Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31

Новости за 26.12.2017

Brexit "mund të jetë model për Turqinë dhe Ukrainën"

Evropaelire.org 

Një marrëveshje “e zgjuar” për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian (Brexit) mund të shërbejë si model për marrëdhëniet e ardhshme të BE-së me shtetet e tjera joanëtare, tha ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. Turqia dhe Ukraina janë dy shtete që mund të përfitojnë nga shablloni, tha ai për grupin e mediave gjermane, Funke. Gabriel tha se nuk e sheh në të ardhme të afërt anëtarëimin e Turqisë apo të Ukrainës në bllok, andaj, sipas tij, duhen forma alternative të bashkëpunimit më të ngushtë. Читать дальше...

Egjipti var 15 militantë për sulmet në Gadishullin Sinai

Evropaelire.org 

Egjipti ka varur 15 militantë të dënuar për sulme kundër forcave të sigurisë në Gadishullin Sinai, në vitin 2013. Ata janë dënuar për vrasje të ushtarëve dhe shkatërrim të automjeteve ushtarake. Autoritetet thanë se ekzekutimet janë kryer të martën në dy burgje në veri të vendit. Këto janë arrestimet e para masive në Egjipt qysh në vitin 2015 kur janë varur gjashtë xhihadistë. Viteve të fundit, në Sinai, grupet xhihadiste, përfshirë të ashtuquajturin Shtet Islamik, kanë sulmuar vazhdimisht ushtrinë, policinë dhe gjykatësit. Читать дальше...

Kampionia ukrainase bojkoton Kampionatin e Shahut për shkak të hixhabit

Evropaelire.org 

Ukrainasja Anna Muzychuk, dy herë kampione e botës në shah, nuk do të marrë pjesë në Kampionatin e Shahut në Arabinë Saudite, sepse nuk dëshiron të veshë hixhab. Në profilin e saj në Facebook, Muzychuk ka thënë se nuk do të shkojë në Arabinë Saudite për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut. “Do të humbas dy tituj botëror sepse nuk dua të luaj me rregullat e dikujt, nuk dua të vesh hixhab dhe të ndjehem si ‘qenie dytësore’”, ka thënë Muzychuk. Në Arabinë Suadite, të gjitha gratë duhet të mbulojnë kokën në publik. Читать дальше...

Katër të arrestuar në Holandë nën dyshimet për terrorizëm

Evropaelire.org 

Policia në Holandë ka arrestuar katër veta, përfshirë një shtetas zviceran, të dyshuar për përfshirje në aktivitete të lidhura me terrorizmin. “Policia në Roterdam ka arrestuar katër veta mbrëmjen e së dielës, nën dyshimet për përfshirje në terrorizëm”, tha të martën përmes një deklarate Zyra e Prokurorit Publik. Policia holandeze ka bastistur tri shtëpi dhe ka konfiskuar të dhëna, por nuk ka gjetur armë apo eksplozivë, thuhet në deklaratë. Të dyshuarit mbeten në paraburgim deri në paraqitjen para gjykatës. Читать дальше...

Shtyhet gjyqi i "puçistëve" të dyshuar në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Gjyqi i të akuzuarve për përpjekje për terrorizëm në Mal të Zi, më 16 tetor të vitit të kaluar, është shtyrë për vitin e ardhshëm, për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës në seancën e së martës. Gjyqtarja Suzana Mugosha tha se avokatët kanë qenë të informuar me kohë për terminet e reja të gjykimit. Gjykata e Lartë në Podgoricë tha se seanca do të vazhdojë më 10 dhe 11 janar. Katërmbëdhjetë të akuzuarit përfshijnë dy rusë, dy udhëheqës të opozitës pro-ruse malazeze, tre shtetas të tjerë malazezë dhe nëntë serbë. Читать дальше...

Liderët dëmtuan raportet me aleatët e Kosovës

Evropaelire.org 

Veprimet e liderëve politikë dhe institucionalë të Kosovës kanë treguar se nuk kanë mirëkuptim karshi qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, lidhur me çështjet që vlerësohen të ndjeshme në raportet e ndërsjella, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tyre, çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si dhe së fundmi edhe tentimin për të dërguar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, propozimin për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar... Читать дальше...

