Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Март
2020

Новости за 09.03.2020

Reformat në administratë, pjesë e fushatës parazgjedhore

Evropaelire.org 

Administrata e Maqedonisë së Veriut, sipas njohësve, vazhdon të mbetet pre e politikës dhe presioni ndaj saj, bëhet më i dukshëm gjatë proceseve zgjedhore. Këto komente vijnë si reagim ndaj deklarimit të liderit të Lidhjes Socialdemokrate, njëherësh ish-kryeministrit Zoran Zaev, i cili është shprehur se do ta shkurtojë administratën për 20 për qind, nëse del partia e parë në zgjedhjet e 12 prillit. Por, partia opozitare maqedonase, VMRO-DMPNE ka kritikuar këtë qëndrim të Zaevit, duke e cilësuar si “dyfytyrësi”... Читать дальше...

Thaçi e Kurti nuk bëhen bashkë për dialogun

Evropaelire.org 

Dy protagonistët kryesorë nga Kosova në dialogun me Serbinë, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti, nuk janë takuar as të hënën, përkundër ftesës që Thaçi i kishte dërguar Kurtit dhe të gjithë liderëve të partive politike për takime të ndara. Qëllimi i këtyre takimeve, sipas Thaçit, ishte arritja e unifikimit të qëndrimeve politike sa i përket informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, me theks të veçantë unifikimit të pozicionit të Kosovës në dialogun me Serbinë. Читать дальше...

Krasniqi-Goodman: Ku ishit ju, kur ne na dhunonin?

Evropaelire.org 

Shoqëria kosovare po stigmatizon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, ka thënë Vasfije Krasniqi-Goodman, një prej të mbijetuarave të kësaj dhune të luftës së fundit në Kosovë, të viteve 1998-1999. Të mbijetuarat, tha ajo, nga shteti kërkojnë drejtësi, kurse nga familjarët mbështetje. Këto komente, Krasniqi -Goodman i bëri në fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë të organizuar për shënimin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kushtuar sensibilizimit të çështjes... Читать дальше...

Koronavirusi: Rënie e rasteve të reja në Kinë, rritje në Evropë 

Evropaelire.org 

Shqipëria ka raportuar dy infeksionet e para të konfirmuara me koronavirusin e ri. Të infektuarit janë një burrë 54 vjeçar dhe djali i tij 28 vjeçar, që ishin kthyer kohët e fundit nga Italia. Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri tha më 9 mars, se që të dy, ishin në gjendje të qëndrueshme dhe nuk duket se kishin komplikime të shëndetit. “Dy rastet e konfirmuara janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në Spitalin Infektiv në Tiranë. Strukturat e urgjencës kombëtare dhe Institutit të... Читать дальше...

Ligji i ri gjerman, rrezikon me ikjen e ”trurit” nga Kosova

Evropaelire.org 

Ligji mbi emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani, i cili ka hyrë në fuqi në mars të këtij viti, ka ngritur shqetësime në Kosovë se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, kryesisht atyre të kualifikuar, do të lëshojnë vendin. Përfaqësues të bizneseve dhe shoqërisë civile thonë se disa vjet që me ikjen e qytetarëve të Kosovës nga vendi, po rrezikohet edhe humbja e fuqisë punëtore. Kurse me miratimin e ligjit të ri gjerman, shqetësimet janë ngritur për humbjen e fuqisë së kualifikuar punëtore apo “trurit të Kosovës”. Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Свентек выиграла титул WTA в Мадриде






В СК рассказали подробности нападения на бойца СВО в поезде под Пермью

Концерт клуба авторской военной песни «Ветер Победы» состоялся в Музее Победы

Мужчину госпитализировали после стрельбы в Калужской области

Реальная военная мощь Москвы и Пекина оказалась выше, чем предполагали в Вашингтоне