Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
World News in Albanian
Декабрь
2023

Kufizimi i komunikimeve të të akuzuarve në Hagë "në favor të prokurorisë"

0
Kufizimi i komunikimeve të të akuzuarve në Hagë

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është duke hetuar çështjet që ndërlidhen me kufizimin e komunikimeve për të akuzuarit pranë Gjykatës Speciale në Hagë. Në një përgjigje të shkurtër për Radion Evropa e Lirë, mbrojtja e Thaçit tha se do të dorëzojë vërejtjet relevante pas përfundimit të të gjitha hetimeve.

Nevenka Tromp, ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, thotë për Radion Evropa e Lirë se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë, do të rikthejë në diskutim narrativën se “të gjitha gjykimet kundër shqiptarëve të Kosovës dështojnë për shkak të frikësimit të dëshmitarëve”.

Çfarë ndodhi?

Më 23 nëntor, trupi gjykues urdhëroi kufizimin e përkohshëm të kontakteve për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, duke ndaluar çdo vizitë nga njerëz jo të privilegjuar. Aktualisht, vizitat lejohen vetëm për ekipin e mbrojtjes.

Vendimi pasoi kërkesën e Prokurorisë që t’i kufizojë vizitat për shkak të “përpjekjeve për të penguar procesin gjyqësor”.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kanë shkelur urdhrat e Trupit Gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose duke shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale personave që i vizitojnë ata në Qendrën e Paraburgimit”, tha kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, në parashtrimin drejtuar trupit gjykues.

“Regjistrimet tregojnë se Thaçi ka abuzuar vazhdimisht me vizita jo të privilegjuara, ka dhënë udhëzime se si dëshmitarët duhet të dëshmojnë dhe i ka udhëzuar vizitorët të kontaktojnë me dëshmitarët në emër të tij”, shtohet në parashtrimin e prokurorisë.

West kërkoi pezullim të komunikimeve jo të privilegjuara, përfshirë vizitat [personalisht apo me zoom], telefonatat, komunikimet me shkrim, si dhe kërkoi monitorim aktiv të të gjitha komunikimeve që mund t’i bëjnë të akuzuarit.

Sipas prokurorisë, tre të akuzuarit kanë zbuluar identitetin e disa dëshmitarëve të mbrojtur gjatë vizitave që kanë pasur në qendrën e paraburgimit.

Në dokumentin e prokurorisë thuhet në disa raste, të akuzuarit u kanë thënë vizitorëve që t’i udhëzojnë dëshmitarët e mundshëm se çfarë të thonë kur të dëshmojnë në sallën e gjyqit.

Çfarë tha Gjykata?

Gjykata Speciale, apo Dhomat e Specializuara, ka pranuar pjesërisht kërkesën e prokurorisë, duke ndaluar çdo vizitë nga njerëz jo të privilegjuar.

Sipas vendimit të trupit gjykues, informacioni i vendosur para panelit sugjeron se ekziston rrezik real që informacionet konfidenciale të zbulohen nga individë që nuk kanë të drejtë t’i marrin ato.

“Zbulimi i paligjshëm i një informacioni të tillë mund të ndikojë negativisht në mbrojtjen efektive të viktimave dhe dëshmitarëve dhe integritetin e procedurave”, tha trupi gjykues në vendimin e përkohshëm.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjatë një takimi të mërkurën me shoqërinë civile dhe mediat në Prishtinë, tha se ky vendim nuk është marrë “pa arsye”.

“Gjykatësit janë duke i marrë shumë seriozisht përgjegjësitë e tyre. Unë nuk jam këtu që t’i mbroj ata, por, më duhet të them se nëse do të isha në vendin e tyre, do të veproja njësoj”, tha Trendafilova.

Ajo bëri të ditur se vendimi përfundimtar lidhur me kërkesën urgjente të ZPS-së për kufizim të komunikimit, do të merret pasi të dëgjohen të gjitha palët.

