Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2018

Lavrov përsërit: Politika e Perëndimit në Ballkan, e rrezikshme

0
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, përsëriti të mërkurën në Lubjanë se vënia e vendeve të Ballkanit Perëndimor para zgjedhjes: ose Perëndimi, ose Rusia, është shumë e dëmshme dhe e rrezikshme.


Në konferencën për media, pas takimit me ministrin e Jashtëm slloven, Karl Erjavec, Lavrov tha se qasja e tillë e ka nxitur edhe krizën në Ukrainë, ku, sipas tij, ekziston rreziku i trazirave nacionaliste, ksenofobike dhe naziste.


Ai po ashtu tha se për shkak të sanksioneve që SHBA i ka vënë Rusisë, ambasadorët amerikanë udhëzohen që në vendet ku shërbejnë, të lobojnë kundër bashkëpunimit me Rusinë.


Lavrov, edhe në një intervistë për mediat serbe këtë javë, ka thënë se vendet “anti-ruse” në Perëndim po i bëjnë shtetet e Ballkanit të zgjedhin midis Perëndimit dhe Rusisë, si kusht për t’iu bashkuar BE-së dhe NATO-s.



Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus
















Музыкальные новости




























Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса