Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Ноябрь
2019

Новости за 18.11.2019

SHBA ndryshon qëndrim: Vendbanimet izraelite nuk janë më të paligjshme

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara e ndryshuan pozicionin e tyre ndaj vendbanimeve hebraike që ka ndërtuar Izraeli në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke mos i parë më ato si shkelje e ligjit ndërkombëtar. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se statusi i Bregut Perëndimor duhet të negociohet nga Izraeli dhe palestinezët. Vendbanimet janë komunitete të krijuara nga Izraeli në tokën e pushtuar gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme. Ato kanë qenë prej kohësh burim i mosmarrëveshjeve midis Izraelit dhe palestinezëve... Читать дальше...

SHBA-ja i bën thirrje Evropës t'i riatdhesojë luftëtarët e IS-it

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara i kanë intensifikuar thirrjet për vendet evropiane që t'i riatdhesojnë dhe gjykojnë qytetarët e tyre që kanë luftuar për grupin militant Shteti Islamik (IS). Koordinatori kundër terrorizmit i Departamentit amerikan të Shtetit, Nathan Sales, arriti të hënën në Bruksel, për të shtyrë përpara argumentin e Uashingtonit se rikthimi i luftëtarëve në shtëpi është mënyra më efektive për t'u marrë me ta. "Ne të gjithë e kuptojmë nevojën për të qenë të ashpër ndaj terroristëve. Por... Читать дальше...

Zelensky emëron një avokat amerikan si këshilltar të tij

Evropaelire.org 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, emëroi këshilltar të tij një avokat amerikan. Mandati i Andrew Mac, i cili udhëheq një zyrë të avokatisë në Uashington, u tha se do të jetë krijimi i marrëdhënieve me ukrainasit etnikë që jetojnë jashtë. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate të shkurtër të publikuar në ueb-faqen e presidentit të Ukrainës. Emërimi i Mac vjen në kohën kur reputacioni i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara është ndikuar nga hetimet që po bëhen kundër presidentit amerikan, Donald Trump. Читать дальше...

Suedia mbështet bisedimet midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Evropaelire.org 

Suedia i ofron mbështetje Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për t'iu bashkuar Bashkimit Evropian, tha ministrja e Jashtme e këtij vendi, Ann Linde. Gjatë qëndrimit në Shkup, ajo tha se Suedia "është e vetëdijshme për zhgënjimin" që ka përjetuar Maqedonia e Veriut pas dështimit të Këshillit Evropian, muajin e kaluar, për t'i dhënë datë për nisjen e negociatave të anëtarësimit.  Por, shtoi Linde, është "thelbësore" që Shkupi të vazhdojë me zbatimin e reformave të kërkuara nga BE-ja. Në samitin e tetorit... Читать дальше...

Ndryshon 'matematika' e formimit të koalicionit

Evropaelire.org 

Partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje mund të vihet para opsionit të ndryshimit të formulës dhe matematikës së numrave në lidhje me koalicionin e ri qeverisës. Një nevojë e tillë, besohet se mund të diktohet nga fakti se pas anulimit të mijëra votave të cilësuara si të pavlefshme, tani koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë mund të sigurojë gjashtë ulëse në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Ky ndryshim e bën... Читать дальше...

Trump do ta shqyrtojë dhënien e dëshmisë në hetimet kundër tij

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se i pëlqen "ideja" e dëshmisë në kuadër të hetimeve që po bëhen për shkarkimin e tij. Në një postim në Twitter, Trump tha se "do ta shqyrtojë fuqishëm" këtë veprim, të cilin e sugjeroi në fundjavë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi. "Presidenti është i mirëpritur të flasë të vërtetën para hetuesve, nëse dëshiron", tha Pelosi. Trump po hetohet nga rivalët demokratë nëse ka kërkuar ose jo ndihmë, në mënyrë të padrejtë... Читать дальше...

Oliver Varhelyi zgjidhet Komisionar i Zgjerimit të BE-së

Evropaelire.org 

Parlamenti Evropian e miratoi Oliver Varhelyin për Komisionar të Zgjerimit të Bashkimit Evropian. Varhelyi, kandidat nga Hungaria, ka qenë në seancë dëgjimore javën e kaluar, por nuk ka arritur t'i bindë plotësisht ligjvënësit e Parlamentit Evropian se është i gatshëm për postin. Atij i është dashur të përgjigjet edhe në pyetje shtesë me shkrim. Përgjigjet janë dërguar paraditen e së hënës dhe kanë qenë të mjaftueshme që deputetët të konfirmojnë emërimin e tij. Varhelyi është kandidati i dytë nga Hungaria për komisionar evropian. Читать дальше...

A po e shkelin gjykatat ligjin me burgosjen e personave për kundërvajtje në trafik?

