Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Сентябрь
2019

Новости за 17.09.2019

KS i OKB-së zgjat mandatin e misionit në Afganistan

Evropaelire.org 

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi në mënyrë uninanime të zgjasë mandatin e misionit politik në Afganistan. Kina kishte kërcënuar me veto, për shkak të një reference në dokument, për projektin e saj infrastrukturor “Rruga e Mëndafshit”. Por, dallimet u tejkaluan pas bisedimeve intenzive mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Për të kaluar një rezolutë, duhet të ketë nëntë vota pro dhe asnjë veto nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Franca, Rusia dhe Britania. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan... Читать дальше...

A ishte Irani prapa sulmeve në objektet e naftës saudite?

Evropaelire.org 

Sulmet ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite kanë tronditur tregjet botërore të energjisë, nxitën tensione në rajon dhe provokuan kërcenime për veprime ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara. Sulmet që ndodhën më 14 shtator, kanë prishur rreth gjysmën e prodhimit të naftës së Arabisë Saudite - afërsisht 5 përqind të furnizimeve botërore – duke shënuar ndërprerjen më të madhe në furnizimet botërore. Përgjegjësinë për sulmin e morën rebelët Huthi në Jemen, të cilët gëzojnë mbështetjen e Iranin. Читать дальше...

SHBA-ja po peshon përgjigjen më të duhur ndaj sulmeve në rafineritë saudite

Evropaelire.org 

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha të martën se Shtetet e Bashkuara po rishikojnë provat që sugjerojnë se Irani ishte pas sulmeve ndaj objekteve të naftës saudite. Ai shtoi se SHBA-ja është e gatshme për të mbrojtur interesat dhe aleatët e saj në Lindjen e Mesme. "Ne jemi duke vlerësuar të gjitha provat. Ne po këshillohemi me aleatët tanë. Dhe, presidenti do të përcaktojë rrugën më të mirë të veprimit në ditët në vazhdim", tha Pence në një fjalim në Fondacionit Heritage në Uashington. Sekretari i Shtetit... Читать дальше...

Rritet numri i azilkërkuesve në Evropë

Evropaelire.org 

Zyra për Azil e Bashkimit Evropian (EASO ) thotë se numri i njerëzve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në vendet evropiane, u rrit për 26 për qind gjatë muajit korrik. EASO tha në një deklaratë se rreth 62.900 persona kërkuan azil gjatë muajit korrik. “Numri është më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, por ende shumë më e ulët se nivelet e regjistruara më 2015 dhe 2016, kur mbi 1 milion migrantë hynë në Evropë, shumica e tyre të larguar nga konflikti në Siri dhe Irak”, thotë organizata. Читать дальше...

Deficiti tregtar i Kosovës kalon mbi tre miliardë euro

Evropaelire.org 

Kosova ka një deficit vjetor tregtar që arrin shifrën në mbi 3 miliardë euro. Ky deficit tregtar, sipas ekspertëve, është i lartë dhe vjen si pasojë e mospërputhjes ndërmjet vlerës së eksporteve dhe të importeve. Si i tillë, deficiti në këtë nivel, nënvizojnë ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve, ndikon edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2018, vlera e importit të produkteve të huaja në Kosovë kishte arritur shifrën mbi 3 miliardë euro... Читать дальше...

Klinë: Një e mitur humb jetën nga goditja e trenit

Evropaelire.org 

Një vajzë e mitur e ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni në komunën e Klinës. Incidenti ka ndodhur të martën në mesditë. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. ‘’Policia e Kosovës është informuar lidhur me një rast,ku dyshohet se një vajzë të mitur e ka goditur treni. Ne vendin e ngjarjes kane dalë policia dhe prokurori. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit, përderisa autoritetet kompetente janë duke trajtuar rastin’’, tha Hoxha.

Gjykata e Apelit konfirmon dënimet për grupin e Kumanovës

Evropaelire.org 

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e njohur si i Kumanovës, i cili më 2 nëntor 2017 ishte dënuar me 746 vjet burgim. Për veprën terrorizëm ishin dënuar gjithsej 37 persona, shumica shtetas të Kosovës, të cilën ishin shpallur fajtorë për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në 'Lagjen e Trimave', në Kumanovë. Gjatë luftimeve që kishin zgjatur dy ditë ishin vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Shtatë pjesëtarë të grupit ishin dënuar me burg të përjetshëm... Читать дальше...

Rritet numri i viktimave nga sulmet në Afganistan

Evropaelire.org 

Të paktën 24 njerëz u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës me bomba, pranë një tubimi zgjedhor, ku po merrte pjesë presidenti i Afganistan, Ashraf Ghani. Presidenti ka shpëtuar pa pasoja, njoftuan zyrtarët. Ghani sapo kishte filluar të mbajë një fjalim në mitingun në kryeqytetin e Provincës Parvan, në veri të Kabulit, kur ndodhi sulmi i parë. Më vonë, një shpërthim tjetër vetëvrasës tronditi Kabulin qendror, duke vrarë të paktën 22 njerëz dhe duke plagosur 38 të tjerë, bëri të ditur ministria e Brendshme. Читать дальше...



Tusk: BE-ja t’i përmbushë detyrimet ndaj Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk e ka lavdëruar Maqedoninë e Veriut për përmbushjen e detyrimeve në procesin e nisjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke thënë se tani e njëjta i takon edhe Brukselit. Këto komente Tusk i bëri në Shkup në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. “Maqedonia e Veriut, dy vjetët e fundit ka bërë gjithçka çka pritej prej saj. Tani e ka radhën Evropa që të përfundojë pjesën e saj të detyrimeve”, tha Tusk. Читать дальше...

India pretendon pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyan Jaishankar, tha se pjesa e Kashmirit e kontrolluar nga Pakistani i përket Indisë dhe se ai pret që India, një ditë, të fitojë kontrollin fizik mbi të. India administron Luginën e Kashmirit e cila është në masë të madhe e populluar, ndërkaq Pakistani kontrollon rajonin në perëndim, të cilin New Delhi e quan si Kashmiri i pushtuar nga Pakistani. “Pozicioni ynë është, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i qartë. Ai rajon është pjesë e Indisë dhe ne presim një ditë që të kemi juridiksionin fizik mbi të"... Читать дальше...

Policia tajlandeze kërkon nga universitetet të dhënat e studentëve myslimanë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Tajlandës po e mbron një vendim për të kërkuar informacione nga universitetet, për studentët që i përkasin minoritetit mysliman. Masa ishte kritikuar si diskriminuese dhe joligjore. Kryeministri, Prayuth Chan-ocha, tha se kërkesa e policisë ishte e nevojshme për të ndërtuar një bazë të dhënash të sigurisë kombëtare. Ky vendim pason një seri shpërthimesh me bomba në Bangkok, në muajin gusht, për të cilat u fajësuan të dyshuarit myslimanë. Një letër zyrtare e policisë, të cilën e shpërndau në internet... Читать дальше...

Xhihadi, historia që lidh talibanët me Al-Kaidën në Afganistan

Evropaelire.org 

Talibanët i kanë premtuar Uashingtonit, gjatë muajve të negociatave, se Shtetet e Bashkuara nuk do të sulmohen më kurrë nga toka afgane. Një zotim i tillë do të duhej të kishte përfshirë edhe grupin militant, Al-Kaida, që ka planifikuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 nga brendësia e Afganistanit. Megjithatë, xhihadi apo lufta e shenjtë dhe historia e përbashkët vazhdojnë të mbajnë të lidhura këto dy grupe militante dhe nuk ka shenja të prishjes së marrëdhënieve në mes të aleatëve për një kohë të gjatë. Читать дальше...

Londra dhe Berlini: Sulmet në rafineritë saudite kërkojnë përgjigje ndërkombëtare

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ranë dakord se duhet të punojnë me partnerët ndërkombëtarë, për të ndërmarë një përgjigje të përbashkët ndaj sulmeve në objektet e naftës në Arabinë Saudite. Të dy liderët gjithashtu ranë dakord se ekziston nevoja për shtensionimin e situatës në rajon, si dhe u angazhuan për një qasje të përbashkët ndaj Iranit, vend ky i cili është fajësuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për sulmin ndaj objekteve saudite të naftës. Читать дальше...

Christine Lagarde merr mbështetjen e PE-së për të drejtuar Bankën Qendrore Evropiane

Evropaelire.org 

Parlamenti Evropian mbështeti emërimin e Christine Lagarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane. Ky votim i hap rrugën asaj që të bëhet gruaja e parë që mban këtë post. Ligjvënësit votuan 394 për, 206 kundër dhe me 49 abstenime në seancën e parlamentit në Strasburg. "Christine Lagarde është një zgjedhje e shkëlqyeshme", tha para votimit, Ludek Niedermayer, një ligjvënës i krahut të djathtë. Lagarde nuk ishte e pranishme në seancë, pavarësisht ftesës për të marrë pjesë. Lagarde... Читать дальше...

Cili nga kandidatët për kryeministër do të bisedojë me Serbinë dhe në ç'mënyrë?

Evropaelire.org 

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe qasja ndaj këtij dialogu, është një temat në të cilat janë fokusuar shumica e kandidatëve, të cilët partitë politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, i kanë nominuar për kryeministër të vendit. Dy kandidatët për kryeministër të partive politike, të cilat në mandatin e kaluar legjislativ kanë qenë pjesë e opozitës, Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje... Читать дальше...

Udhëheqësja e Hong Kongut bën thirrje për dialog dhe ndalje të dhunës

Evropaelire.org 

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha të martën se ajo dhe ekipi i saj do të fillojnë dialogun me qytetarët, ndërsa përsëriti se dhuna që ka rrënuar qytetin gjatë tre muajve të protestave duhet të marrë fund. "Shoqëria Hong Kongut ka grumbulluar shumë çështje të thella ekonomike, sociale dhe madje edhe politike. Shpresoj se këto forma të ndryshme të dialogut mund të ofrojnë një platformë për të diskutuar", u tha Lam gazetarëve në një konferencë për media. Megjithatë ajo tha se kjo platformë... Читать дальше...

Policia franceze zhvendos qindra migrantë

Evropaelire.org 

Policia franceze po zhvendos të paktën 900 migrantë nga një palestër dhe një kamp, pas shqetësimeve për sigurinë dhe higjenën. Një zëdhënës i rajonit Nord tha se migrantët që po evakuohen përfshijnë një numër të paspecifikuar të fëmijëve dhe familjet e tyre. Mediat lokale thonë se migrantët janë kryesisht kurdë nga Iraku. Një gjykatë këtë muaj urdhëroi që migrantët të largoheshin, në mënyrë që të ndalet dhuna dhe trafikimi i qenieve njerëzore në atë rajon. Zëdhënësi tha se migrantët janë dërguar në strehimore të përkohshme... Читать дальше...

Trump i gatshëm të ndihmojë sauditët që t’i kundërpërgjigjen sulmit

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se “gjithnjë e më shumë duket” se Irani qëndron prapa një sulmi në fundjavë mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite, por shtoi se është ende herët që kjo të thuhet me siguri. Trump po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan luftë, porse janë të gatshme ta ndihmojnë Arabinë Saudite – aleaten kryesore në rajonin e Gjirit – që t’i kundërpërgjigjet sulmit, sapo të përcaktohet përfundimisht se kush është përgjegjës. “Nuk dua luftë me askënd... Читать дальше...

Dhjetëra të vrarë nga sulmi në një tubim zgjedhor në Afganistan

Evropaelire.org 

Së paku 24 njerëz u vranë dhe mbi 30 të tjerë u plagosën nga një shpërthim në afërsi të një tubimi zgjedhor në Afganistan. Në këtë ngjarje në Çarikar - kryeqytet i provincës Parvan - po merrte pjesë edhe presidenti afgan, Ashraf Ghani, por një ndihmës i tij tha se Ghani nuk është plagosur. Kreu i spitalit të provincës, Abdul Qasim Sangin, tha se shumica e viktimave duket se janë civilë dhe se në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë. Një zyrtar i qeverisë lokale tha se sulmi është kryer nga një sulmues vetëvrasës. Читать дальше...

Новости России
Москва

Магнитная буря 2 мая может спровоцировать северное сияние в Москве


Fushatë burrash që lë nën hije gratë

Evropaelire.org 

Grave kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, nuk po u jepet hapësira e mjaftueshme në tubime para zgjedhore, thonë përfaqësuese të organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave. Sipas tyre, edhe në këtë parafushatë që po zhvillohet, pasi që fushata zgjedhore zyrtarisht për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 6 tetorit fillon më 25 shtator, burrat po dominojnë me prezencë si në debate në media ashtu edhe në tubime me qytetarë. Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore... Читать дальше...

Shefi i OKB-së hap sesionin e ri të Asamblesë së Përgjithshme

Evropaelire.org 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, hap sot sesionin e 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.  Guterres do të mirëpresë presidentin e ardhshëm të Asamblesë, Tijjani Muhammad-Bande, nga Nigeria, i cili do të marrë rolin e ri si kryesues i organizatës 193-anëtarëshe. Siç është traditë, sesioni i ri fillon një javë para se të fillojë debati i nivelit të lartë në Asamble, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë. "Në një botë që ndryshon me shpejtësi... Читать дальше...

Mbijetuesja e kancerit noton katër herë Kanalin e La Manshit

Evropaelire.org 

Një grua amerikane u bë personi i parë në botë që notoi Kanalin e La Manshit katër herë, pa u ndalur. Sarah Thomas, 37 vjeçe, e filloi sfidën në orët e para të së dielës dhe e përfundoi të martën në mëngjes, pas më shumë se 54 orësh. Notarja, e cila përfundoi trajtimin e kancerit në gji një vit më parë, tha se ua kushton notin e saj "të gjithë të mbijetuarve nga kanceri". Më herët, vetëm katër notarë e kanë kapërcyer Kanalin me not, tri herë pa u ndalur. Kanali i La Manshit lidh Anglinë dhe Francën. Читать дальше...

Shefi i NATO-s shpreh shqetësim nga sulmet në Arabinë Saudite

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është jashtëzakonisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i tensioneve, pas sulmeve në fundjavë mbi objektet e naftës në Arabinë Saudite. "U bëjmë thirrje të gjitha palëve që t'i parandalojnë sulmet e tilla përsëri, sepse ato mund të kenë pasoja negative në gjithë rajonin. Ne jemi tejet të shqetësuar për rrezikun e përshkallëzimit", tha Stoltenberg në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP. Të hënën, Shtetet e Bashkuara publikuan... Читать дальше...

Në Izrael mbahen zgjedhjet e përgjithshme

Evropaelire.org 

Izraelitët po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme - të dytat në pesë muaj. Kryeministri Benjamin Netanyahu i thirri zgjedhjet pasi dështoi të formojë koalicionin qeverisës, pas votimeve në prill.  Sondazhet e fundit të opinionit e nxorën partinë e tij Likud në konkurrencë të ngushtë me rivalen kryesore, Partinë Blu dhe Bardhë, të udhëhequr nga ish-shefi ushtarark, Benny Gantz. Sondazhet sugjerojnë se asnjëra prej këtyre partive nuk do të ketë shumicë të qartë. Bisedimet për formimin e koalicionit... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко вышла в ⅛ финала турнира WTA в Мадриде






Вверх или вниз? Эксперты объяснили, как изменятся цены на новостройки в мае

Больше всего пострадавших от клещей за неделю в Шегарском и Верхнекетском районах

Сильная магнитная буря внезапно разыгралась на Земле

Иван Стебунов объяснил, почему не выносит немецкий язык