Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Июль
2022

Новости за 20.07.2022

Abazoviq thotë se nuk do të japë dorëheqje

Evropaelire.org 

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, pas humbjes së mbështetjes në Parlament nga ana e Partisë Socialdemokrate (SDP) dhe Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) për Qeverinë e tij. Më 20 korrik, këto parti kanë përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqje, gjatë fjalimit të Abazoviqit në Kuvend. Zëvendëspresidenti i DPS-së, Jevto Erakoviq, ka thënë se ata patën mbështetur një qeveri të pakicës, ashtu që Mali i Zi të drejtohet kah Bashkimi Evropian, por ka shtuar se “kjo nuk është ajo rrugë... Читать дальше...

Maqedonia e V. ndalon eksportin e grurit, miellit dhe druve

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar të mërkurën masa të reja për përballje me krizën ekonomike. Sipas vendimit, nga 20 korriku ndalohet eksporti i grurit, miellit, drurit dhe peletit, ndërsa hiqet taksa doganore për importin e vajit për amvisëri deri në fund të vitit. Vendimi i Qeverisë vjen pas informacioneve për dyfishimin e çmimit të druve për ngrohje deri në 80 euro për metër kub, dhe të peletit për ngrohje, nga 200 në rreth 400 euro për ton. “Vendimi është marrë për të evituar keqpërdorimet nga ana e tregtarëve dhe prodhuesve... Читать дальше...

Tetë persona të vdekur nga sulmi turk në një provincë irakiane

Evropaelire.org 

Tetë turistë kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi turk në provincën veriore Dohuk në Irak, ka thënë media shtetërore irakiane të mërkurën. “Bombardimet e ashpra” kanë goditur një resort në Zakho, qytet në kufi mes rajonit të Kurdistanit në Irak dhe Turqisë, ka thënë televizioni shtetëror. Fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave, duke përfshirë një njëvjeçar, ka thënë ministri kurd i Shëndetësisë, duke shtuar se të gjitha viktimat kanë vdekur pa arritur në spital. Ministria... Читать дальше...

Si e nxitën ndryshimet klimatike valën e të nxehtit në Evropë?

Evropaelire.org 

Reuters Evropa është përfshirë nga një valë rekorde e të nxehtit dhe zjarret janë duke shpërthyer në të gjithë Mesdheun. Valë më të nxehta e më të shpeshta Ndryshimet klimatike i bëjnë valët e të nxehtit edhe më të rënda, edhe më të shpeshta. Kjo ka ndodhur në shumicën e rajoneve tokësore dhe është konfirmuar nga paneli global i shkencëtarëve të klimës (IPCC) i OKB-së. Emetimet e gazrave serrë nga aktivitetet njerëzore e kanë ngrohur planetin për rreth 1.2 gradë Celsius qe nga kohërat para-industriale. Читать дальше...

Bërçko i Bosnjës njeh fëmijët e lindur nga përdhunimi

Evropaelire.org 

Fëmijët e lindur nga përdhunimet gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë kanë marrë statusin e viktimave civile të luftës në Qarkun e Bërçkos - njësi kjo e posaçme administrative e këtij vendi. Është hera e parë në Bosnje dhe Hercegovinë që Qeveria pranoi se kjo kategori duhet të jetë “e dukshme”. Asambleja e Qarkut të Bërçkos, më 15 korrik, mori vendimin që t’i përfshijë fëmijët e lindur nga përdhunimet gjatë luftës në Ligjin për viktimat civile të luftës. Për këtë ligj është pritur dhjetë vjet. Читать дальше...

Kurti: Kemi dallime rreth marrëveshjes për të pagjeturit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Prishtina ka dallime konceptuale me Beogradin zyrtar lidhur me marrëveshjen për të pagjeturit. Gjatë një konference për media në Prishtinë, Kurti e pranoi se Kosova dhe Serbia kanë përafruar qëndrimet sa i përket marrëveshjes për të pagjeturit për të cilën po diskutohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Brukseli, por tha se Kosova insiston që të përdoret emërtimi “persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës”. “Beogradi zyrtar insiston të quhen vetëm persona të pagjetur... Читать дальше...

Kosovë: Dy viktima dhe afër 1.800 raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Dy persona kanë vdekur dhe 1.793 të tjerë kanë dalë pozitivë me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Sipas raportit ditor, rastet pozitive dolën pas testimit të 4.513 mostrave apo 39.72 për qind e mostrave dolën pozitive për sëmundjen COVID-19. Numri i rasteve të reja paraqet një rritje krahasuar me një ditë më parë, kur u regjistruan 842 infektime me koronavirus.  Në 24 orët paraprake janë shëruar 174 qytetarë, ndërkaq raste aktive me koronavirus aktualisht janë 8.035. Sa i përket vaksinimit... Читать дальше...

Kosova me projektligj për sanksione ndaj shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, që ka për synim avancimin e sanksioneve ndërkombëtare, apo siç njihet ndryshe, Akti Magnitsky. Kosova ka miratuar më 2020 Akti Magnitsky, duke u bërë shteti i parë në rajon që miraton një legjislacion të tillë. Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 20 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me këtë projektligj mbështetet demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi... Читать дальше...

Shri Lanka zgjedh presidentin e ri

Evropaelire.org 

Deputetët e Shri Lankës kanë zgjedhur kryeministrin e deritanishëm, Ranil Wickremesinghe, në postin e presidentit, pavarësisht se ai nuk gëzon mbështetje në publik. Wickeremesinghe do të udhëheqë me shtetin në kohën kur ekonomia ka kolapsuar. Ai po ashtu duhet të rikthejë rendin publik pas protestave masive në muajt e fundit, të nxitura nga situata ekonomike. Parlamenti i Shri Lankës votoi sot për zgjedhjen e presidentit dhe Wickremesinghe kishte për kundërkandidat, Dullus Alahapperuma. Ish-presidenti i Shri Lankës... Читать дальше...

Franca duhet “të investojë më shumë në luftimin e zjarreve”

Evropaelire.org 

Franca duhet të investojë më shumë para për të luftuar zjarret e egra, tha të mërkurën ministri i Agrikulturës, Marc Fresneau, teksa presidenti Emmanuel Macron pritet të vizitojë rajonin Zhironde, që është goditur më së keqi nga zjarret. “Ne duhet të shkojmë më tutje”, tha Fesneau për Televizionin France 2. Fesneau tha se Qeveria veçse ka ndarë 850 milionë euro për të përmirësuar flotën e avionëve për shuarjen e zjarreve dhe 1 miliard euro për rimbjellen e pemëve. “Ne duhet të përballemi me një situatë mjaft të jashtëzakonshme. Читать дальше...

Biden nënshkruan urdhër kundër ndalimit të shtetasve amerikanë jashtë vendit

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër më 19 korrik, që ka për synim të pengojë shtetet që të ndalojnë dhe ndëshkojnë padrejtësisht shtetasit amerikan jashtë vendit. Kjo masë do t’i lejojë agjencitë e Qeverisë amerikane që të vendosin sanksione dhe masa të tjera ndaj atyre që “padrejtësisht ndalojnë” amerikanë, tha një zyrtar amerikan gjatë një konference me gazetarë para se Biden të nënshkruante urdhrin. Kjo lëvizje vjen pasi së fundmi disa shtetas amerikanë janë arrestuar në Rusi... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Елена Рыбакина

Первая ракетка мира расплакалась после финала турнира с участием Рыбакиной






Хельга Рай высказалась о скоропостижной смерти актрисы Галины Давыдовой

Яд в банках: в популярных марках кофе Росконтроль выявил фальсификаты

Срочники из Торопца написали «Диктант Победы»

Замминистра обороны Иванов просит отпустить его из СИЗО на Рублёвку: Не шутка, а ходатайство по делу