Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2019

Новости за 02.03.2019

Të paktën 20 të vdekur nga vërshimet në Afganistan

Evropaelire.org 

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën – përfshirë edhe fëmijë – në jug të Afganistanit, pas vërshimeve, që përfshinë rreth 2 mijë shtëpi, tha një agjenci e Kombeve të Bashkuara. Shirat e furishëm goditën qytetin e Kandaharit dhe gjashtë qarqe të tij të premten, tha Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare e OKB-së. Zyrtarët e Qeverisë afgane tha se qindra shtëpi në provincën Herat u shkatërruan nga vërshimet. Personat e prekur nga vërshimet janë evakuuar në zona të sigurta në qytetin e Kandaharit, njoftuan autoritetet. Читать дальше...

Ndryshimi i kufirit akomodon apetitet hegjemone

Evropaelire.org 

Ideja e ndryshimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje eventuale për arritjen e një marrëveshje juridikisht obliguese ndërmjet dy vendeve, e cila u nxor në pah që nga mesi i vitit të kaluar, ka nxitur debate te ashpra në Kosovë. Në opinion, kjo ide është parë në forma, opsione dhe koncepte të ndryshme, si korrigjim i kufirit, si ndarje e Kosovës dhe si shkëmbim i territoreve ndërmjet dy vendeve. Por, cilat janë dallimet ndërmjet këtyre koncepteve? Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës... Читать дальше...

SpaceX nis raketë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës

Evropaelire.org 

Një raketë e SpaceX që barte një kapsulë të re, është nisur drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Kjo është një arritje e madhe për kompaninë e Elon Musk dhe për agjencinë amerikane të hapësirës NASA, të cilët duan që të rinisin misionet për dërgimin e njerëzve në hapësirë. Kapsula pothuajse pesë metra e gjatë e SpaceX është nisur nga Qendra Kennedy në Florida. Ajo bartë me vete një manekin testues të quajtur Ripley, me qëllim që të testojë nëse në të ardhmen mund të dërgojë njerëz në hapësirë. Читать дальше...

Investimet kapitale në Maqedoninë e Veriut në nivel të ulët

Evropaelire.org 

Biznesmenët në Maqedoninë e Veriut thonë se janë shqetësuese të dhënat e muajit janar të këtij viti, ku thuhet se janë realizuar vetëm një për qind e investimeve kapitale, që janë projektuar në buxhetin e shtetit. Ndërkohë, autoritet qeveritare të Maqedonisë së Veriut thonë se starti i keq në fillimin të këtij viti nuk i ka dekurajuar, madje përkundrazi, janë të bindur se ky vit do të shënojë kthesën më të madhe të realizmit të investimeve kapitale. Sipas të dhënave të dikasterit të financave në Maqedoninë e Veriut... Читать дальше...

Forcat e mbështetura nga SHBA-ja avancojnë në lindje të Sirisë

Evropaelire.org 

Forcat që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, që luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik në lindje të Sirisë, raportohet se kanë avancuar në zonën e fundit që ekstremistët kanë nën kontroll. Forcat Demokratike Siriane (SDF) thanë sot se kanë avancuar në dy fronte në Baghouz, në provincën Deir el-Zour. Zana Amedi nga Forcat Demokratike Siriane tha për agjencinë Associated Press se “një forcë aktive tokësore” po avancon në territoret e kontrolluara nga IS-i, ndërsa ekstremistët po sulmojnë me snajperë dhe me mina tokësore. Читать дальше...

Vazhdojnë përleshjet ndërmjet Indisë dhe Pakistanit

Evropaelire.org 

Forcat e Indisë dhe Pakistanit kanë vazhduar luftimet e ashpra në territorin e kontestuar të Kashimirit, ku të dy palët kanë akuzuar njëri-tjetrin se kanë nisur bombardimet vdekjeprurëse. Ushtria pakistaneze ka thënë sot se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë dy ushtarë të saj, në afërsi të Linjës së Kontrollit, që ndanë territorin e kontestuar mes dy shteteve. Ndërkaq, policia indiane ka njoftuar se një nënë dhe dy fëmijët e saj janë vrarë në shtëpinë e tyre nga bombardimet e kthyera nga Pakistani në rajonin e Kashmirit. Читать дальше...

Thaçi: Korrigjim kufiri, por jo shkëmbim e ndarje të Kosovës

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se është pro korrigjimit të kufirit me Serbinë, por sipas tij, ai nuk do të lejojë që të diskutohet për shkëmbime territoresh e as ndarje të Kosovës. “Ideja e shkëmbimit të territoreve është një ide e keqe, është pazar gjë të cilën nuk do të lejojmë të ndodhë, as që do të lejojmë që dikush (këtë ide) ta shtrojë në tavolinë. As që do të lejomë që dikush të diskutojë për çështjen e ndarjes së Kosovës. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të paprekshëm". Читать дальше...

