Галкина и Пугачевой стремительно разрушается