Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2026

Новости за 21.03.2026

Vritet një person në Klinë

Evropaelire.org 

Një person është vrarë në fshatin Bokshiq të Klinës, njoftuan Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës. Dorasi i dyshuar është arrestuar. Ngjarja, sipas njoftimit, ndodhi në orën 15:00, dhe me të pranuar informacionet, Policia doli në vendin e ngjarjes dhe kuptoi se një person ishte plagosur me armë zjarri. “Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës”... Читать дальше...

Orav: Arsimi dhe shëndetësia serbe duhet të zgjidhen përmes dialogut

Evropaelire.org 

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se çështja e shpërbërjes së strukturave paralele të arsimit dhe shëndetësisë serbe në Kosovë duhet të trajtohet në dialog, por theksoi se këto janë çështje të ndërlikuara. “Sigurisht që duam që strukturat e arsimit dhe shëndetësisë të mbijetojnë. Ato janë struktura paralele dhe statusi i tyre duhet të trajtohet në dialog. Sigurisht, do të ketë shpërbërje. Mendoj se kjo ditë nuk është afër, këto janë çështje të vështira dhe të ndërlikuara që të trajtohen”... Читать дальше...

Sorensen pas takimit me zyrtarin e DASH-it: Siguruam harmonizim për hapat e ardhshëm në dialog

Evropaelire.org 

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se me Shtetet e Bashkuara kanë siguruar harmonizim për hapat e ardhshëm në dialog. Ai është takuar në Departamentin amerikan të Shtetit me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. DASH-i ka njoftuar për mbajtjen e takimit, por nuk ka dhënë detaje për të. “Takim i shkëlqyer me zyrtarin e lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan, në Departamentin e Shtetit. Diskutuam për dialogun, arritjet... Читать дальше...

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Evropaelire.org 

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, deklaroi më 21 mars se shteti i saj po negocion me kompanitë e naftës për të gjetur mënyrën më të mirë dhe çmimet më të mira me të cilat do t’u ofrojë 40.000 tonë naftë nga rezervat shtetërore. Kjo sasi është rreth 15 për qind e naftës nga rezervat shtetërore të Serbisë, që shteti ka vendosur ta nxjerrë në treg për shkak të situatës aktuale me energjinë në botë. “Absolutisht mund të vazhdojnë të importojnë me çmim të lartë... Читать дальше...

Irani thotë se është sulmuar uzina bërthamore Natanz

Evropaelire.org 

Organizata për Energji Bërthamore e Iranit tha më 21 mars se ndërtesa për pasurimin e uraniumit në Natanz, e njohur si i njohur si Kompleksi i Pasurimit "Martiri Ahmadi-Roshan", është sulmuar sërish nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Megjithatë, nuk është raportuar për rrjedhje të materialeve radioaktive. Organizata dënoi sulmin dhe tha se është “në shkelje të ligjeve dhe obligimeve ndërkombëtare, përfshirë të Traktatit Ndërkombëtar për Mospërhapje të Armëve Bërthamore [NPT] dhe rregullore të tjera... Читать дальше...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Evropaelire.org 

5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme. Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran, thotë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila, prandaj vendosja e marzhës së fitimit për produkte të naftës... Читать дальше...

Renditja globale e lumturisë: Kosova në Top 20

Evropaelire.org 

Finlanda kryeson botën për lumturi për të nëntin vit radhazi. Ndërkohë, Kosova renditet e 16-ta në botë, duke u pozicionuar në mesin e vendeve me nivel të lartë të lumturisë.

Trump shqyrton uljen e intensitetit të luftës ndaj Iranit

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump, po e shqyrton "uljen" e intensitetit të luftës në Lindjen e Mesme, pavarësisht raportimeve në rritje se mijëra trupa tokësore amerikane janë nisur drejt rajonit, teksa lufta me Iranin hyn në javën e katërt. “Ne po i afrohemi shumë arritjes së objektivave tanë, teksa po e shqyrtojmë uljen e përpjekjeve tona ushtarake në Lindjen e Mesme sa i përket regjimit terrorist të Iranit”, shkroi Trump në Truth Social më 20 mars. Në postimi e tij, ai listoi qëllimet kryesore të SHBA-së në këtë luftë ... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса