Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2019

Новости за 07.05.2019

Ndërkombëtarët kritikojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian kritikoi ashpër vendimin e Turqisë për të përsëritur zgjedhjet për kryebashkiak të Stambollit, pas fitores së opozitës. "Sigurimi i një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe transparent është thelbësor për çdo demokraci dhe është në zemër të marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Turqinë", tha përmes një deklarate shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Qeveria franceze u bëri thirrje autoriteteve turke të tregojnë "respekt për parimet demokratike, pluralizmin, drejtësinë dhe transparencën". Читать дальше...

Gabimi i pilotëve po hetohet si shkak i mundshëm i aksidentit në Moskë

Evropaelire.org 

Hetuesit rusë po e shyqrtojnë gabimin e pilotëve si shkak të mundshëm të djegies së një aeroplani të kompanisë Aeroflot në aeroportin Sheremetyevo të Moskës. Dyzetenjë vetë humbën jetën pasi avioni Sukhoi Superjet-100 u përfshi nga flakët pas aterimit, më 5 maj. Anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët thanë se aeroplani u godit nga rrufeja në ajër, e cila i ndërpreu komunikimet me kontrollorët në tokë. Gazeta ruse Kommersant citoi burime anonime të kenë thënë se pilotët bënë disa gabime përara aterimit urgjent... Читать дальше...

Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë Orbanin

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Takimi do të zhvillohet më 13 maj, njoftoi Shtëpia e Bardhë. "Marrë parasysh lidhjet e kahmotshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Hungarisë, presidenti dhe kryeministri do të diskutojnë mënyrat për të thelluar bashkëpunimin në një varg çështjesh, përfshirë tregtinë, energjinë dhe sigurinë kibernetike", thuhet në njoftim. Si udhëheqës të vendeve të NATO-s... Читать дальше...

Pas taksës paralajmërohen edhe masa tjera ndaj Serbisë

Evropaelire.org 

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind për të gjitha importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina mund të pasohet edhe me masa shtesë ndaj Serbisë, paralajmërojnë autoritetet në Prishtinë. Qeveria e Kosovës ende nuk e ka definuar se cilat do të jenë ato masa, por si të tilla do të pasonin vendimin e 21 nëntorit, për vendosjen e taksës 100 për qind. Të shtunën, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se ka marrë vendim që të shpallen persona të padëshiruar apo non-grata... Читать дальше...

SHBA-ja uron Pendarovskin për fitoren në zgjedhje

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara e uruan Stevo Pendarovskin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. "SHBA-ja është një partner i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë për bashkëpunim me Stevo Pendarovskin dhe me të gjitha partitë politike, në rrugën e Maqedonisë së Veriut për t'u bërë anëtarja e 30-të e NATO-s dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian", thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit, të cilën e transmeton shërbimi maqedonas i Radios Evropa e Lirë. Читать дальше...

Mbi 20 mijë vizitorë gjatë ditës në QKUK

Evropaelire.org 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës frekuentohet nga më shumë se 20 mijë vizitorë gjatë ditës, të cilët kryesisht vizitojnë të afërmit e tyre të shtrirë në këtë qendër. Një numër kaq i madh i vizitorëve, pos tjerash, po vlerësohet se ndikon edhe në përkeqësimin e gjendjes higjienike brenda kësaj qendre shëndetësore. Ibrahim Tërshnjaku, inspektor sanitar, i tha Radios Evropa e Lirë se si Inspektorat disa herë kanë lëshuar urdhër që numri i vizitorëve të menaxhohet, ngase po e pamundëson mbajtjen në nivel të higjienës. Читать дальше...

Tribunali po heton një telefonatë të Karaxhiqit në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Tribunali i Kombeve të Bashkuara tha se po bën hetime se si ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, ka telefonuar në një ngjarje në Mal të Zi nga qelia e tij e burgut në Hagë. Një zëdhënës i Tribunalit tha se thirrja e Karaxhiqit ishte e paautorizuar. "Zyrtari komandues nuk i dha të burgosurit miratimin paraprak për të përdorur pajisjet e komunikimit. Ka arsye për të besuar se i burgosuri mund të ketë kryer vepër penale", tha Olufemi Elias. Incidenti ndodhi dy muaj pasi një panel... Читать дальше...

Papa Françesku mban liturgji në Shkup

Evropaelire.org 

“Bashkëjetesa në Maqedoninë e Veriut është shembull në Evropë”, ka porositur Papa Françesku politikanët e Maqedonisë së Veriut. Ai sot para disa mijëra besimtarëve në sheshin "Maqedonia" mbajti një liturgji (meshë) të shenjtë ku theksoi se si njerëz “jemi ngopur dhe kemi humbur shijen e vëllazërisë”.



Riintegrimi i vështirë i të kthyerve nga Siria

Evropaelire.org 

Kthimi i më shumë se 100 qytetarëve të Kosovës nga zonat e konfliktit në Siri, sipas zyrtarëve të shtetit, nuk duhet të shqetësojë qytetarët e tjerë të Kosovës, pasi personat e kthyer nuk paraqesin rrezik për sigurinë në Kosovë. Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, Fatos Makolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e sigurisë janë duke kryer punën e tyre. Sipas tij, edhe pse disa prej të kthyerve janë luftëtarë të huaj dhe kanë marrë pjesë në konfliktet në Siri dhe Irak... Читать дальше...

Dhjetëra të vrarë në veriperëndim të Sirisë, OKB bën thirrje për qetësi

Evropaelire.org 

Kombet e Bashkuara bënë thirrje për shtensionimin e situatës në veriperëndim të Sirisë, pasi luftimet midis forcave qeveritare dhe opozitare atje lanë dhjetëra civilë të vrarë ose të plagosur. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, iu bëri thirrje të gjitha palëve që t'i kthehen armëpushimit, i cili mbulon pjesë të kontrolluara nga opozita në provincat Idlib, Alepo dhe Hama. Aktivistët thanë se 43 luftëtarë dhe pesë civilë u vranë vetëm të hënën. Zyra e Komisionarit të Lartë të... Читать дальше...

Sfida e riintegrimit të të kthyerve nga Siria

Evropaelire.org 

Kosova është para një sfide se si t’i riintegrojë mbi 100 personat që janë kthyer nga Siria. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit Fatos Makolli, ka thënë se nuk duhet krijuar panik sepse të kthyerit nuk paraqesin rrezik për sigurinë në Kosovë.

Këshilli i Arktikut nuk arrin të dalë me deklaratë të përbashkët

Evropaelire.org 

Pjesëmarrësit në takimin e Këshillit të Arktikut, që u zhvillua në qytetin Rovaniemi të Finlandës, nuk arritën të dalin me një deklaratë përfundimtare për shkak të, siç u tha, refuzimit të Shteteve të Bashkuara për të përmendur ndryshimet klimatike. Në fillim të takimit të 11-të ministror të Këshillit, ministri i Jashtëm finlanez, Timo Soini, tha se deklarata e përbashkët përfundimtare është "jashtë tryezës" dhe se do të zëvendësohet me deklarata ministrore. Ai nuk dha shpjegime. Sipas pjesëmarrësve... Читать дальше...

Talibanët vrasin tetë pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë

Evropaelire.org 

Luftëtarët talibanë sulmuan postblloqet e sigurisë në provincën Takhar të Afganistanit, duke vrarë tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë. Shefi i këshillit të provincës, Wafiullah Rahmani, tha se tre ushtarë dhe pesë policë janë vrarë në sulmet në qarkun Khuaja Bahaudin. Përgjegjësinë për sulmet e morën talibanët. Ata po i sulmojnë gati çdo ditë forcat afgane të sigurisë, edhe pse përfaqësuesit e tyre politikë po marrin pjesë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, për t'i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan. Читать дальше...

Autoritetet e Kosovës çmojnë lartë rolin e gjeneralit amerikan Orr

Evropaelire.org 

Autoritetet e Kosovës e kanë vlerësuar lartë figurën dhe rolin e gjeneralit amerikan, Timothy Orr nga Garda Kombëtare e Iowa-s, duke e cilësuar atë si një ndër personalitetet që ka ndikuar në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës. Gjenerali amerikan po qëndron në vizitën e tij lamtumirëse në Kosovë, me ç’rast është pritur në takime të ndara nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Po ashtu, ai do të vizitojë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Читать дальше...

Pompeo anulon vizitën në Gjermani; takon sërish Lavrovin

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, anuloi vizitën në Gjermani, vetëm disa orë përpara se të mbërrinte në Berlin, për shkak të, siç u tha, "çështjeve të ngutshme". Zyrtarët rusë thanë, ndërkohë, se Pompeo pritet të takojë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në qytetin Soçi të Rusisë, më 14 maj. "Për fat të keq, duhet t'i riplanifikojmë takimet në Berlin për shkak të çështjeve të ngutshme", tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus. Ajo shtoi se takimet e Pompeos me kancelaren gjermane... Читать дальше...

FMN: Tensionet SHBA-Kinë kërcënojnë ekonominë botërore

Evropaelire.org 

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se tensionet e reja tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë kërcënimi kryesor për ekonominë botërore. Lagarde i bëri komentet në një konferencë në Paris, një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, lëkundi tregjet globale, duke kërcënuar se tarifat e vëna mbi eksportet e Kinës në SHBA do të arrijnë në 25% të premten, nga niveli aktual prej 10%. Duke folur në Forumin e Parisit, edhe ministri i Ekonomisë i Francës... Читать дальше...

Stambolli sërish në zgjedhje, opozita turke thotë se kjo është “diktaturë e qartë”

Evropaelire.org 

Kolegji Zgjedhor i Turqisë ka urdhëruar që zgjedhjet lokale të përsëriten në Stamboll, pas një fitoreje të opozitës në muajin mars. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan u ankua për rezultatin zgjedhor pasi pretendonte se gjatë zgjedhjeve kishte parregullsi dhe korrupsion. Përfaqësuesi i Partisë së Erdoganit AK në bord, Rexhep Ozel, tha se vendimi u bazua në dokumente të panënshkruara të rezultateve nga zgjedhjet e 31 marsit dhe në faktin sedisa zyrtarë... Читать дальше...

