Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июль
2018

Новости за 28.07.2018

Jep dorëheqje një kardinal pas skandalit për abuzim seksual

Evropaelire.org 

Njëri nga kardinalët më të shquar të Kishës Katolike ka dhënë dorëheqje, pas publikimit të një skandali për abuzim seksual. Papa Françesku, përmes një deklarate njoftoi sot se ka pranuar dorëheqjen e kardinalit Theodore McCarrick, ish-kryepeshkop në Uashington. Dorëheqja vjen pas raportimeve muajin e kaluar se zyrtarët e kishës amerikane kishin pranuar se McCarric kishte abuzuar seksualisht një adoleshent. Kjo ngjarje kishe ndodhur rreth 50 vjet më parë. Që prej asaj kohe janë paraqitur edhe akuza të tjera. Читать дальше...

Dy persona vdesin nga zjarret në Kaliforni

Evropaelire.org 

Zjarre të mëdha që kanë kapluar veriun e Kalifornisë, kanë lënë të vdekur dy zjarrfikës dhe kanë detyruar mijëra persona që të largohen nga shtëpitë e tyre. Zjarret në qarkun Shasta, të përcjellura me erëra të fuqishme, që kanë krijuar “tornado zjarri”, kanë shkatërruar po ashtu të paktën 500 struktura dhe mijëra shtëpi janë në rrezik që të përfshihen nga flakët. Zjarret filluan të hënën dhe zjarrfikësit thonë se deri më tani, kanë arritur që të vën nën kontroll vetëm 5 përqind të zjarreve. ... Читать дальше...

Opozita i ikë përfshirjes në dialog

Evropaelire.org 

Përderisa Kosova gjendet në prag të fazës finale të dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, spektri politik në Kosovë ende mbetet i ndarë lidhur me qasjen që vendi duhet ta ketë në këtë dialog. Partitë opozitare, të cilat në vazhdimësi kanë kundërshtuar dhe vazhdojnë ta kundërshtojnë rolin udhëheqës të presidenti Hashim Thaçi në finalen e procesit të dialogut, kanë dhënë propozime të ndryshme, të cilat sipas tyre do të çonin drejt një uniteti të spektrit politik karshi dialogut. Politologu Ramush Tahiri... Читать дальше...

Talibanët dhe zyrtarët e SHBA-së janë takuar në Katar

Evropaelire.org 

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe talibanët janë takuar këtë javë, me qëllim që të nisin negociatat e paqes, për t’i dhënë fund luftës 17-vjeçare në Afganistan, ka thënë një zyrtar i talibanëve. Takimi, që ka ndodhur në Katar më 23 korrik, ka ardhur në kohën e rritjes së momentumit në Uashington, Kabul dhe gjetkë, për të gjetur mënyra që t’i jepet fund dhunës. Zyrtar taliban, i cili ka folur në kushte anonimiteti, i ka thënë Radios Mashaal se përfaqësuesit e talibanëve janë takuar me zëvendësndihmësen e Sekretarit amerikan të Shtetit... Читать дальше...

Mustafa: Demaçi i duhej botës shqiptare

Evropaelire.org 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se kontributi i jashtëzakonshëm i veprimtarit Adem Demaçi do të përkujtohet dhe nderohet nga qytetarët e Kosovës. Mustafa, përmes një postimi në Facebook, thotë se një “disident i pathyeshëm dhe një jokonformist” si Demaçi, i duhej botës shqiptare. Veprimtari politik dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Adem Demaçi ndërroi jetë më 26 korrik në moshën 82-vjeçare. Ai u varros sot në Prishtinë me nderimet në të larta shtetërore.

Mijëra rusë protestojnë kundër rritjes së moshës së pensionimit

Evropaelire.org 

Dhjetëra mijëra rusë po protestojnë në mbarë vendin, kundër një plani mjaft kundërthënës të Qeverisë, për rritjen e moshës së daljes në pension. Partia Komuniste Ruse është organizatorja kryesore e këtyre protestave. Por, në mesin e pjesëmarrëve ka edhe mbështetës të opozitarit rus, Aleksei Navanly, përfaqësues të fondacionit “Rusia e Hapur” të Mikhail Khodorkovsky , lëvizkes Fronti Levy si dhe partisë opoztare Yabloko. Në Moskë, organizatorët thanë se mbi 100 mijë persona janë mbledhur për të kundërshtuar këtë plan... Читать дальше...

Spanjë: Shpëtohen afro një mijë migrantë

Evropaelire.org 

Marina spanjolle në dy ditët ka shpëtuar pothuajse një mijë migrantë, të cilët po tentonin që të kalonin Detin Mesdhe për të arritur në brigjet evropiane. Autoritetet spanjolle thonë se kanë nxjerrë trupat e 206 persona nga dhjetë anije të ndryshme mëngjesin e së dielës, pasi kanë arritur që të shpëtojnë 774 migrantë, të cilët po udhëtonin me 52 anije të ndryshme gjatë të premtes. Përderisa trazirat në Libi e kanë bërë më të vështirë për migrantët që të përdorin atë rrugë për të arritur në Itali... Читать дальше...

Partitë politike në Maqedoni, pronare edhe të tokave

Evropaelire.org 

Me ndryshimet e fundit në Ligjin për financimin e partive politike, përveç rritjes fondeve nga 0.06% në 0.15 për qind të shumës së përgjithshme të buxhetit, partitë në Maqedoni do të ketë të drejtën të posedojnë tokë, pasuri të patundshme, hapësira afariste, mjete transportuese, të marrin kredi e burime tjera të financimit nga anëtarësia, donacionet, sponsorët dhe shitja e materialit propagandistik. E gjithë kjo, sipas partive që kanë miratuar ndryshimet ligjore ka për qëllim evitimin e financimeve... Читать дальше...



