Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Libanit
Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin deri te lumi Litani, thellë në jug të vendit, tha të hënën ministri izraelit i financave, Bezalel Smotrich. Izraeli i ka përshkallëzuar sulmet në Liban, pasi forcat e tij bombarduan ura dhe shkatërruan shtëpi në jug të vendit ditët e fundit. Komentet e ministrit Smotrich janë më të drejtpërdrejtat deri tani nga një zyrtar i lartë izraelit për marrjen e tokës libaneze në një luftë për të cilën Izraeli thotë po e zhvillon vetëm kundër militantëve të Hezbollahut, të cilët mbështeten nga Irani. Читать дальше...