Arrihet marrëveshja për shpronësim me banorët e fshatit Hade dhe Shiptiullë

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se banorët e fundit të fshatrave Hade dhe Shipitullë kanë nënshkruar kontratat për shpronësim të tokave me Korporatën Energjetike të Kosovës. Qeverisë së Kosovës ka njoftuar 'se ka nisur puna në këto zona ku do të bëhen mihje në kërkim të rezervave të thëngjillit dhe do të mundësohet prodhim i shtuar në termocentralet e Kosovës'. “E ripërsërisim edhe njëherë qëndrimin e kryeministrit Ramush Haradinaj se nuk do të ketë ndërprerje... Читать дальше...

Lideri separatist i fal të burgosurit para shkëmbimit me Ukrainën

Evropaelire.org 

Lideri i separatistëve pro rusë, Aleksandr Zakharchenko, i ka falur 74 ukrainasë të burgosur, në kuadër të një shkëmbimi të të burgosurve, e cila pritet të ndodhë mes dy palëve të konfliktit më 27 dhjetor. Lideri separatist, Zakharchenko, ka thënë se shkëmbimi, në të cilin bëjnë pjesë edhe 306 persona të mbajtur nga Ukraina, është vetëm hapi i parë i ndonjë nisme për shkëmbimin e të burgosurve në të ardhmen. “Shkëmbimi do të ndodhë nesër më 27 dhjetor”, u ka thënë Zakharchenko, gazetarëve në Donetsk. Читать дальше...



Irani konfirmon dënimin me vdekje për akademikun iraniano-suedez

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme e Iranit, ka konfirmuar se ka mbështetur dënimin me vdekje kundër akademikut iraniano-suedez, i cili është akuzuar për spiunazh. Studiuesi i Institutit Karolinksa në Stokholm, Ahmadreza Djalali, është arrestuar në prill të vitit 2016, gjatë një vizite në Teheran, për spiunazh dhe “urrejtje ndaj Zotit”, krim i cili në Iran mund të rezultojë me dënim me vdekje. Gjatë një trasmetimi në televizionin e kontrolluar nga shteti, Djalali ka pranuar se i ka dhënë informacione një shërbimi... Читать дальше...

Premtimet pa mbulesë për kompani shtetërore ajrore

Evropaelire.org 

Autoritetet qeveritare në Kosovë premtojnë se gjatë vitit të ardhshëm do të angazhohen në krijimin e një kompanie shtetërore ajrore. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha për Radion Evropa e Lirë se për këtë çështje është në konsultime më ekspertë të fushës përkatëse. “Sa i përket kompanisë shtetërore kosovare, mendoj se në atë drejtim ne duhet të veprojmë, por që deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje që të kemi ndonjë avio-kompani shtetërore vendore, sikurse që ka çdo shtet. Unë jam... Читать дальше...

Opozita dhe rebelët sirianë refuzojnë bisedimet e propozuara nga Rusia

Evropaelire.org 

Luftëtarët rebelë dhe grupet opozitare në Siri kanë refuzuar propozimin e Rusisë për bisedime rreth paqes, duke akuzuar Moskën se ka dështuar që t’i bëjë presion aleatit të saj, presidentit Bashar al-Assad për të përfunduar konfliktin. Përmes një serie të deklaratave, 40 grupe rebele, duke përfshirë disa nga emrat më të njohur në Siri, si dhe politikanë opozitarë kanë thënë se bisedimet e muajit të ardhshëm janë tentim për t’iu “shmangur” procesit të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara që nuk ka arritur... Читать дальше...

Qytetarët i dhurojnë kryeministrit Haradinaj kravata e këmisha

Evropaelire.org 

Qytetarët në Prishtinë, përmes një aksioni simbolik, kanë kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për rritjen pagave për stafin qeveritar. Kryeministri Ramush Haradinaj, në një deklaratë për televizionin publik, e kishte arsyetuar rritjen e pagës së tij, se atij i duhet të blejë “këmisha e kravata”, për tu prezantuar më dinjitetshëm. Qytetarët thanë se nuk kanë nevojë për rritjen e pagave për këtë arsye sepse “ne do ta furnizojmë atë me këmisha e kravata”. (Video: Bujar Tërstena)

Aeroplani JetBlue rrëshqiti nga shtegu në aeroportin në Boston

Evropaelire.org 

Zyrtarët thanë se aeroplani i kompanisë, JetBlue Airways, ka rrëshqitur nga shtegu i paraparë për lëvizje në aeroportin Logan, në Boston të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët thanë se aeropani ka rrëshqitur nga shtegu, pasi ateroi mbrëmë aty kah ora 19.15 minuta sipas kohës lokale. Autoritetet thanë se askush nuk ka pësuar lëndime. Autoritetet në Masaçusets i thanë rrjetit WHDH-TV se bora e kishte detyruar aeroportin për t’i mbyllur pistat për një kohë të shkurtër në mëngjesin e djeshëm, raporton agjencia AP. Читать дальше...

Ivanov: NATO-ja dhe BE-ja, alternativa e vetme për Maqedoninë

Evropaelire.org 

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian është alternativë e vetme për perspektivën dhe kthimin e Maqedonisë në normalitet. Kështu ka deklaruar presidenti, Gjorge Ivanov në fjalimin vjetor në Kuvendin e Maqedonisë. Ai i ka bërë thirrje Brukselit që sa më parë të vendos për zhbllokimin e procesit integrues të Maqedonisë, pasi kjo sipas tij, jo vetëm që do të ishte në interes të qytetarëve, por edhe të sigurisë dhe stabilitetit në rajon. “Presim nga Bashkimi Evropian që të konfirmojë politikën e dyerve të hapura. Читать дальше...

Nga sulmi i dyshuar ajror amerikan është vrarë një militant

Evropaelire.org 

Zyrtarët në rajonin fisnor pakistanez thonë se komandanti i rrjetit afgan, Haqqani, që është një grup militant, cili lufton kundër qeverisë afgane dhe forcave të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan, është vrarë nga sulmi i dyshuar amerikan me një fluturake pa ekuipazh. Zyrtarët i kanë thënë Redaksisë për Pakistanin të Radios Evropa e Lirë se nga ky sulm është goditur makina në të cilën transportohej komandanti militant, Jamil-ud-Din, në hapësirën, Mata Sangar, afër kufirit të Pakistanit me Afganistanin. Читать дальше...

Komisioni kërkon më shumë kohë për fakte rreth Demarkacionit

Evropaelire.org 

Komisioni i ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, kanë ripërsëritur se ish-komisioni nuk ka bërë demarkacion as shënjim të vijës, por vijë të re kufitare. Përfaqësuesit e këtij Komisioni, të cilët raportuan para Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kanë theksuar se kanë hartuar një raport preliminar dhe jo përfundimtar, pasi që siç thonë ata 'nuk kanë pasur shumë kohë'. Sipas tyre, nëse do të kishin më shumë kohë do të gjenim... Читать дальше...

BE: Rasti Navalny ka hedhur dyshime në pluralizmin politik në Rusi

Evropaelire.org 

Një zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, thotë se moslejimi i politikanit opozitar, Aleksei Navalny, që të kandidojë në zgjedhjet presidenciale ruse në mars të vitit 2018, “ka hedhur dyshime serioze në sistemin e pluralizmit politik në Rusi” dhe perspektivën për zgjedhje demokratike në këtë vend. Zëdhënësja, Maja Kocijançiq, tha sot se për Navalnyn, “Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kishte marrë vendim se ai ishte... Читать дальше...

Pakistani dhe Afganistani i thërrasin talibanët në bisedime

Evropaelire.org 

Ministrat e jashtëm të Pakistanit dhe Afganistanit, në një thirrje të përbashkët për militantët talibanë, kanë kërkuar që ata tu bashkohen bisedimeve paqësore, pas një takimi të organizuar nga Kina, që synonte përmirësimin e raporteve ndërmjet Kabulit dhe Islamabadit. Kjo thirrje u bë pasi ministri i jashtëm i Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të jashtëm afgan, Salahuddin Rabbani, u takuan sot në Pekin, me ministrin e jashtëm të Kinës, Wang Yi. Në ftesën e tyre... Читать дальше...

Navalny kërkon bojkot të procesit zgjedhor në Rusi

Evropaelire.org 

Komisioni Qendror Zgjedhor i ka ndaluar edhe zyrtarisht liderit opozitar, Aleksei Navalny që të garojë kundër presidentit rus, Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të marsit të vitit të ardhshëm në Rusi. Aktivisti kundër korrupsionit, Navalny ka bërë thirrje për bojkotim të procesit zgjedhor. Komisioni ka thënë se dënimi, për të cilin Navalny beson se ishte i motivuar politikisht është arsyeja kryesore se pse ai nuk mund të garojë për president. Sipas sondazheve Putini mund të fitojë lehtë... Читать дальше...

Новости России
Москва

Обвалилась кровля На горящем заводе в Москве удалось локализовать огонь


Kinë: 8 vjet burg për aktivistin e quajtur “kasapi vulgar”

Evropaelire.org 

Në Kinë është dënuar aktivisti i njohur i të drejtave të njeriut, Wu Gan, me tetë vjet burg, lidhur me akuza për përmbysjen e autoritetit shtetëror. Një gjykatë në qytetin verior, Tianjin, e ka dënuar sot këtë aktivist, i cili është tallur dhe u ka bërë presion zyrtarëve kinezë në Internet, me emrin, Kasapi Ultra Vulgar. Ky është dënimi më i rëndë në vargun e vendimeve gjyqësore, në kuadër të goditjes kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut në Kinë. Avokati i të dënuarit Wu tha se mbrojtja do të paraqes ankesë ndaj këtij vendimi. Читать дальше...

Rusia krijon prani të përhershme në bazat në Siri

Evropaelire.org 

Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, thotë se Rusia ka filluar krijimin e pranisë së përhershme në dy baza të veta ushtarake në Siri. Një bazë e këtillë është kapaciteti i marinës ruse në Tartus dhe tjetra është në një bazë ajrore ruse afër qytetit Latakia. Shoigu tha sot se presidenti, Vladimir Putin, e ka “miratuar strukturën e personelit në dy baza kryesore” gjatë javës së kaluar dhe Rusia “ka filluar formimin e pranisë së grupit të vazhdueshëm të forcave atje”. Njëherësh, Këshilli... Читать дальше...

Peru: Protestë masive kundër amnistisë për ish-presidentin

Evropaelire.org 

Mijëra shtetas të Perusë kanë protestuar mbrëmë në kryeqytetin Lima kudër amnistisë për ish-presidentin, Alberto Fujimori. Protestuesit kanë kërkuar që presidenti aktual i Perusë, Pedro Pablo Kuczynski, të paraqes dorëheqje, pasi pardje e ka amnistuar Fujimorin, për siç ka thënë, shëndetin e dobët. Ka pasur edhe përleshje të policisë me demonstruesit. Alberto Fujimori, 79 vjeçaar, ishte duke vuajtur dënimin prej 25 vjetësh burg, për vrasjen e 25 njerëzve gjatë fushatës kundër grupit terrorist të krahut të majtë, Shining Path. Читать дальше...

Moskë: Nëntë vetë ende në spital pas përplasjes së autobusit

Evropaelire.org 

Autoritetet thonë se nëntë vetë mbesin sot ende në spital, një ditë pasi një autobus i udhëtarëve doli nga rruga dhe u përplas në një shteg të këmbësorëve në Moskë. Katër vetë janë vrarë nga përplasja e djeshme afër stacionit të metros, Slavyansky Boulevard, në Moskë. Në mesin e të vrarëve ishte edhe një vajzë 12 vjeçare. Burime spitalore thanë se personat në spital kanë lëndime që përshkruhen si “të rënda”. Në pamjet e transmetuara në televizion shihet autobusi duke lëvizur teposhtë nëpër shkallë dhe duke i rrezikuar disa këmbësorë. Читать дальше...

Siri: Forcat e sigurisë i rimarrin territoret nga kryengritësit

Evropaelire.org 

Forcat e qeverisë së Sirisë e kanë rimarrë kontrollin në një enklavë të kontrolluar nga kryengritësit, afër kufirit me Izraelin dhe Libanin. Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, ka njoftuar mbrëmë se forcat qeveritare e kishin rrethuar qytetin, Beit Jin, dhe hapësirat rreth tij, pas një ofensive madhore. Ky grup monitorues tha se po zhvillohen negociata për evakuimin e luftëtarëve kryengritës në provincën veriperëndimore, Idlib. Izraeli... Читать дальше...

Afganistan: Nga sulmet e ndara janë vrarë policë dhe civilë

Evropaelire.org 

Dhjetë njerëz janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës afër selisë së Agjencisë së inteligjencës së Afganistanit në kryeqytetin Kabul, kanë thënë zyrtarët. Sulmi ka ndodhur dje gjatë orëve të mëngjesit kur ka shumë njerëz nëpër rrugë në një lagje të Kabulit, afër hyrjes së Drejtoratit për sigurinë kombëtare, ka njoftuar Ministria e brendshme afgane. Në këtë hapësirë gjenden edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe selia e NATO-s. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

WTA предвкушает дуэль Елена Рыбакина — Юлия Путинцева на турнире в Мадриде






Москва. Котельническая высотка на рассвете и снег.

Более 3 тысяч жителей Пушкино прошли диспансеризацию в апреле

Эксперт в области культуры, искусства и моды Елена Шерипова: как привить детям любовь к выставкам и театрам

Психолог объяснила, как смотреть с детьми кино о войне, чтобы не травмировать их психику