Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2022

Новости за 30.12.2022

Publikohen deklaratat tatimore të Donald Trumpit

Evropaelire.org 

Zëri i Amerikës Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve publikoi të premten taksat e gjashtë viteve të fundit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke hedhur më shumë dritë mbi të dhënat e tij financiare, që ai bëri përpjekje të mëdha për t'i mbajtur sekrete. Ky është rezultat i një përpjekjeje shumë vjeçare të ligjvënësve demokratë për të mësuar më shumë rreth financave të manjatit të pasurive të patundshme, i cili shkeli traditën politike dhjetëra vjeçare, duke mos publikuar në mënyrë... Читать дальше...

Kurti: Nuk ka garanci për themelimin e Asociacionit

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka pasur garanci për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në mënyrë që të hiqen barrikadat në veri. “Nuk ka garanci të tilla nga Qeveria e Kosovës. Asociacioni i komunave u bë asociacion i barrikadave. Ata i donë komunat që t’i bëjnë si barrikada. Ashtu siç i bënë 16 barrikada bashkë, duan që t'i bëjnë 10 komuna bashkë”, tha ai për agjencinë e lajmeve kosovapress. Pas 19 ditësh bllokimi të rrugëve, grupet e serbëve nga veriu i Kosovës i hoqën barrikadat dje... Читать дальше...

Hapen për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

Evropaelire.org 

Janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, njofton Policia e Kosovës. Automjetet e para, përfshirë mjete të transportit janë parë duke kaluar nga territori i Kosovës në atë të Serbisë si dhe anasjelltas. Hapja e këtyre pikave kufitare pason largimin e barrikadave nga rrugët e pjesës veriore, të cilat u bllokuan nga grupe të serbëve me 10 dhjetor. “Bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur dhe pas kësaj është... Читать дальше...

Pelé 1940-2022: Legjenda në 10 fakte e shifra

Evropaelire.org 

Legjenda braziliane e futbollit, Pelé, i cili u ngrit nga një i varfër këmbëzbathur për t’u bërë njëri prej sportistëve më të mëdhenj dhe më të njohur në historinë moderne, vdiq më 29 dhjetor 2022, në moshën 82-vjeçare. I hedhim një vështrim karrierës së tij. (Përgatiti: Trim Haliti)

Vuçiq: Në janar, ndërkombëtarët në Beograd për marrëveshjen me Kosovën

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që në gjysmën e parë të muajit janar në Beograd të vijnë përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët do të insistojnë në nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. "Unë pres që burra të mëdhenj dhe gra të mëdha nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje. Ne po përballemi me një kohë të vështirë për Kosovën dhe Metohinë, por do të luftojmë", tha ai. Vuçiq tha se për të... Читать дальше...

Vriten dhjetë persona në Siri, forcat kurde arrestojnë 52 militantë

Evropaelire.org 

Një sulm me raketa militante në lindje të Sirisë që kishte për cak një autobus me punonjës të industrisë së naftës, vrau të paktën dhjetë persona. Në veri, forcat siriane të udhëhequra nga kurdët njoftuan se arrestuan 52 militantë në një operacion kundër qelizave të grupit militant Shteti Islamik. Sipas ministrisë së naftës të Sirisë, raketa goditi në fushën e gazit Al-Taym në provincën lindore Deir el-Zour. Nuk ka marrë asnjë përgjegjësi të menjëhershme, por Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani... Читать дальше...

Viti 2022 nëpër foto

Evropaelire.org 

Disa prej momenteve më të paharrueshme që karakterizuan vitin e trazuar 2022.

Ish-udhëheqësja e Mianmarit, Suu Kyi, u dënua me 33 vjet burg

Evropaelire.org 

Ish-udhëheqësja e demokracisë së Mianmarit [Birmani], Aung San Suu Kyi, u dënua me shtatë vjet të tjera burg, pasi seria e saj e gjatë e gjyqeve përfundoi të premten dhe ajo do të përballet me më shumë se tre dekada prapa grilave. Ajo u burgos nga ushtria që mori pushtetin në gushtshtetin e vitit të kaluar. Suu Kyi, 77 vjeçe, është dënuar për çdo akuzë të ngritur kundër saj, duke filluar nga korrupsioni deri te posedimi i paligjshëm i pajisjeve të komunikimit si dhe shpërfillja e kufizimeve të COVID-19. Читать дальше...

Kujt i pengoi heqja e barrikadave?

Evropaelire.org 

Në veri të Kosovës ka elemente ekstreme, që nuk janë nën kontrollin e Beogradit zyrtar, dhe atyre nuk u konvenon heqja e barrikadave që u ngritën në atë zonë, vlerëson politologu Ognjen Gogiq nga Mitrovica e Veriut. Një shenjë e kësaj, sipas tij, është nisja me vonesë e largimit të barrikadave. Grupe serbësh në veri kanë mbajtur të bllokuara disa rrugë që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, për gati tri javë. Ata i janë përgjigjur kështu arrestimit të ish-policit serb të Kosovës... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко и Швентек сыграют в финале турнира WTA в Мадриде






"Динамо" догнало "Краснодар" и "Зенит" в РПЛ

В Подмосковье принимают заявки на субсидии для поддержки производства овощей

Сколько французов погибло за Гитлера, а сколько - против.

Сервис на mos.ru поможет спланировать досуг в Москве