Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2023

Новости за 03.12.2023

Miratohet kërkesa për zhvarrim dhe rivarrim të Liridonës

Evropaelire.org 

Familja e Liridona Murselit ka njoftuar në pasditen e së dielës se i është miratuar kërkesa për zhvarrim të trupit të së ndjerës prej ku është varrosur më 1 dhjetor, dhe të rivarroset në varrezat e fshatit Rracaj në Gjakovë. Procedurat do të nisin më 4 dhjetor. Liridona është vrarë më 29 nëntor në fshatin Bërnicë në Prishtinë. Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar tre të dyshuarve masën e paraburgimit prej 1 muaji. Në mesin e të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Читать дальше...

Katër të vrarë në Nju Jork në një sulm me thikë

Evropaelire.org 

Katër persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, dhe tre të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me thikë në Kuins të Nju Jorkut. Policia i ka gjetur viktimat në një shtëpi, së cilës i është vënë flaka. Burri i dyshuar i ka therur dy zyrtarë policorë, para se të qëllohej me armë zjarri nga njëri prej zyrtarëve të plagosur. I dyshuari është dërguar në spital, ku është konfirmuar si i vdekur. Në një konferencë për media nga spitali, policia e ka konfirmuar se ka pranuar një thirrje dhe “një grua... Читать дальше...

Fshatrat malore të Pakistanit në rrezik nga shkrirja e akullnajave

Evropaelire.org 

Reuters Në shpatin e pjerrët të një akullnajeje që kalon nëpër luginën e Hunzës në veriun malor të Pakistanit, Tariq Jamil mat lëvizjen e akullit dhe bën foto. Më vonë, ai krijon një raport me të dhënat nga sensorë dhe një kamerë tjetër, të instaluar pranë akullnajës Shisper, për të përditësuar me informacione banorët e fshatit të tij që gjendet rreth një orë ecje në drejtim të rrymës. Misioni i 51-vjeçarit është të mbledhë informacione për 200 familjet e fshatit Hassanabad në malet Karakoram... Читать дальше...

Rikthehen fluturimet në Mynih, trafiku hekurudhor ende i çrregullt

Evropaelire.org 

Jugu i Gjermanisë ka nisur të këndellet pas borës së parë të madhe në këtë sezon. Aeroporti i Mynihut i ka rikthyer fluturimet në mëngjesin e së dielës, dhe operatori i trenave Deutsche Bahn, i ka rikthyer linjat drejt qyteteve kyçe. Aeroporti i Mynihut është funksionalizuar në orën 06:00 pas një mbylljeje të shtunën, për shkak të borës së madhe. Megjithatë, gjatë këtyre ditëve pritet të ketë kufizime në udhëtime, kanë thënë disa kompani që operojnë prej aty. Pasagjerëve u është kërkuar që... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut bëhet gjithnjë e më e varur nga importi

Evropaelire.org 

Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se Maqedonia e Veriut në vazhdimësi po bëhet një vend gjithnjë e më i varur nga importi. Gjatë vitit të kaluar, 2022, Maqedonia e Veriut ka importuar produkte ushqimore për dyqind milionë euro më shumë sesa viti paraprak ose rreth 900 milionë euro. Në vitin 2021, shteti maqedonas ka importuar produkte ushqimore në vlerë prej 700 milionë eurosh. Ndryshimet klimatike dhe prishjet në sistemin ujitës ulin rendimentet e orizit Prodhuesit e produkteve... Читать дальше...

Kosova, vend transiti për punëtorët aziatikë

Evropaelire.org 

Kompania ndërtimore “Dino” nga Lipjani kishte rekrutuar njëmbëdhjetë punëtorë nga Bangladeshi, për ta zëvendësuar mungesën e fuqisë punëtore. Por, ata qëndruan vetëm një ditë dhe “u zhdukën”. Lulzim Sllamniku, nga zyra ligjore e kësaj kompanie, thotë se këta punëtorë parashihej të merrnin pagë deri në 500 euro në muaj, ndërsa të siguruar kishin edhe strehimin. “Nuk kemi asnjë informacion se ku kanë shkuar. Të nesërmen kur ka shkuar shoferi për t’i marrë për t’i dërguar në destinacionin e caktuar për punë... Читать дальше...