Sipas saj, vendimi i përkohshëm për kufizim të komunikimeve nuk përfshinë avokatët dhe disa nga familjarët tyre.

"Gjyqtarët do të vendosin se kush nga familjarët e afërt mund t’i vizitojë”, tha Trendafilova duke shtuar se “takimet e tyre [akuzuarve] me avokatët e tyre nuk mund të limitohen apo monitorohen”.

Selia e Gjykatës Speciale u vendos në Hagë në mënyrë specifike për shkak të drojës nga frikësimi i dëshmitarëve, “marrë parasysh që bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe për shkak se të dyshuarit e mundshëm, nga pjesë të caktuara të shoqërisë së Kosovës mund të konsiderohen si luftëtarë të lirisë”, kishte deklaruar Qeveria e Holandës qysh në vitin 2016, kur mori vendimin e saj për ta vendosur këtë gjykatë në këtë shtet.

“Prokuroria do të përfitojë nga përgjimi i bisedave”

Nevenka Tromp, e cila për më shumë se një dekadë ka qenë hulumtuese në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, vlerëson se ekipet mbrojtëse të të tre të akuzuarve duhet t’i përgjigjen parashtresës dhe “të reagojnë ndaj të gjitha fakteve relevante dhe kërkesave të prokurorit”.

“Në parashtresën e ZPS-së është kërkuar gjithashtu që të pandehurit të ndahen nga njëri-tjetri në mënyrë që të mos ndajnë me njëri-tjetrin vizitorët dhe të mos diskutojnë mes tyre për dëshmitarët dhe provat. Ajo që kërkon ZPS-ja mund të kundërshtohet me alternativa nga avokatët mbrojtës, për shembull një minimizim më i mirë i vizitorëve - moslejimi i askujt që figuron në listën si dëshmitar i mbrojtur i ZPS-së të vizitojë; të shtohet në formularin për vizitorët nëse një vizitor do të kundërshtonte regjistrimin e vizitës së tij”, thotë Tromp.

Sipas saj, ZPS-ja do të përfitojë nga zbulimi i bisedave në qendrën e paraburgimit duke rikthyer kështu në diskutim narrativën se “të gjitha gjykimet kundër shqiptarëve të Kosovës dështojnë për shkak të frikësimit”.

“ZPS-ja ka shumë për të përfituar me zbulimin e numrit të përzgjedhur të bisedave të përgjuara: justifikon për botën e jashtme pse ZPS-ja refuzoi lirimin e përkohshëm të të pandehurit derisa pritej fillimi i gjykimit; rikthen diskutimin për narrativën se të gjitha gjykimet kundër shqiptarëve të Kosovës dështojnë për shkak të frikësimit dhe kërcënimit të dëshmitarëve; të përgatisë terrenin për çdo lirim të mundshëm – duke e justifikuar me vështirësinë për të gjetur dhe mbajtur dëshmitarët".

"ZPS-ja ka, gjithashtu, një arsye legjitime për të mbrojtur integritetin e procesit ligjor dhe dëshmitarët që ndërhyjnë në të dyja palët duhet të sigurohen se pjesëmarrja e tyre në proces potencialisht nuk do të rrezikojë sigurinë e tyre apo të familjes së tyre. Do të jetë shumë interesante të lexohet se si ekipet e Mbrojtjes do t'i përgjigjen parashtrimit të ZPS-së”, thotë Tromp.

Autorja e librit “Gjykimi i papërfunduar i Millosheviqit”, thekson rëndësinë që palët të kenë parasysh respektimin e konfidencialitetit të procedurave.

“Është e një rëndësie të madhe që avokatët e mbrojtjes të shpjegojnë dhe mbrojnë linjat e tyre nga çdo shkelje aksidentale e konfidencialitetit në të ardhmen. Është krejt e pamundur të kuptohet përse u lejuan fare dëshmitarët e Mbrojtjes apo të Prokurorisë të vizitonin të pandehurit në qendrën e paraburgimit. Kjo situatë është dashur të parandalohet institucionalisht - nga sekretaria që koordinon vizitat, por edhe nga avokatët mbrojtës të cilët duhet t’i këshillojnë të pandehurit për çështjet që kanë të bëjnë me vizitorët”, thotë Tromp.

Më shumë se dy vjet në paraburgim

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi si dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Katërshja e UÇK-së: Prej shtetndërtimit në gjyq për krime lufte

Çfarë duhet të dini për gjyqin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së?

“Të pafajshëm” - Dita e parë e gjyqit kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Gjykimi ndaj tyre ka filluar në prill të këtij viti dhe deri tani kanë dëshmuar 37 dëshmitarë të prokurorisë, ndërsa në total, ZPS-ja ka paralajmëruar mbi 300 dëshmitarë në këtë proces gjyqësor.

Prokuroria i akuzon ish-krerët e UÇK-së për vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë ndërsa të gjithë i kanë mohuar akuzat.

Gjykata në Hagë u krijua pas një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011, i cili përmbante akuza për trafikim organesh.

Themelimi i këtij institucioni u bë më pas nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020.

Në aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së nuk përfshihen akuzat për trafikim organesh.

Përveç gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, aktualisht në Dhomat e Specializuara në Hagë po zhvillohet procesi kundër Pjetër Shalës, i akuzuar për krime të pretenduara të luftës.

Për krime të luftës deri tani Gjykata Speciale ka shpallur një aktgjykim të shkallës së parë kundër Salih Mustafës, i dënuar me 26 vjet burgim. Lidhur me këtë vendim, Apeli do të vendosë në mesin e dhjetorit të këtij viti.

Në këtë gjykatë po zhvillohen edhe procese kundër administrimit të drejtësisë, për çka deri tani janë shpallur dy vendime fajësie.

Gjatë këtij viti, Specialja ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit. ZPS-ja ka bërë të ditur se operacionet janë zhvilluar në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Operacionet, për të cilët nuk është dhënë detaje, janë autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Gjithashtu gjatë këtij viti, Specialja ka intervistuar disa persona në Prishtinë, të cilëve u kishte konfiskuar telefonat, në mesin e tyre edhe ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i cili kishte punuar si këshilltar i Thaçit.

Gjykata Speciale është kundërshtuar nga organizatat e dala nga lufta në Kosovë dhe individë të tjerë me kritikën se kjo gjykatë nuk po i ndjek krimet serbe.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë 13 mijë njerëz, shumica prej tyre shqiptarë, kurse rreth një milion shqiptarë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. Sipas të dhënave, më shumë se 1.600 persona konsiderohen ende të pagjetur.

Fushata bombarduese e NATO-s kundër caqeve të forcave serbe, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

Shteti i Kosovës ende nuk njihet nga Serbia, vend me të cilin, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është në negociata për normalizim të marrëdhënieve që prej vitit 2011.




Moscow.media
Частные объявления сегодня





Rss.plus



Профилактический рейд по противопожарной безопасности прошел сегодня в Ленинском округе

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Соцфонд выдал проактивно 3,2 млн сертификатов на материнский капитал

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Родители 308,9 тысячи детей в Московской области получают единое пособие

"СВЯТОЙ ЛЕНИН: сенсация о прогнозах направит Америку и Европу творить добро?!


Новые электрические щетки Revyline RL 085 Black доступны в филиале марки в Ставрополе

Proenza Schouler, коллекция pre-fall 2024

Создание и продвижение КАНАЛА, ГРУППЫ или ЧАТА в WhatsApp, Telegram, Там Там и других мессенджерах.

Уход за кожей летом: мнение эксперта


What If You Spent 5 Seconds in the Mariana Trench

Panthers take Game 1 of Stanley Cup Final as Sergei Bobrovsky shuts out Oilers

Max free trial returns just in time for House of the Dragon season 2 this week

Big 12 commissioner Brett Yormark addresses Arizona Board of Regents, asks for continued investment in athletics


«Школа вожатых» прошла в школе №7 в Реутове

Каршеринг BelkaCar запустил летний спецпроект «Умные путешествия»

Парадоксы двойного стандарта

Военные следователи провели рейд по бывшим мигрантам в Керчи


Мафия-НН: Все в сборе, правила с тревогой выслушаны, роли прочитаны, и сразу же в бой!

В новом трейлере Indiana Jones and the Great Circle Индиана спускается на корабле с горы

Concord is skipping free-to-play and pulling a Helldivers 2 instead: $40 for the full game with all 16 heroes at launch

Take a mystery lover's holiday by solving crime on the Italian Riviera in On Your Tail


Досвідчені садівники обирають великі технічні горщики для своїх рослин і квітів


Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Соцфонд выдал проактивно 3,2 млн сертификатов на материнский капитал

"СВЯТОЙ ЛЕНИН: сенсация о прогнозах направит Америку и Европу творить добро?!

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Родители 308,9 тысячи детей в Московской области получают единое пособие

Захарова: армянам - нота, апшеронцам – «да»




Ежегодная церемония вручения Всероссийской премии Евгения Зубова прошла в библиотеке Видного

Суд назначил девять лет колонии бывшему главному коммунальщику Минобороны РФ

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Соцфонд выдал проактивно 3,2 млн сертификатов на материнский капитал

Добро дал сам Япончик: кто «короновал» вора в законе Олега Шишкана


Заммэра Сергунина пригласила москвичей и туристов на программу в честь Дня России

Песков сообщил, что Путин 11 июня проведет встречу с главой МИД Турции Фиданом

Вместо японских палочек — кишечная: чем можно заразиться через суши и роллы

МИД России объяснил приостановку работы над договором о сотрудничестве с Ираном


Рейтинг ATP. Синнер стал №1, Алькарас – №2, Циципас выпал из топ-10, Хачанов – из топ-20, Котов обновил личный рекорд

Испанец Алькарас выиграл у Зверева и стал победителем Roland Garros

Зверев и Рууд не пожали друг другу руки после полуфинала «Ролан Гаррос» – из-за проблем с желудком у норвежца

«Мирра Андреева обладает удивительной выживаемостью» // Олимпийская чемпионка по теннису Елена Веснина об итогах женского Roland Garros


Терапевт из Подмосковья купила жилье благодаря «Социальной ипотеке»

Успенская подала иск к Киркорову на десять миллионов рублей

МИД России объяснил приостановку работы над договором о сотрудничестве с Ираном

Заммэра Сергунина пригласила москвичей и туристов на программу в честь Дня России


Музыкальные новости

Причиной развода Алсу мог стать оружейный бизнес мужа

Голые фото и сказочное Бали: Алена Водонаева бросила вызов шпагатам Волочковой

Mash: на блогера Ивлееву заявили в ФАС за слоган ее ресторана Nudles в Москве

Певица Буланова назвала Филиппа Киркорова приемником Аллы Пугачевой в России



Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Соцфонд выдал проактивно 3,2 млн сертификатов на материнский капитал

"СВЯТОЙ ЛЕНИН: сенсация о прогнозах направит Америку и Европу творить добро?!

