Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2018

Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet presidenciale në Çeki

0
Disa orë më parë janë mbyllur kutitë e votimit në Republikën Çeke, në ditën e dytë të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.


Presidenti akual, Milos Zeman është duke garuar me nëntë kandidatë të tjerë, përfshirë ish udhëheqësin e Akademisë së Shkencave, Jiri Drahos.


Zeman njihet për qëndrimet e tij kundër imigrantëve ato pro-ruse dhe pro-kineze, derisa Drahso shihet si liberal pro-evropian.


Sipas sondazheve, Zeman pritet të fitojë në raundin e parë, mirëpo jo edhe shumicën e votave.


Nëse nevojitet raundi i dytë, atëherë ai do të mbahet më 26-27 janar.


Rezultatet preliminare të zgjedhjeve pritet të bëhen publike më vonë gjatë ditës së sotme.


Derisa Zeman ishte duke votuar në Pragë më 12 janar, para tij doli një grua pjesërisht e zhveshur e cila ka bërtitur drejt presidentit “Zeman, prostitutë e Putinit”.


Më këtë rast, ajo u është referuar raporteve të mira të Zemanit me presidentin rus, Vladimir Putin.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса