Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Январь
2018

Новости за 10.01.2018

Saakashvilli merret në pyetje nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës

Evropaelire.org 

Opozitari ukrainas, Mikheil Saakashvili, është marrë në pyetje nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), ka thënë avokati i tij. Avokati, Ruslan Chornolutsky, ka thënë se Saakashvili është mbajtur për katër orë në selinë e SBU-së, ndërsa është pyetur për rreth dy orë e gjysmë gjatë asaj kohe. Saakashvili, u ka thënë gazetarëve se ai është pyetur për aktivitetet e tij politike në Ukrainë, pasi tashmë është kritik i ashpër kundër qeverisjes së presidentit, Petro Poroshenko. Ai ka premtuar se... Читать дальше...

Pakistanezët protestojnë kundër dhunimit dhe vrasjes së vajzës tetë vjeçare

Evropaelire.org 

Protestuesit pakistanezë, të cilët janë të zemëruar pas dhunimit dhe vrasjes së vajzës tetë vjeçare, Zainab Ansari, kanë sulmuar stacionin policor dhe një zyrë qeveritare, e cila ka rezultuar me vdekjen e të paktën dy personave. Zyrtari i lartë policor, Imran Naëaz Khan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se sulmi në stacionin policor ka ndodhur në Provincën Punjab. Një zyrtar tjetër ka refuzuar të deklarojë nëse vdekjet kanë qenë rezultat i të shtënave nga policia. Dhuna ka shpërthyer disa orë para ceremonisë së funeralit të vajzës... Читать дальше...

Pence do të udhëheqë delegacionin amerikan në Lojërat Olimpike Dimërore

Evropaelire.org 

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe gruaja e tij Karen Pence, do të udhëheqin delegacionin amerikan në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen muajin tjetër në Korenë Jugore, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Reuters. Pence po ashtu do të vizitojë Alaskën dhe Japoninë në kuadër të këtij udhëtimi. Pence me këtë rast do të deklarojë edhe një herë tek liderët e Japonisë dhe Koresë Jugore se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për stabilitet në rajon. Lojërat Olimpike Dimërore... Читать дальше...

Protestohet kundër rregullores së re për taksa në kufirin Ukrainë - Poloni

Evropaelire.org 

Banorët e pjesës perëndimore të Ukrainës, Lviv, kanë bllokuar pjesërisht katër pika kufitare me Poloninë, për të protestuar kundër rregullave të reja kufitare mes këtyre dy vendeve. Pikat, Rava-Ruska, Shehyni, Yahodyn, dhe Krakovets, janë bllokuar për disa orë gjatë ditës së sotme, ndërsa protestuesit kanë lejuar vetëm veturat me fëmijë dhe persona të sëmurë të kalojnë nga një vend në tjetrin. Protestuesit kanë thënë se kanë filluar të mbledhin nënshkrime për një peticion, me anë të të cilit... Читать дальше...

Liga Arabe diskuton në muajin shkurt për Jerusalemin

Evropaelire.org 

Liga Arabe do të takohet më 1 shkurt për të diskutuar si të kundërshtojë vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt, MENA. Gjashtë ministrat e Jashtëm arabë, të cilët janë takuar javën e kaluar në Amman, kanë thënë se shtetet arabe do të nisin hapa diplomatikë për t’i bindur Kombet e Bashkuara që të njohin si shtet Autoritetin Palestinez me kryeqytet, Jerusalemin Lindor, transmeton Reuters. Disa ditë pas vendimit të presidentit Trump... Читать дальше...

Demokratët në SHBA kërkojnë përgjigje më të ashpër kundër ndërhyrjes ruse

Evropaelire.org 

Një raport i hartuar nga studiues të senatit amerikan, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara për një përgjigje më të ashpër amerikane ndaj Moskës rreth përpjekjeve për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe ato evropiane. Raporti i publikuar sot nga anëtarët e stafit të Komitetit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme, ka listuar një seri të rekomandimeve për të luftuar atë që e është quajtur “sulmet dy dekadëshe të presidentit rus, Vladimir Putin në institucionet demokratike, vlerat universale... Читать дальше...

Uniteti i munguar për vendimmarrje

Evropaelire.org 

Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës po mbajnë qëndrime të ndryshme në lidhje me dy nga çështjet kryesore të aktualitetit politik, përkatësisht në raport me ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe shfuqizimin apo jo të Ligjit për Dhomat e Veçanta (Gjykatën Speciale).  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndrim të prerë se Kosova duhet ta ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, kurse për Gjykatën Speciale ka... Читать дальше...

SHBA: Hedhet poshtë akuza për sulm kundër bazës ajrore ruse

Evropaelire.org 

Pentagoni i ka hedhur poshtë insinuatat ruse se forcat e Shteteve të Bashkuara ishin të involvuara në sulmet me aeroplan pa ekuipazh kundër bazës ajrore të Rusisë dhe kapacitetit detar të saj, në pjesën perëndimore të Sirisë. Zëdhënësi i marinës amerikane, Adrian Rankine-Galloway, tha mbrëmë se “çfarëdo sugjerimi se Shtetet e Bashkuara ose forcat e koaliconit, kanë luajtur rol në një sulm në bazën ruse, është pa kurrfarë baze në fakte dhe është krejtësisht i papërgjegjshëm”. Këto komente janë... Читать дальше...