Vizita e Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut

Evropaelire.org 

Papa Françesku arriti të martën në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga presidenti në largim, Gjeorge Ivanov. Në vizitën e parë në këtë shtet, Papa do të drejtojë një meshë në përkujtim të Nënë Terezës, humaniste e njohur botërore dhe fituese çmimit Nobel, e lindur në Shkup.

Новости России
Москва

Магнитная буря 2 мая может спровоцировать северное сияние в Москве


Mianmar: Lirohen nga burgu dy gazetarët e Reuters-it

Evropaelire.org 

Janë liruar dy gazetarët e agjencisë Reuters të burgosur në Mianmar lidhur me raportimet e tyre për komunitetin mysliman Rohingya. Wa Lone, 33 vjeç dhe Kyaw Soe Oo, 29, të dënuar me shtatë vjet burgim shtatorin e kaluar, u liruan në bazë të një amnistie presidenciale. Ata kaluan më shumë se 500 ditë burg në periferi të Yangon. Derisa po dilte nga burgu gazetari Wa Lone u zotua se do të vazhdojë raportimin e tij dhe tha se ishte i emocionuar të kthehej në punë në agjencinë ndërkombëtare të lajmeve. Читать дальше...

Facebook fshin llogari me origjinë nga Rusia

Evropaelire.org 

Rrjeti social Facebook njoftoi se ka fshirë dhjetra llogari që besohet se ishin me origjinë nga Rusia. Kompania tha se këto llogari ishin të përfshira në “sjellje të koordinuar joautentike”. Në shënjestër të kompanisë ishin llogaritë që mashtronin për autenticitetin dhe se nuk ishte e qartë kush qëndronte pas tyre. Kjo masë e Facebook-ut përfshiu gjithashtu llogaritë në rrjetin social Instagram. "Ne gjetëm dy operacione të ndara me origjinë nga Rusia që përdorën taktika të ngjashme, duke... Читать дальше...

NATO-ja e shqetësuar me planet turke për blerjen e sistemin rus

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehu shqetësimin për pasojat që do të kishte blerja e sistemit rus raketor nga ana e Turqisë. Gjatë një konference për media së bashku me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, Stoltenberg tha se megjithatë secili aleat i NATO-s merr vendime autonome sa i përket blerjes së pajisjeve ushtarake. “Mirëpo në të njëjtën kohë unë jam i shqetësuar për potencialin e pasojave lidhur me vendimin e Turqisë, pasi Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione”, tha Stoltenberg. Читать дальше...

Papa Françesku arrin në Maqedoninë e Veriut, Shkupi nën masa të rrepta sigurie

Evropaelire.org 

Papa Françesku arriti të martën në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në vizitën e parë në këtë shtet të një drejtues të kishës kalotike ku do të drejtojë një meshë në përkujtim të Nënë Terezës, humaniste e njohur botërore dhe fituese çmimit Nobel, e lindur në Shkup. Ati i shenjtë gjatë qëndrimit njëditor në Maqedoninë e Veriut do të takohet presidentin në largim, Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev, i cili vizitën e Papës në Shkup, e ka vlerësuar si historike dhe që mbart mesazhin e pajtimit dhe solidaritetit. Читать дальше...

Autoritetet amerikane dhe ruse diskutojnë për situatën në Venezuelë

Evropaelire.org 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se kishte një "bisedë të mirë" me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, rreth Venezuelës dhe temave të tjera, ndërsa Lavrov i quajti bisedimet "konstruktive". Të dy diplomatët u takuan gjatë samitit të Këshillit Arktik, që u mbajt në Finlandë. Një ditë para takimit, Pompeo kërkoi që Rusia të "dalë jashtë" nga Venezuela. “Është shumë e qartë, në i duam rusët jashtë Venezuelës, i duam iranianët jashtë, njëjtë edhe kubanezët”, tha Pompeo para nisjes për në takim më Lavrovin. Читать дальше...

Në Stamboll do të përsëriten zgjedhjet

Evropaelire.org 

Kolegji Zgjedhor i Turqisë ka urdhëruar që zgjedhjet lokale të përsëriten në Stamboll, pas një fitoreje të opozitës në muajin mars. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit, Rexhep Tayyip Erdogan u ankua për rezultatin zgjedhor pasi pretendonte se gjatë zgjedhjeve kishte parregullsi dhe korrupsion. Kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Ekrem ImamogluI, cili nga autoritetet zyrtarisht u konfirmua si kryebashkiak i Stambollit muajin e kaluar, tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte i ndikuar nga partia në pushtet. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Потапова и Павлюченкова вышли в полуфинал турнира WTA в Мадриде в парном разряде






Еще один сирота из Лосино-Петровского получил жилищный сертификат

Новый сезон танцевального проекта начнется в Подмосковье 11 мая

Сильная магнитная буря внезапно разыгралась на Земле

«Совершенствуют способы обмана»: могут ли мошенники украсть деньги с заблокированной карты