Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Февраль
2018

Новости за 13.02.2018

SHBA: Zyrtarët thonë se Rusia synon të përzihet në zgjedhjet e ardhshme

Evropaelire.org 

Shefat e agjencive kryesore të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se Rusia synon rtë përdorë sulme kibernetike dhe taktika të tjera, në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme për Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe në disa vende evropiane. Duke dëshmuar sot para Komitetit të Inteligjencës së Senatit amerikan, drejtorët e CIA-s, FBI-së, Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, dhe të tri agjencive të tjera të spiunimit, janë pajtuar me vlerësimin se Moska nuk i ka kufizuar... Читать дальше...

Raportet: Dhjetëra mercenarë rusë të vrarë nga sulmet amerikane në Siri

Evropaelire.org 

Në periudhën e raporteve të mediave që sugjerojnë se një numër i madh i mercenarëve të Rusisë ishin vrarë nga sulmet ajrore amerikane në Siri javën e kaluar, një zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se Kremlini nuk “ka informacion” për këtë çështje. Duke e cituar një zyrtar të paemëruar të Shteteve të Bashkuara dhe tre rusë, për të cilët thuhet se ishin të afërt me këtë çështje, agjencia Bloomberg ka raportuar sot se “forcat e Shteteve të Bashkuara i kanë vrarë dhjetëra ushtarë rusë me kontratë” në incidentin më 7 shkurt. Читать дальше...

Holandë: Ministri dha dorëheqje pasi gënjeu për takimin me Putinin

Evropaelire.org 

Ministri i jashtëm i Holandës, Halbe Zijlstra, ka dhënë sot dorëheqje, pasi pranoi se ka gënjyer se ai e kishte dëgjuar personalisht Vladimir Putinin, presidenti aktual i Rusisë, duke folur për planet për krijimin e “Rusisë së Madhe” në vitin 2006. Zijlstra tha se kredibiliteti i tij ishte dëmtuar nga kjo çështje dhe se është e pamundshme për ta vazhduar punën e ministrit. Në të kaluarën ai pat thënë se kishte marrë pjesë në një takim në vitin 2006, ku Putini ka thënë se ai konsideron se Bjellorusia... Читать дальше...

Gruaja me shami punëson gratë që nuk mund të shkollohen

Evropaelire.org 

Në Drenas gjendet fabrika e këpucëve “Go Long”. Në këtë fabrikë punojnë 13 gra dhe 6 burra. Drejtoresha e kësaj fabrike, Azemine Kukaj-Kajoshi e cila bart mbulesën, thotë se vështirësitë dhe mundësitë e punësimit të grave me mbulesë janë të shumta. Mirëpo, sipas saj edhe gratë të cilat nuk bartin mbulesën e kanë të vështirë të punësohen. Kjo fabrikë është hapur me qëllim të ngritjes së punësimit, veçanërisht me fokus te gjinia femrore. Hapja e kësaj fabrike, sipas Kajoshit, do të ndihmojë gratë... Читать дальше...

Gruaja me shami punëson femrat që nuk mund të shkollohen

Evropaelire.org 

Në Drenas gjendet fabrika e këpucëve “Go Long”. Në këtë fabrikë punojnë 13 gra dhe 6 burra. Drejtoresha e kësaj fabrike, Azemine Kukaj-Kajoshi e cila bart mbulesën, thotë se vështirësitë dhe mundësitë e punësimit të grave me mbulesë janë të shumta. Mirëpo, sipas saj edhe gratë të cilat nuk bartin mbulesën e kanë të vështirë të punësohen. Kjo fabrikë është hapur me qëllim të ngritjes së punësimit, veçanërisht me fokus te gjinia femërore. Hapja e kësaj fabrike, sipas Kajoshit, do të ndihmojë... Читать дальше...