2014 • «Лёд и Пламя» приглашает на турнир 7-8 сентября 2024 г юношей 2014 г.р. «Орион-Технопул» Московская область г.Балашиха

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Родители 308,9 тысячи детей в Московской области получают единое пособие


"Евро-Футбол.Ру": "Спартак" летом хочет приобрести вингера

Помощь российских армян СВО. Поддержка тыла важна для передовой

Ресурсный центр на V Общероссийской конференции «Устойчивое развитие этнокультурного сектора» объединил национально-культурные инициативы из разных регионов России

Concord is skipping free-to-play and pulling a Helldivers 2 instead: $40 for the full game with all 16 heroes at launch


Сотрудники Росгвардии оказали первую помощь пострадавшей в ДТП девушке в Москве

Каршеринг BelkaCar запустил летний спецпроект «Умные путешествия»

Грузовик загорелся на Каширском шоссе

В Москве отреставрирован музейный автобус "Турист" Львовского завода


О важности решения об индексации пенсий работающим пенсионерам

Посол Крутой: Путин и Лукашенко поручили решить вопрос отмены роуминга к декабрю

Было две даты переворота: Хазин рассказал о провале бунта элиты против Путина

Парадоксы двойного стандарта





Спортсменки из Пскова привезли два «серебра» с соревнований по джампинг-фитнесу в Москве

Врачи из региональных медучреждений положительно оценили столичные ИИ-сервисы

Рия Горбунова развеяла популярные мифы о уходе за кожей

УЗИ и КТ при диагностике урологических заболеваний: что выбрать


В чем успех визита Зеленского во Францию и почему надо брать Mirage 2000


Московские школьники завоевали медали на Азиатской физической олимпиаде

"Евро-Футбол.Ру": "Спартак" летом купит форварда только в случае ухода Соболева

Турнир по рукопашному бою в Солнечногорске собрал 250 спортсменов

На Играх стран БРИКС выступят выпускники амурских спортшкол


Минск подтвердил готовность наращивать сотрудничество с Баку

Рабочий визит в Республику Беларусь совершил воронежский губернатор

Стало известно, о чём беседовал Александр Гусев с президентом Беларуси в Минске



Собянин рассказал о волонтерском движении Москвы

Собянин рассказал о развитии столичного района Мнёвниковская пойма

Собянин открыл приемное отделение Морозовской детской городской больницы

Собянин рассказал о развитии Москвы на ПМЭФ   


Кубань вошла в топ-10 регионов с наибольшими эффектами от реализации проектов до 2035 года

В Мытищах прошла акция по очистке лесной территории

Тузику и Мурке присвоят номера: нужен ли в России закон о нумерации домашних животных

Жителям Подмосковья рассказали о лесопожарной обстановке в лесах на 11–13 июня


Заммэра Сергунина пригласила москвичей и туристов на программу в честь Дня России

Новое производство по пошиву одежды появится в районе Южное Медведково

Песков сообщил, что Путин 11 июня проведет встречу с главой МИД Турции Фиданом

Терапевт из Подмосковья купила жилье благодаря «Социальной ипотеке»


Архангельская область испытывает нехватку профессиональных химиков

В Архангельске пройдет IV Межрегиональный фестиваль национальных культур «Гармоничная Россия»

Мастер и Принцесса: в «Архангельском» вручили «Хрустальную Турандот»

В Архангельске прошёл межрегиональный теннисный турнир «Белое море»


Полиция ищет пассажира, упавшего на ребенка с верхней полки

В районе Симферополя появится крупный жилой микрорайон - ЖК "Республика"

Гражданско-патриотический час: «История России от истоков до наших дней».

На этой неделе загрязнение воздуха отмечали в четырех городах Крыма


Артисты театра имени Бестужева выступили на международном фестивале

В Гагаринском районе демонтировали незаконную пристройку у ресторана

Суд приговорил экс-главу ФГБУ ЦЖКУ к 9 годам по делу о взятке в 65 млн рублей

Жители Нижнего Новгорода смогут посетить выставку «Вселенная BRICS»












Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
ATP

Итальянский теннисист Янник Синнер впервые возглавил рейтинг ATP






В Москве водителям посоветовали пересесть на метро

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Социальный фонд назначил свыше 117 тысяч выплат из материнского капитала

Клирик Нерчинской епархии схииеромонах Вит умер в Забайкалье

Красноярские пожарные победили во Всероссийских соревнованиях по боксу