Добавить новость
ru24.net
World News
Сентябрь
2021

Serbia pranon nga Kosova mbetjet mortore të tre personave

0
Serbia ka pranuar nga Kosova mbetjet mortore të tre personave me kombësi serbe, të cilët kanë vdekur gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve të 90-ta. 


Njoftimin e bëri Komisioni i Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur. Dorëzimi i mbetjeve mortore është bërë përmes vendkalimit kufitar në Merdare.  Siç thuhet, eshtrat e viktimave u morën në emër të familjeve nga përfaqësuesit e delegacionit të Beogradit në Grupin Punues për Personat e Zhdukur.


Në njoftim nuk bëhet e ditur se nga cili lokacion janë zhvarrosur këto mbetje mortore. Sipas deklaratës, procedura e zhvilluar të premten është pjesë e vazhdimit të procesit të identifikimit dhe zgjidhjes së fatit të viktimave dhe personave të zhdukur me kombësi serbe në Kosovë.




Më 26 tetor 2018, delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës miratuan procedurat për dorëzimin e eshtrave të viktimave. Marrëveshja ishte njoftuar pas takimit të Grupit Punues mes delegacioneve të Kosovës, Serbisë dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Beograd.


Krerët e delegacioneve pjesëmarrëse, Ibrahim Makolli, Veljko Odaloviq dhe Fabien Bourdieu, patën thënë se ata prisnin që procedurat e miratuara do të ndihmojnë procesin e gjetjes së personave të zhdukur.


Sipas një raporti të lëshuar nga Qendra për të Drejtën Humanitare, me bazë në Beograd, dhe i bazuar në një raport të Zyrës së UNMIK -ut për Personat e Zhdukur dhe Mjekësinë Ligjore, që nga viti 2001 në Serbi janë zbuluar katër varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999.


Çështja e ta pagjeturve ka qenë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.


Në shtator të vitit 2020, zyrtarët e delegacionit të Kosovës kishin deklaruar se është arritur me Serbinë një marrëveshje për të pagjeturit. Por, ata nuk patën sqaruar detajet e marrëveshjes.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus




Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублёв — о первом выходе в финал в сезоне: рад, что вернулся на свой уровень






Владимир Ефимов: Семь бывших промзон реорганизуют в ЮВАО по программе КРТ

Лыжный марафон в Нижнем Новгороде собрал спортсменов из 40 регионов

Московский военный хор перепел "Сигма-боя" на армейский лад

Владимир Ефимов: Семь спортивных объектов построили инвесторы в ЗАО за пять лет