187 vjet burgim për kosovarët që kanë luftuar në Siri e Irak

Evropaelire.org 

Shteti i Kosovës zë vendin e parë në Ballkan sa u përket dënimeve që ka shqiptuar për personat që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja, përkatësisht në Siri e Irak. Totali i viteve të vuajtjes së dënimit për kosovarët që kanë marrë pjesë në këto luftëra është 187 vjet, pastaj vijnë Shqipëria që ka shqiptuar 126 vjet burgim, Bosnja dhe Hercegovina 40 dhe Maqedonia 33 vjet burgim. Këto dënime përfshijnë periudhën për vitet 2015-2017. Të dhënat janë publikuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal... Читать дальше...

Kushte të rënda në klinikën e ortopedisë

Evropaelire.org 

Kushtet në klinikën e ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas pacientëve, por edhe vetë profesionistëve shëndetësorë, nuk janë aspak të mira. Aty mungojnë barna e material shpenzues, derisa cilësia e shërbimeve lë për të dëshiruar. Mirnije Berisha, 30 vjeç, është vajza e një pacienteje 70 vjeçare, e cila është e shtrirë në këtë klinikë tash e një muaj. Ajo i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kushtet dhe shërbimet në këtë klinikë nuk janë aspak të mira.  “Ka më shumë se 10... Читать дальше...

Rusi: I dënuari për vrasjen e 22 femrave, përsëri në gjykatë

Evropaelire.org 

Një ish-oficer police në Rusi, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22 femrave, sot është paraqitur përsëri në gjykatë, i akuzuar për vrasjen e 60 femrave të tjera. Procesi i dytë gjyqësor kundër vrasësit serik të dënuar, Mikhail Popkov, 53 vjeçar, ka filluar në një gjykatë rajonale në Irkutsk, në pjesën juglindore të Siberisë. Pasi një gjyqtar e ka shpallur aktakuzën kundër Popkovit dhe e ka shtyrë procesin deri më 15 janar, u tha se seancat do të mbahen me dyer të mbyllura. Читать дальше...

Pushteti me ndikim në media

Evropaelire.org 

Gjenda në mediat në Maqedoni nuk ka ndryshuar në krahasim me periudhën e qeverisë paraprake. Mediat që kohë më parë kritikonin pushtetin, tani janë vënë në shërbim të opozitës së atëhershme apo pushtetit të tanishëm. Kështu vlerësojnë njohës të fushës mediale, duke tërhequr vërejtjen për fenomenin e pranisë së klientelizmit në media. “Vlerësoj se Maqedonia ka shumë probleme në fushën e mediave dhe një ndër to është lidhja e drejtpërdrejtë mes politikës dhe medias në njërën anë dhe biznesit dhe medias në anën tjetër”, thotë Sefer Tahiri. Читать дальше...

Cavusoglu: Rusia dhe Irani t’i ndalin sulmet e Sirisë në Idlib

Evropaelire.org 

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, u ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit për t’i plotësuar obligimet e tyre sipas planit të paqes për Sirinë, për t’i parandaluar sulmet e forcave të qeverisë së Sirisë në provincën Idlib, duke thënë se këto shkelje të planit nuk mund të bëhen pa mbështetjen e tyre. Në intervistën e sotme për agjencinë shtetërore të lajmeve, Anadolu, ministri Cavusoglu i ka akuzuar forcat qeveritare siriane për sulm kundër luftëtarëve të moderuar opozitarë, nën preteksin e luftës kundër ekstremistëve islamikë. Читать дальше...

Përballë ofensivës diplomatike serbe për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Evropaelire.org 

Përderisa Kosova po bëhet gati që muajin e ardhshëm të shënojë 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit, në anën tjetër Serbia ka paralajmëruar ofensivë diplomatike, jo vetëm për të bllokuar njohjet e reja të shtetit të Kosovës, por edhe për të siguruar tërheqjen e disa prej këtyre njohjeve. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e të drejtës ndërkombëtare vlerësojnë se ofensiva e diplomacisë serbe kundër shtetit të Kosovës dhe njohjeve të saj është zhvilluar në vazhdimësi, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008... Читать дальше...

Bannon largohet nga një rrjet i lajmeve pas zënkes me Trumpin

Evropaelire.org 

Steve Bannon, ish-strategu kryesor i presidentit amerikan, Donald Trump, po tërhiqet nga rrjeti Breitbart News, ku ai ka shërbyer si kryesues ekzekutiv prej vitit 2012. Kjo faqe në Internet e krahut të djathtë këtë shpallje e ka bërë mbrëmë, pasi në një libër të ri, Bannon është cituar se e ka përshkruar takimin e qershorit të vitit 2016, ndërmjet djalit të presidentit, Donald Trump i riu, ndihmësve të fushatës së presidentit dhe të një avokateje ruse, si “tradhtues” dhe “jopatriotik”. Zyrtarë... Читать дальше...

