Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Май
2023

Новости за 03.05.2023

Kushtetuesja e Francës refuzon kërkesën për referendum lidhur me reformën për pensione

Evropaelire.org 

Organi më i lartë kushtetues i Francës e hodhi poshtë më 5 maj tentimin e fundit të opozitës për ta zhbërë reformën e presidentit francez, Emmanuel Macron, për ta rritur moshën e pensionimit në 64 vjeç. Kushtetuesja tha se kërkesa për referendum nuk i plotësonte kriteret e nevojshme. Kjo ishte hera e dytë që Këshilli Kushtetues hodhi poshtë planin për ta rikthyer moshën e pensionimit në 62 vjeç nëpërmjet një referendumi të mundshëm ose një projekt-ligji të ri. Nëse do të ishte aprovuar kërkesa... Читать дальше...

SHBA-ja rrit normat e interesit në vlerën më të lartë që 16 vjet

Evropaelire.org 

Banka Qendrore e SHBA-së ka rritur normat e interesit në nivelin më të lartë në 16 vjetët e fundit, në tentim për t’i stabilizuar çmimet. Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit për 0.25 për qind - rritja e dhjetë në 14 muajt e fundit. Këto vendime i kanë rritur ndjeshëm kostot e huamarrjes në të gjithë vendin me ekonominë më të fuqishme në botë, duke shkaktuar ngecje në disa sektorë, si ai banesor, dhe çoi drejt falimentimit të fundit të tre bankave amerikane. Rezerva Federale paralajmëroi... Читать дальше...

Abazoviq mohon akuzat në seancën dëgjimore shkaku i votës për Kosovën

Evropaelire.org 

Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka mohuar akuzat se vota për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk ishte “votë kundër Serbisë”, por për për të promovuar stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi kishte caktuar seancë dëgjimore të Abazoviqit, lidhur me mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës – ku nga 46 shtete sa ka Këshilli i Evropës, 33 votuan për. Kjo seancë ishte... Читать дальше...

Çfarë thuhet në “draft-vizionin” e Kurtit? 

Evropaelire.org 

Në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, propozoi një “draft-vizion” për çështjen e rregullimit të komuniteteve joshumicë, përkatësisht të komunitetit serb në Kosovë.   Ai e bëri këtë pasi refuzoi draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të prezantuar nga Ekipi Menaxhues - i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb.   Kurti tha se ky dokument nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Читать дальше...

Çfarë thotë draft-statuti i Asociacionit i paraqitur nga Ekipi Menaxhues?  

Evropaelire.org 

Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i prezantuar më 2 maj në Bruksel, ka 67 nene dhe është i ndarë në nëntë kapituj, si: dispozitat e përgjithshme, çështjet e komunitetit, struktura organizative, anëtarësimi në Asociacion dhe marrëdhëniet ndërmjet komunave anëtare, asetet dhe të ardhurat, format e vendimmarrjes së drejtpërdrejtë, ndryshimet në statutin e Asociacionit, shpërbërja e Asociacionit dhe dispozitat tranzicionale dhe përfundimtare. Ky draft-statut, i hartuar nga... Читать дальше...

Hill: Sado i vështirë, dialogu është zgjidhja e vetme mes Kosoves dhe Serbisë

Evropaelire.org 

Ndonëse procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është tejet i vështirë, e vetmja zgjidhje mbetet që të dy palët t’i vazhdojnë bisedimet. Kështu deklaroi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, gjatë konferencës “Sfidat rajonale të sigurisë”, e cila është organizuar nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të Qendrës për Arsimim Politik. Duke përshëndetur përpjekjen e ndërmjetësuesve në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë... Читать дальше...

Brazili heton falsifikimet e të dhënave për vaksina, bastiset shtëpia e ish-presidentit

Evropaelire.org 

Policia në Brazil e ka bastisur shtëpinë e ish-presidentit Jair Bolsonaro në kryeqytetin brazilian, Brasilia. Bastisja është pjesë e një hetimi ndaj një grupi që dyshohet se kishte bërë ndryshime në një databazë me të dhënat qeveritare për vaksinat kundër COVID-19. Policia tha se baza e të dhënave ishte ndryshuar për të ndryshuar statusin e vaksinimit të disa individëve të paidentifikuar. Këshilltari i afërt i Bolsonaros, Mauro Cid, u arrestua në lidhje me këtë rast. Ndërkohë, Bolsonaro ka... Читать дальше...

Ruanda goditet nga vërshime masive, 115 të vdekur

Evropaelire.org 

Të paktën 115 njerëz kanë vdekur shkaku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën Ruandën veriore dhe perëndimore pas reshjeve të dendura të shiut, tha transmetuesi shtetëror të mërkurën, më 3 maj, teksa paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet. “Shiu që ra mbrëmë shkaktoi fatkeqësi në provincat veriore dhe perëndimore”, tha Agjencia e Transmetimeve të Ruandës (RBA) në faqen e saj të internetit. “Aktualisht, shifrat preliminare të publikuara nga administrata e këtyre krahinave... Читать дальше...



Escobar: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit duhet të nisë me Asociacionin

Evropaelire.org 

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve duhet të nisë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “BE-ja dhe SHBA-ja janë të fokusuara që kjo marrëveshje [e arritur në Ohër] të bëhet realitet. Implementimi nis me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Escobar gjatë një konference për media, të mbajtur online. “Normalizimi është i përqendruar në të drejtat e pakicave... Читать дальше...

Ulen çmimet e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Evropaelire.org 

Operatorët telefonikë nga Ballkani Perëndimor dhe nga vendet e Bashkimit Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për zvogëlimin e dallimeve ndërmjet çmimeve për shërbimet e telefonisë mobile brenda dhe jashtë vendit në të dy drejtimet, ka njoftuar Komisioni Evropian. Marrëveshja vullnetare, e firmosur nga 38 operatorë nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, pritet të reduktojë shpenzimet për konsumatorët që udhëtojnë ndërmjet BE-së dhe rajonit, për të paktën një të tretën e çmimeve mesatare aktuale. Читать дальше...

Sulmi vdekjeprurës në shkollën e Beogradit

Evropaelire.org 

Tetë nxënës dhe një rojë sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, bëri të ditur Policia e Serbisë. Sipas njoftimit, gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën dhe aktualisht ndodhen në trajtim mjekësor.

OKB: Bota të përgatitet për El Ninjon dhe temperatura të reja rekorde

Evropaelire.org 

Agjencia meteorologjike e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për rritjen e gjasave për zhvillimin e fenomenit të motit, El Ninjo, në muajt e ardhshëm, duke nxitur temperatura më të larta globale dhe mbase edhe rekorde të reja nxehtësie. Organizata Botërore Meteorologjike ka thënë të mërkurën se tani vlerëson që gjasat për zhvillimin e El Ninjos para fundit të korrikut qëndrojnë në 60 për qind, ndërsa para fundit të shtatorit në 80 për qind, raporton AFP. “Kjo do t’i ndryshojë... Читать дальше...

Mosmarrëveshje a blerje kohe për Asociacionin

Evropaelire.org 

Askush nuk ka pritur që në takimin e 2 majit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ketë pajtim lidhur me statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kështu vlerësojnë përfaqësuesit e partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe njohësit e proceseve politike, Agon Maliqi dhe Ognjen Gogiq. Në takimin e kryesuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian... Читать дальше...

Tetë nxënës dhe një roje vriten nga të shtënat në një shkollë në Beograd

Evropaelire.org 

Tetë nxënës dhe një roje sigurie u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd, bëri të ditur Policia e Serbisë. Sipas njoftimit, gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën dhe aktualisht ndodhen në trajtim mjekësor. Në oborrin e shkollës u gjet dhe u arrestua nxënësi i kësaj shkolle, K. K. (14), i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër, tha po ashtu policia, por pa dhënë detaje për motivin e sulmit. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha më herët se i dyshuari... Читать дальше...

Vetmia - “e rrezikshme sa duhani”

Evropaelire.org 

Mjeku i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Vivek Murthy, tha se ky vend po përballet me një epidemi vetmie që është po aq e rrezikshme për shëndetin sa pirja e 15 cigareve në ditë. Murthy lëshoi një doracak këshillues, i cili bën thirrje që izolimi social të trajtohet seriozisht sikurse obeziteti ose abuzimi me drogën. Sipas tij, gati gjysma e amerikanëve, nga të gjitha sferat e jetës, mendohet se janë prekur nga vetmia. Ajo, sipas tij, lidhet me arritje më të ulëta akademike apo performancë më të keqe në punë. Читать дальше...

SHBA-ja dhe Çekia shprehin mbështetje për punën e REL-it

Evropaelire.org 

Liria e medias dhe shtypi i pavarur “janë gur themeli për çdo demokraci të shëndetshme” dhe “ndihmojnë në sigurimin e informacionit si një e mirë publike”. Kështu thanë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, në një deklaratë të përbashkët që lëshuan pas takimit të tyre në Uashington. “Një shtyp i pavarur i ndihmon qytetarët t’i kuptojnë forcat që formësojnë jetën e tyre dhe u mundëson njerëzve të angazhohen në mënyrë domethënëse në sferat politike dhe civile të komuniteteve të tyre”... Читать дальше...

Lirohet nga detyra Ekipi Menaxhues për draft-statutin e Asociacionit

Evropaelire.org 

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se ka liruar nga detyra anëtarët e Ekipit Menaxhues, të thirrur për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në përbërje të tij ishin katër pjesëtarë të komunitetit serb: Danijella Vujiçiq, Jellena Bolloviq, Igor Kallamar dhe Dejan Radojkoviq. Krasniqi tha se ka marrë vendimin për lirim nga detyra, pasi ekipi në fjalë ka prezantuar tashmë draft-statutin gjatë takimit të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë... Читать дальше...

Përshkallëzojnë luftimet midis Izraelit dhe Rripit të Gazës

Evropaelire.org 

Militantët në Gaza goditën Izraelin me më shumë se 20 raketa, pas vdekjes së një të burgosuri palestinez, i cili ishte futur në grevë urie në një burg të Izraelit. Tre punëtorë të huaj u plagosën nga një sulm me raketa, i cili ndodhi pasi tanket izraelite bombarduan Gazën, në përgjigje të një sulmi të mëparshëm raketash. Ushtria izraelite tha se nisi sulmet në Gaza të martën në mbrëmje. I burgosuri, Khader Adnan, ishte një figurë e lartë e Xhihadit Islamik, i akuzuar për vepra terrorizmi. ... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Касаткина проиграла Путинцевой и не смогла выйти в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде






Шесть человек погибли в ДТП в Москве за первые майские праздники

Иран и Россия прорабатывают запуск платежей в цифровых валютах ЦБ

Суд приостановил решение по взысканию задолженности с «Москвича»

Молодая семья приобрела трехкомнатную квартиру во Фрязине по программе «Жилище»