I dëbuar në Poloni, Saakashvili u kërcënohet liderëve të Ukrainës

Evropaelire.org 

Mikheil Saakashvili ka shprehur përkushtim për ta vazhduar betejën e tij kundër udhëheqjes së Ukrainës, me kërcënime nga Varshava në Poloni, një ditë pasi është zënë dhe është dërguar me aeroplan në Poloni, gjatë dëbimit dramatik, për të cilin Saakashvili e ka fajësuar presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko. “Ne do tu thyejmë qafën Poroshenkos dhe Lutsenkos”, tha Saakashvili në një konferencë për gazeatër sot në Vashavë dhe ka shtuar se “ata do të shkojnë në burg, jo në Evropë, por në burgjet e Ukrainës”. Читать дальше...

Gjyshja në patina

Evropaelire.org 

Kur pensionistes ruse i duhet të kullotë lopët e saj, ajo skijon në ujërat e ngrirë të liqenit Baikal për t’i gjetur ato.

Shqipëri: Arrestohet një i kërkuar nga SHBA-të për krim kibernetik

Evropaelire.org 

Policia në Shqipëri tha se e ka arrestuar shtetasin, Aldo Ymeraj, 25 vjeçar, i cili është i akuzuar se ishte pjesë e organizatës së krimit kibernetik, e cila sipas autoriteteve amerikane, u ka shkaktuar dëm konsumatëorëve dhe bizneseve në shumë prej më tepër se gjysmë miliardi dollarësh. Në njoftimin e djeshëm theksohet se ky person është arrestuar në kryeqytetin Tiranë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara. I arrestuari Ymeraj është në mesin e 36 personave që në Shtetet... Читать дальше...



Alarmi “i rremë” për rrezatim shkakton frikë në Rusi

Evropaelire.org 

Banorët e rajonit Yaroslavi në Rusi kanë qenë nën panik pasi një televizion lokal dhe disa radio dhanë alarmin për rrezik nga rrezatimi, por Ministria e Situatave Emergjente ka thënë se paralajmërimi ka qenë gabim. Njoftimi i incizuar paraprakisht, që u transmetua rreth orës 9 në mëngjes, i ka alarmuar banorët, të cilët u njoftuan për nivel të lartë të rrezatim në atmosferë në rajonin që ndodhet rreth 250 kilometra në verilindje të Moskës. Njerëzve u kërkua që ta mbrojnë veten e tyre, t’i mbyllin shtëpitë e zyret dhe të qëndrojnë brenda... Читать дальше...

Jubileu i shpresave dhe zhgënjimeve

Evropaelire.org 

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008 e deri më sot, pritjet e qytetarëve të saj nuk janë realizuar dhe gjendja e tanishme nuk është e mirë, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike dhe sociale, si dhe qytetarë të vendit. Kjo sipas tyre ka bërë që në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së shtetit të Kosovës, qytetarët të mos tregojnë ndonjë entuziazëm të madh lidhur me shënimin e këtij jubileu. Politologu Ramush Tahiri duke folur për Radion Evropa e Lirë... Читать дальше...

Kabuli mbledh komandantët e ushtrive të rajonit 

Evropaelire.org 

Në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, janë mbledhur shefat e ushtrive të rajonit në një konferencë për të diskutuar rreth bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.  Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit, Daulat Waziri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se shefat e ushtrive të 11-12 vendeve janë duke marrë pjesë në takim, për të cilin ai thotë se është ftuar nga Komanda Qendrore e SHBA-ve (CENTCOM). Në këtë takim besohet se po marrin pjesë, ndër të tjerësh, edhe drejtuesi i CENTCOM-it... Читать дальше...

Mungesë e kuadrit mjekësor për trajtimin e epilepsisë

Evropaelire.org 

Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare, profesionistët shëndetësorë thonë se numri i personave të prekur nga epilepsia, çdo vit shënon rritje. Shtimi i numrit, sipas tyre, vërehet te rastet që paraqiten për trajtim mjekësor. Bazuar në të dhënat jozyrtare, në Kosovë janë rreth 12 mijë persona që vuajnë nga epilepsia. Trajtimi mjekësor i kësaj sëmundjeje, mbetet sfidë për fëmijët e prekur, të cilët jetojnë në familje me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të mesme. Kështu thonë zyrtarë nga Koalicioni... Читать дальше...

Vritet edhe një qytetar i Kosovës në Siri

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se është vrarë në Siri, Betim Ibrahimaj. Ai është personi i dytë nga Kosova që është vrarë javët e fundit në këtë vend. Deri më tash në Siri kanë vdekur apo janë vrarë, 76 shtetas të Kosovës. Ibrahimaj nga komuna e Istogut, ishte i akuzuar në rastin e njohur si, “Liqeni i Badovcit”, por që kishte arritur të arratisej nga Kosova. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha për Radio Evropa e Lirë se policia, "nga burime të ndryshme ka marrë informacione për vdekjen e këtij personi". Читать дальше...

Pengesat e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë

Evropaelire.org 

Ka më gjatë se 10 vjet që kur kanë filluar bisedimet dhe përgatitjet e Kosovës për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Por, ende nuk është kryer as procedura formale e aplikimit. Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thonë se tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme teknike për aplikim në këtë organizatë. Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se dokumentacioni është i gatshëm... Читать дальше...

I jepet lamtumira “gjigantes së të drejtave të njeriut” në Pakistan

Evropaelire.org 

Pakistanezët i kanë dhënë lamtumirën avokates dhe aktivistes së të drejtave të njeriut, Asma Jahangir, e cila ka vdekur në moshën 66-vjeçare nga sulmi në zemër. Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e saj në qytetin Lahore, përfshirë të afërm, miq, avokatë, politikanë dhe aktivistë të të drejtave civile. Duke vlerësuar punën e Jahangirit, shefi i gjyqësorit në Pakistan, Mian Saqib Nisar, e quajti atë “personalitet të lartë dhe të patrembur”. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara... Читать дальше...

Stoltenberg kërkon zgjerimin e misionit të NATO-s në Irak

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ushtarake është e gatshme të zgjerojë misionin trajnues në Irak. Stoltenberg tha se pret që ministrat e Mbrojtjes të NATO-s të pajtohen rreth planifikimit të një misioni më të madh në Irak, gjatë takimit të tyre në Bruksel, më 14 dhe 15 shkurt. “Vitet e përvojës në Afganistan na kanë mësuar se forcimi i trupave lokale është një nga mjetet tona më të mira në luftën kundër terrorizmit", tha shefi i NATO-s në një konferencë për media në Bruksel. Читать дальше...

Optimizëm se çështja e emrit zgjidhet brenda tre muajve

Evropaelire.org 

Bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit për emrin e Maqedonisë janë intensifikuar si asnjëherë më parë, me takime të nivelit të lartë. Takimi i sotëm mes ministrave të Punëve të Jashtme të të dy vendeve me ndërmjetësin, Matthew Nimetz në Vjenë të Austrisë, pritet të hyjë në thelbin e kontestit pas gatishmërisë së Qeverisë së Maqedonisë për pranimin e një emri me përcaktim gjeografik si: Maqedonia e Epërme, Maqedonia Veriore, Maqedonia e Vardarit apo Maqedonia (Shkupi). Një takim... Читать дальше...

Sulmuesi i dyshuar i Stokholmit e pranon fajësinë

Evropaelire.org 

I dyshuari për sulmin vdekjeprurës me kamion, që ka tronditur Suedinë në prill të vitit 2017, e ka pranuar fajësinë në ditën e parë të gjyqit të tij në një gjykatë në Stokholm. Avokati i Rakhmat Akilov tha se ai ka dashur të shkaktojë "frikë" dhe të nxjerrë Suedinë nga koalicioni që udhëheq SHBA-ja kundër grupit militant Shteti Islamik. Akilov, shtetas i Uzbekistanit, akuzohet për përplasjen e kamionit për një turmë njerëzish në një rrugë këmbësorësh në Stokholm, më 7 prill. Në këtë incident janë vrarë pesë njerëz. Читать дальше...

Tillerson: Shteti Islamik mbetet kërcënim serioz

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u bëri thirrje vendeve të koalicionit shumëkombësh që lufton grupin ekstremist Shteti Islamik në Irak dhe Siri të angazhohen për mposhtjen e plotë të militantëve. “Fundi i operacioneve të mëdha luftarake nuk do të thotë se kemi arritur mposhtjen e qëndrueshme të Shtetit Islamik”, tha Tillerson para anatërave të koalicionit, të mbledhur në Kuvajt. Ai tha se luftëtarët e Shtetit Islamik kanë humbur shumicën e territoreve që kanë kontrolluar në Siri dhe Irak... Читать дальше...