Vrasja e Liridona Murselit: Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit

Evropaelire.org 

Tre të dyshuarit për organizimin dhe vrasjen e Liridona Murselit, u paraqitën të dielën para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Gjykata u caktoi masën e paraburgimit prej një muaji bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit, i dyshuar për organizim të vrasjes, G.P, i dyshuar se kreu vrasjen dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Para gjykatës u organizua një aksion kundër dhunës ndaj grave, ndërkohë që për të martën, më 5 dhjetor u thirr protestë në Prishtinë.

Fuqia vendimmarrëse dhe pavarësia, ëndrra e realizuar e Hana Qerimit

Evropaelire.org 

Dëshira e fortë për pavarësi ekonomike dhe fuqi vendimmarrëse e përcolli Hana Qerimin gjatë rritjes. Cila ishte ëndrra e saj? Si përfundoi në bashkëthemeluese të një shkolle digjitale, që më pas u shtri edhe në më shumë se 20 shtete? Si është jeta e një gruaje dhe nëne në ndërmarrësi? Cili është motivi që, pavarësisht sfidave, e bën të suksesshme? Hana ndan rrugëtimin e saj për Libertas. (Realizimi: Ekrem Fazliu, Rrahman Osmani dhe Ibrahim Berisha)

Izraeli zgjeron urdhrat për evakuim në Gazë

Evropaelire.org 

Ushtria izraelite ka urdhëruar të dielën që më shumë rajone rreth qytetit të dytë më të madh të Gazës, Han Junis, të evakuohen, teksa vazhdon ofensivën tokësore dhe ajrore. Sipas ushtrisë, në gjysmën e dytë të jugut të Gazës fshihen liderë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Hamasi udhëheq Gazën prej vitit 2007. Në zonat rreth Han Junisit dhe Rafahut, është raportuar për bombardime intensive në orët e fundit. Pjesa më e madhe e 2.3 milionë banorëve të Gazës... Читать дальше...

Sulm në Paris me thikë e çekan: Një person i vdekur, dy të plagosur

Evropaelire.org 

Një burrë ka vdekur dhe dy persona të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë dhe çekan, në një rrugë në qendër të Parisit. Sulmi ka ndodhur afër Kullës Eiffel, pak para orës 21:00, të shtunën. Është arrestuar një shtetas francez, 26-vjeçar, i njohur për autoritetet e sigurisë, dhe prokurorët kanë nisur hetimet. Zyrtarët e kanë konfirmuar se burri i vrarë ka qenë shtetas gjerman. Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka thënë se viktima, e lindur më 1999, ka qenë me gruan e tij, kur është sulmuar për vdekje. Читать дальше...

Përfundon seanca e mbyllur ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridonës

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka zhvilluar të dielën një seancë ndaj tre personave që dyshohet të jenë përfshirë në vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Murselit, më 29 nëntor, në kryeqytetin e Kosovës. Në mesin e të dyshuarve është burri i saj, i identifikuar nga mediat lokale në Kosovë si Naim Murseli. I arrestuar është edhe G.P, i identifikuar nga Policia e Kosovës si dorasi, dhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Seanca ka nisur në orën 9:30, dhe ka qenë e mbyllur për mediat. Afër gjykatës janë parë familjarë të Liridonës... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Рафаэль Надаль

Надаль навестил в больнице 16-летнюю российскую теннисистку






Каких жен ищут богатые мужчины? Часть 1.

Россия и Дети: театр кукол Ульгэр в Бурятии покажет концерт-представление "Вальс Победы"

Четверо армян попали в список номинантов российского Forbes в рейтинге «З0 до 30»

Опекуны в Екатеринбурге три года избивали приемных детей