Kundërshtohet zgjatja e afatit të hetimeve

Evropaelire.org 

Sistemi gjyqësor në Kosovë është kritikuar vazhdimisht për mosefikasitet në trajtimin e rasteve penale. Por, pavarësisht kësaj, Ministria e Drejtësisë në Kosovë, në kuadër të ndryshimeve ligjore, ka propozuar në Draft-kodin e Procedurës Penale që afati i hetimeve të zgjatet nga dy në katër vjet. Sipas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë, gjithsecili prokuror do t’i kishte në dispozicion deri në katër vjet për të zhvilluar hetime në një rast penal. Propozimi për zgjatjen e këtij afati, është... Читать дальше...



Haradinaj: Thaçi të mos mendojë se mund ta mashtrojë më Kosovën

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi, që të, siç u shpreh ai “mashtrojë” Kosovën me idenë për korrigjim të lehtë të kufirit me Serbinë. “Vija kufitare me Serbinë, nëse do të jetë korrigjim i lehtë, mundet të mos jetë aq i lehtë. I bëj thirrje presidentit tonë, Hashim Thaçi që të mos mendojë se mund ta mashtrojë më Kosovën, as me korrigjim të lehtë. Shënjimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes. Kufiri ynë ekziston, policia jonë e patrullon. Читать дальше...

McAllister kërkon pezullimin e taksës doganore

Evropaelire.org 

Një grup i eurodeputetëve, i kryesuar nga kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister u takuan sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj. Pas takimit, gjatë një konference për media, McAllister i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të pezullojë taksën doganore prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në mënyrë që dialogu në Bruksel të vazhdojë. “Sipas pikëpamjes sonë, pezullimi i tarifës do të jetë rruga drejt suksesit. Читать дальше...

Arabia Saudite do të gjykojë aktivistet për të drejtat e grave

Evropaelire.org 

Arabia Saudite po përgatitet që të gjykojë një numër të paspecifikuar të aktivisteve për të drejtat e grave, pasi i ka mbajtur ato në burg për rreth një vit, po u ngritur aktakuzë. Në një deklaratë për media, prokurorët thanë se ky rast është dërguar në gjykata dhe se hetimi për të është kryer. Prokurorët nuk kanë detaje lidhur me akuzat as për datën e fillimit të gjykimeve. Disa prej të ndaluarve thuhet se janë përballur me torturë dhe ngacmim seksual gjatë marrjes në pyetje, pas arrestimit të tyre në muajin maj të vitit të kaluar. Читать дальше...

Vdes fizikani rus Alferov, fitues i Çmimit Nobel

Evropaelire.org 

Ka vdekur në moshën 88-vjeçare Zhores Alferov, shkencëtar rus, që kishte fituar Çmimin Nobel për fizikë. “Zhores Alferov vdiq sot”, tha gruaja e tij, raportuan mediat ruse. Shkaku i vdekjes së Alferov nuk është bërë publik. Fizikaniti ishte po ashtu deputet komunist në Dhomën e Ulët të Parlamentit. Alferov ka ndarë Çmimin Nobel për fizikë në vitin 2000 për punën e tij për gjysmë-përçuesit dhe teknologjinë e laserëve.  Alferov ishte nderuar për inovacionet në teknologji, që tani përdoren në çdo gjë... Читать дальше...

Kush i garanton mbi tre miliardë euro kursime të qytetarëve?

Evropaelire.org 

Më shumë se 3.3 miliardë euro llogaritet vlera e kursimeve apo depozitave të qytetarëve në 10 bankat komerciale që operojnë në Kosovë. Edhe pse përfaqësues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, vazhdimisht kanë pohuar se sistemi financiar është sigurt, i qëndrueshëm, te disa qytetarë shtrohet dilema se sa janë të sigurta kursimet në rast të likuidimit të ndonjërës nga bankat që veprojnë në Kosovë. Një qytetare nga Prishtina, Agnesa Kastrati, e cila punon në sektorin privat, thotë se... Читать дальше...

Trump dhe Xi pritet të takohen gjatë këtij muaji

Evropaelire.org 

Një ndihmës i lartë i Shtëpisë së Bardhë thotë se presidenti Donald Trump me gjasë do të mbajë një samit në Florida, gjatë muajit mars, me homologun e tij kinez, Xi Jinping, teksa dy shtetet pritet të finalizojnë marrëveshjen tregtare. Këshilltari për ekonomi i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow tha për Fox Business se Trump dhe Xi mund të nënshkruajnë një marrëveshje të re, kur ata të takohen në Mar-a-Lago. “Ende nuk është definitive... por, unë mendoj se mund të pritet në një e tillë”, u shpreh Kudlow. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Свентек стала первой полуфиналисткой турнира WTA-1000 в Мадриде






Депутат Леонид Зюганов опроверг слухи о госпитализации из-за боли в позвоночнике

Цифровая библиотека Москвы пополнилась наборами данных по лучевой диагностике

Еще одну госуслугу по строительству улучшили в Подмосковье

Жилищные сертификаты выдали переселенцам в Жуковском