Evropaelire.org 

Ndonëse me Ligjin për kundërvajtje nuk parashihet që personat e gjobitur për shkelje të rregullave të komunikacionit të dënohen me burgim, shumë persona në Kosovë vazhdojnë të burgosen për të shlyer gjobat e shqiptuara. Zyrtarët në Gjykatën Themelore në Prizren, konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se për vite me radhë, gjykata ka marrë vendime lidhur me këtë çështje dhe ato janë ekzekutuar. "Te aktgjykimet e plotfuqishme ka edhe dënime të shqiptuara për vepër penale, rrezikim i trafikut publik... Читать дальше...



Tensione të larta në Iran, së paku 6 njerëz të vrarë në protesta

Evropaelire.org 

Tensionet në Iran mbeten të larta edhe tri ditë pasi rritja e çmimeve të naftës nxiti protesta në disa qytete.  Situata në rrugë sot është e paqartë, pasi autoritetet kanë urdhëruar ndërprerjen e Internetit në disa pjesë, gjë që ka kufizuar edhe publikimin e videove dhe komunikimet e tjera në mediat sociale. Zyrtarët thanë se gjashtë njerëz janë vrarë në përleshje - në mesin e tyre: tre protestues, dy pjesëtarë të forcave iraniane të sigurisë dhe një roje e sigurisë, por, sipas disa raporteve... Читать дальше...

Filmi Joker thyen rekord të ri

Evropaelire.org 

Filmi "Joker" kaloi shumën prej 1 miliard dollarësh në tregun global të shitjes së biletave këtë fundjavë, duke u bërë filmi i parë me vlerësimin R që arrin një gjë të tillë. Vlerësimi R në Shtetet e Bashkuara kërkon që çdo person nën moshën 17 vjeç ta shikojë filmin në kinema i shoqëruar nga një i rritur. Javën e kaluar, Joker është bërë filmi më fitimprurës i bazuar në personazhe komike, pasi ka bërë më shumë se 950 milionë dollarë në arkën mbarëbotërore. Regjisori Todd Phillips e bëri filmin me një buxhet prej 62.5 milionë dollarësh... Читать дальше...

Shkup: Vetting në gjyqësor për forcimin e shtetit ligjor

Evropaelire.org 

Kritikat e bashkësisë ndërkombëtare për ngecje të reformave në gjyqësor, vonesat në gjykimin e lëndëve të Prokurorisë Speciale, politizimi i gjykatave, rastet korruptive në mesin e gjyqtarëve e prokurorëve, kanë bërë që edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut të iniciojë nevojën e procesit të verifikimit, i njohur ndryshe edhe si “vetting”. Nga Ministria e Drejtësisë, thonë se për këtë çështje do të diskutojnë edhe me përfaqësues ndërkombëtarë për të shqyrtuar modalitetet e nisjes së procesit ndërkohë... Читать дальше...

Berisha: Taksa ka ulur për 99 për qind importin nga Serbia dhe BeH

Evropaelire.org 

Vetëm gjashtë milionë euro është vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina që janë importuar në Kosovë për një vit, që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind për produktet e këtyre dy shteteve. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i përgjithshëm i Doganës se Kosovës, Bahri Berisha. Ai ndërkaq ka treguar se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar importi nga këto dy shtete ka qenë 520 milionë euro. Radio Evropa e Lirë: Zoti Berisha, po mbushen një vit nga vendimi për taksën 100 për qind... Читать дальше...

Rusia ia kthen tri anijet Ukrainës

Evropaelire.org 

Rusia ia ktheu tri anije Ukrainës - gati një vit pasi i konfiskoi ato në gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar ilegalisht në vitin 2014. Ministria e Jashtme ruse tha se anijet janë kthyer pasi "hetuesit i studiuan plotësisht ato" për "kalim të paligjshëm të kufirit" dhe shtoi se "prania e tyre e mëtejshme në Rusi është e panevojshme". Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e konfirmoi kthimin e anijeve përmes një deklarate të postuar në faqen e saj të internetit. Më 25 nëntor... Читать дальше...

OKB: Shtatë milionë fëmijë, të privuar nga liria

Evropaelire.org 

Rreth shtatë milionë fëmijë në vit nuk janë të lirë, pasi ata mbahen në burgje, paraburgim, qendra për ndalimin e migracionit, shtëpi për persona me aftësi të kufizuara ose institucione të mirëqenies, thuhet në një studim të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut. Sipas autorëve, ky vlerësim bie në kundërshtim me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, që është një pakt i nënshkruar nga afro 200 vende të botës dhe që e lejon ndalimin nën moshën 18-vjeçare vetëm si masë afatshkurtër.  "Edhe... Читать дальше...

Kosova dhe Shqipëria zotohen për luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta janë zotuar për vazhdimin e kthimit të qytetarëve të të dyja vendeve nga kampet e Sirisë dhe angazhimin për risocializimin e tyre në shoqëri. Ata i bën këto deklarata në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar në Tiranë nga presidenti Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin amerikan të Shtetit. Presidenti Thaçi tha se Kosova është përballur me sfidën e elementeve të ekstremizmit dhe radikalizmit, por si shoqëri... Читать дальше...

Vuçiq del nga spitali pas problemeve në zemër

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë nga spitali, ku ishte shtruar për shkak të problemeve në zemër, raportoi transmetuesi publik serb, RTS.   Sipas burimit të njëjtë, gjendja shëndetësore e Vuçiqit është stabile.   Zyra e tij ka thënë se presidenti është shtruar në spitalin ushtarak të Beogradit më 15 nëntor, si pasojë e "problemeve kardiovaskulare".   “Mjekët ia kanë shpëtuar jetën të premten”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar. "Kur është pranuar, është vlerësuar se jeta e tij është në rrezik"... Читать дальше...

Hong Kong: Arrestohen protestuesit teksa largohen nga kampusi universitar

Evropaelire.org 

Shumë protestues janë arrestuar derisa kanë tentuar të ikin nga kampusi i Universitetit të Hong Kongut, që ishte rrethuar nga policia. Një grup prej 100 personave kanë tentuar të largohen nga Universiteti Politeknik, mirëpo janë përballur me gaz lotjsellës dhe plumba gome. Kjo është hera e tretë që protestuesit kanë tentuar të ikin, pas një nate të përleshjes mes protestuesve dhe policisë. Edhe javët e kaluara, Universiteti Politeknik ishte kthyer në skenë të dhunës. Në të njëjtën kohë, një... Читать дальше...

Policia po heton sulmin që la katër persona të vdekur në Kaliforni

Evropaelire.org 

Policia në qytetin e Kalifornisë, Fresno është duke hetuar sulmin me të shtëna masive në një festë futbolli që ka ndodhur të dielën. Gjatë sulmit janë qëlluar 10 persona, katër prej tyre janë vrarë, pesë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa një tjetër është plagosur, kanë njoftuar zyrtarët policorë. Tre persona kanë vdekur në skenën e sulmit derisa i katërti rrugës për të spital, ka thënë zëvendës-shefi policor i Fresnos, Michael Reed. “Zemrat tona janë me familjet e viktimave të kësaj gjëje. Читать дальше...

Shtohen thirrjet për dialog në Gjeorgji teksa mbahen protesta kundër qeverisë

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje, Qeverisë së Gjeorgjisë, partive politike dhe shoqërisë civile që të përfshihen në “dialog të qetë dhe të respektueshëm”, pasi mijëra persona kanë protestuar në Tbilisi, me kërkesën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Protestuesit kundër-qeverisë janë mbledhur jashtë parlamentit më 17 nëntor, tri ditë pasi parlamenti ka refuzuar ndryshimet kushtetuese për kalim në një sistem zgjedhor proporcional. Ndryshimi i sistemit, nga i përzier në proporcional nga viti 2020... Читать дальше...

Lideri suprem i Iranit përkrah rritjen e çmimit të naftës

Evropaelire.org 

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka përkrahur rritjen e çmimit të naftës që ka nxitur protesta kombëtare, për të cilat ka fajësuar kundërshtarët e Republikës Islamike dhe armiqtë e huaj. “Shumë njerëz duket se janë të shqetësuar nga ky vendim, mirëpo sabotimi dhe zjarrvënia po kryhen nga huliganët dhe jo njerëzit tanë”, ka thënë Khamenei në një fjalim televiziv. Zyrartarë policorë dhe forca të sigurisë janë përleshur me protestuesit të Teheran dhe dhjetëra qytete të tjera në fundjavë, kanë raportuar agjencitë iraniane të lajmeve. Читать дальше...

Intervistë me James Appathurai

Evropaelire.org 

Zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, James Appathurai, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se raporti midis Kosovës dhe Serbisë, mbase paraqet sfidën më thelbësore në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai konfirmon se NATO-ja do të bëjë çmos për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje, përderisa thekson angazhimin e saj për të siguruar një mjedis të sigurtë në Kosovë.

Dy politikanëve australianë u ndalohet hyrja në Kinë

Evropaelire.org 

Dy politikanëve australianë, Andrew Hastie dhe James Paterson u është ndaluar hyrja në Kinë, për shkak të kritikave që kanë bërë ndaj këtij shteti, mirëpo ata sërish kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga deklaratat fillestare. Hastie dhe Paterson, të dy anëtarë të qeverisë, kishin planifikuar të realizonin një udhëtim studimor në Kinë. Mirëpo aplikacionet e tyre për vizë u janë refuzuar dhe ambasada kineze ka thënë se ata mund ta vizitojnë këtë vend vetëm nëse “pendohen” me të vërtetë për komentet e tyre. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Касаткина проиграла Путинцевой и не смогла выйти в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде






Журналистка на пенсии: история успеха и новая роль Елены Ханги

Третья по силе магнитная буря началась на территории России

Концерт «Пасхальная радость» пройдет в Музеях Московского Кремля

Дело о "Горизонте" для педагогов: Арестованы ещё два фигуранта по делу экс-главы "Гостеха"