I jepet lamtumira Adem Demaçit

Evropaelire.org 

Me nderime të larta shtetërore është varrosur sot në Prishtinë, veprimtari i njohur politik dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi.

Egjipti dënon 75 persona me dënim me vdekje

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje 75 persona, përfshirë edhe figura të larta të grupit të jashtëligjshëm “Vëllazëria Myslimane”, për pjesëmarrje në ngjarjet që çuan në rrëzimin e presidentit Mohammed Morsi. Vendimi i publikuar sot Gjykata për Krime në Kajro, do t’i dërgohet Myftiut të Madh – autoritetit më të lartë fetar në vend – për opionin e tij lidhur me këtë vendim. Agjencia shtetërore e lajmeve Al-Ahram raporton se shqiptimi i dënimeve edhe për 660 persona të tjerë, do të bëhet publik gjatë muajit shtator.

Shpërthime në qytetin afgan Jalalabad

Evropaelire.org 

Një seri shpërthimesh dhe të shtënash me armë është raportuar se kanë ndodhur në qytetin lindor të Afganistanit, Jalalabad. Të shtëna janë dëgjuar nga një zonë ku gjendet një konvikt ku trajnohen mamitë, njoftuan zyrtarët lokalë. Attaullah Khogyani, zëdhënës i Qeverisë provinciale, ka thënë se disa nga studentët janë evakuuar nga ndërtesa. Ai ka thënë se është raportuar për një shpërthim në qarkun e tretë të policisë në Jalalabad, që gjendet në provincën Nangarhar. Ende nuk ka raportime për viktima. Читать дальше...

Mattis: SHBA nuk po kërkon ndryshimin e regjimit në Iran

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë ndryshimin e regjimit në Iran, ka deklaruar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis. I pyetur nëse administrata amerikane ka krijuar politikë për rrëzimin apo ndryshimin e regjimit, Mattis deklaroi më 27 korrik se nuk ka asgjë të tillë “të inicuar”. Ai ka thënë se qëllimi i SHBA-së është që të ndryshojë sjelljen e Iranit. “Ne duam të ndryshojmë sjelljen e tyre dhe kërcënimeve që ata paraqesin me ushtrinë e tyre, me shërbimet sekrete dhe me surrogatët e tyre”, ka thënë Mattis. Читать дальше...

Gjykata bullgare refuzon traktatin për luftimin e dhunës ndaj grave

Evropaelire.org 

Një gjykatë e lartë në Bullgari e ka cilësuar si jokushtetuese një traktat evropain për luftën kundër dhunës ndaj gruas. Vendimi i 27 korrikut me gjasë shuan shpresat që ky traktat të ratifikohet në Parlamentin e Bullgarisë. Traktati i Artikullit 81, që ka për qëllim të parandalojë dhunën ndaj grave – që prej përdhunimit martesor e deri te gjymtim gjenital – u hartua nga Këshilli i Evropës. Qeveria e kryyeministrit të qendrës së djathtë, Boyko Borissov e ka miratuar të ashtuquajtën Konventë... Читать дальше...

Gjykata bullgare refuzon traktatin për luftimin e dhunës kundër grave

Evropaelire.org 

Një gjykatë e lartë në Bullgari e ka cilësuar si jokushtetuese një traktat evropain për luftën kundër dhunës ndaj gruas. Vendimi i 27 korrikut me gjasë shuan shpresat që ky traktat të ratifikohet në Parlamentin e Bullgarisë. Traktati i Artikullit 81, që ka për qëllim të parandalojë dhunën ndaj grave – që prej përdhunimit martesor e deri te gjymtim gjenital – u hartua nga Këshilli i Evropës. Qeveria e kryyeministrit të qendrës së djathtë, Boyko Borissov e ka miratuar të ashtuquajtën Konventë... Читать дальше...

Sot Kosova i jep lamtumirën Adem Demaçit

Evropaelire.org 

Kosova i jep sot lamtumirën veprimtarit të njohur politik dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi, i cili vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82 vjeçare. Varrimi i Demaçit, bëhet në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë me ceremoni shtetërore. Sipas agjendës zyrtare, në orën 08:30, Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës, do ta sjellë arkivolin në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, kurse në orën 9:00 do të fillojë ceremonia komemorative. Në ketë ceremoni pritet të marrin... Читать дальше...

Me nderime të larta shtetërore varroset Adem Demaçi

Evropaelire.org 

Me nderime të larta shtetërore është varrosur të shtunën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, veprimtari i njohur politik dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi. Ai vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82-vjeçare. Përfaqësuesit e institucioneve nga Kosova, Shqipëria, por edhe politikanë nga vende të tjera të rajonit, e kanë vlerësuar lartë punë dhe veprën e Demaçit. Në ceremoninë komemorative, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha para të pranishmëve se Damaçi, ishte një kolos që u flijua gjithë jetën për shqiptarët. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Андрей Рублёв

Рублев о победе над Алькарасом на турнире в Мадриде: мне очень помогла подача






СК: в Красногорске мужчина до смерти избил отца и попал под суд

Первые майские заморозки зафиксировали в столичном регионе в субботу ночью

Александр Горячев: «Новый вызов - 2024» как путь к социальной инновации и сотрудничеству

Утильсбор снова повысят – что будет с ценами на автомобили в России