Prokuroria gjermane mund të ngrejë padi kundër klerikut iranian

Evropaelire.org 

Zyra e prokurorit të Gjermanisë po e shqyrton mundësinë e paraqitjes së akuzave eventuale kundër një kleriku të lartë iranian, i cili ishte përmendur si lider i ardhshëm suprem i Iranit dhe i cili aktualisht po mjekohet në Gjermani. Një zëdhënës i kësaj zyreje tha dje se e ka pranuar një shkresë nga një ish-ligjvënës gjerman, kundër Ajatollah Mahmud Hashemi Shahrudi, ku kleriku akuzohet se ka kryer “krime kundër njerëzimit” gjatë një dekade të mikëqyrjes së tij të qindra ekzekutimeve, derisa për... Читать дальше...

Gjermani: Irani të mos spiunojë ndaj Izraelit

Evropaelire.org 

Gjermania e ka ftuar ambasadorin e Iranit në Berlin, dhe i ka tërhequr vërejtjen kundër spiunimit ndaj individëve dhe grupeve me lidhje të afërta në Izrael, duke thënë se aktet e tilla paraqesin shkelje të ligjit gjerman. Lajmi për këtë takim është paraqitur në media gjatë ditës së djeshme, pasi një ankesë e një personi pakistanez i dënuar në muajin mars të vitit të kaluar për spiunim për Iranin, është refuzuar nga Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë. “Spiunimi kundër njerëzve dhe institucioneve... Читать дальше...

Gjermani: Irani të mos spiunoj ndaj Izraelit

Evropaelire.org 

Gjermania e ka ftuar ambasadorin e Iranit në Berlin, dhe i ka tërhequr vërejtjen kundër spiunimit ndaj individëve dhe grupeve me lidhje të afërta në Izrael, duke thënë se aktet e tilla paraqesin shkelje të ligjit gjerman. Lajmi për këtë takim është paraqitur në media gjatë ditës së djeshme, pasi një ankesë e një personi pakistanez i dënuar në muajin mars të vitit të kaluar për spiunim për Iranin, është refuzuar nga Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë. “Spiunimi kundër njerëzve dhe institucioneve... Читать дальше...

SHBA: Mbështetje unanime për protestuesit iranianë

Evropaelire.org 

Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashuara gati unanimisht e ka miratuar një rezolutë në mbështetje të protestuesve antiqeveri në Iran dhe e ka dënuar goditjen e autoriteteve të Iranit ndaj pjesëmarrësve të demonstratave dyjavore. Ky legjislacion mbrëmë vonë është mbështetur me 415 vota për dhe vetëm dy kundër. Dhoma Përfaqësuese “qëndron me popullin e Iranit, që është i angazhuar në protestat legjitime dhe paqësore kundër regjimit shtypës dhe të korruptuar” dhe dënohen “abuzimet serioze të të... Читать дальше...

Çeçeni: Arrestohet shefi i zyrës së grupit të njohur për të drejtat e njeriut

Evropaelire.org 

Shefi i grupit të njohur rus për të drejtat e njeriut, Memorial, në zyrën në Çeçeni, Oyub Titiyev, është arrestuar lidhur me akuza për drogë, kanë thënë zyrtarë të Çeçenisë dhe një avokat i grupit memorial. Një aktivisti tjetër i grupit Memorial, i ka hedhur poshtë këto akuza duke i vlerësuar si absurde. Grupi Memorial po përpiqet ta zbuloj se ku ndodhet Titiyev, pasi ai nuk ishte paraqitur në një takim dje herët në mëngjes. Zhdukja e tij i thekson shqetësimet për rreziqet me të cilat ballafaqohen mbrojtësit e të drejtave të njeriut... Читать дальше...

Athinë: Takim i zyrtarëve të Greqisë dhe Maqedonisë për emër

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, është takuar me zyrtarë të Greqisë në Athinë, në përpjekje për ta zgjidhur kontestin e vjetër më tepër se dy dekada lidhur me emrin e Maqedonisë. “Ne jemi të përkushtuar për të gjetur zgjidhje në këta gjashtë muaj”, tha zoti Osmani, pas bisedimeve të djeshme dhe ka shtuar se “2018-ta është vit i artë për mundësinë për vendin tim që të bëjmë progres në kuptimin e integrimit evro-atlantik”. Ky takim u bë para rundit të ri të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Потапова и Павлюченкова вышли в полуфинал турнира WTA в Мадриде в парном разряде






Саратов и Севастополь – чиновники за счёт бюджета живут роскошно: Пронько показал покупки

Источник 360.ru: цех загорелся на заводе «Компрессор» в Москве

Оправдать или приговорить: как часто суды присяжных в Якутии выносят обвинительные вердикты

«Со мной — цена в два раза больше»: Боня продает свои услуги на Каннском фестивале