Новости России
Москва

Форум Доноров представил результаты первой лаборатории проекта «Музеи и меценаты»


Vitet e shtetësisë në favor të importit

Evropaelire.org 

Edhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosova, nuk arriti të fuqizojë sektorin e prodhimtarisë. Vendi vazhdon të importojë gati të gjitha produktet duke filluar nga ato të konsumit e deri te produktet strategjike. Struktura e importit në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare të Doganave të Kosovë, ka një llojshmëri të madhe, por, kryesisht në aspektin e të hyrave dhe vlerës prijnë nafta dhe derivatet e saj, duhani, automjetet, industria e ushqimit dhe tekstilit, e të tjera. Kontributi i eksporteve në volumin tregtar në vit mbetet shumë i ulët... Читать дальше...

Rasti Ivanoviq, gjykata liron dy policët serbë

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka liruar dy pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, të cilët janë arrestuar në fundjavë, nën dyshimet se kanë manipuluar me prova në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Prokuroria e Kosovës më herët i ka kërkuar gjykatës që të zgjasë në një muaj paraburgimin e dy policëve nga Mitrovica e Veriut. Prokurori kryesor në Mitrovicën e Veriut, Shuqri Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky vendim i gjykatës është i papritur dhe se prokuroria do ta apelojë atë brenda 24 orësh. Читать дальше...

Trump uron 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në letrëm që ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, thuhet se "gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të saj dhe të demokracisë multietnike". "Teksa mbetet punë për t’u bërë, ne duartrokasim përparimin tuaj", ka thënë Trump në letrën e urimit. Читать дальше...

Presidenti i Haitit e dënon Oxfam-in pas skandalit seksual

Evropaelire.org 

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, e dënoi fuqishëm organizatën bamirëse britanike Oxfam, pas zbulimeve se stafi i saj ka angazhuar prostituta gjatë shpërndarjes së ndihmave në vitin 2011. Në një postim në Twitter, Moise tha se këto veprime janë “shkelje shumë serioze e dinjitetit njerëzor”. Oxfam, një nga organizatat më të mëdha të ndihmës në Britaninë e Madhe, ka qenë subjekt i një artikulli në gazetën Times, javën e kaluar. Gazeta britanike e ka akuzuar atë për fshehjen e gjetjeve të një hetimi më 2011... Читать дальше...

Pahor: Respektoni marrëveshjet – nuk ka mënyrë tjetër 

Evropaelire.org 

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor i është drejtuar me një fjalim Kuvendit të Kosovës, ku ka inkurajuar deputetët që t’i miratojnë marrëveshjet, përfshirë edhe Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Duke folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Pahor tha se po viziton Prishtinën, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, për të “thelluar marrëdhëniet”, në mes të Sllovenisë dhe Kosovës. “Për nder të këtij jubileu, pranoni urimet e mija dhe të shtetit që përfaqësoj... Читать дальше...

Në Afganistan diskutohen mënyrat për luftimin e terrorizmit

Evropaelire.org 

Kryeqyteti afgan ka mbledhur shefat ushtarakë të disa vendeve fqinje, përfshirë Pakistanin, për të diskutuar mënyrat e luftimit të terrorizmit. Zyrtarët afganë dhe pakistanezë thanë se konfercena në Kabul do të përfshijë shefin e shtabit të ushtrisë së Pakistanit, gjeneralin Qamar Javed Bajwa, dhe shefat ushtarakë të disa vendeve të Azisë qendrore. Takimi ndiqet edhe nga përfaqësues të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara. Prania e Bajwas është veçanërisht e rëndësishme, pasi edhe zyrtarët afganë... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

ATP представила новые правила парного тенниса






Скажу стихами: Ой, турки, ой, приду…!

Ушла из жизни псковичка Юлия Комова

МВД: в Омске шестилетняя девочка выпала с балкона квартиры на 13-м этаже

Токаев посетит Москву 8—9 мая