Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Январь
2019

Новости за 03.01.2019

Nancy Pelosi zgjidhet kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve

Evropaelire.org 

Kongresistja e Kalifornisë, Nancy Pelosi, u zgjodh sërish udhëheqëse e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, që është roli i tretë më i fuqishëm në Uashington. Pelosi ka qenë në këtë pozitë për katër vjet nga 2007-ta. Ajo rimori çekanin pasi ligjvënësit e rinj të Dhomës bënë betimin. Fitorja e saj vjen në kohën kur Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbetet pjesërisht e mbyllur për shkak të mospajtimeve rreth ndërtimit të një muri në kufi me Meksikën, të cilin e do presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Читать дальше...

Moskë: Ngritet aktakuzë ndaj shtetasit amerikan

Evropaelire.org 

Autoritetet ruse kanë ngritur aktakuzë kundër Paul Whelan, nën dyshimet për aktivitete të spiunazhit. Njoftimin e ka bërë avokati i tij, Vladimir Zherebenko, shkruan agjencia ruse Interfax. Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë më 31 dhjetor se ka arrestuar një amerikan, të identifikuar më vonë si Paul Whelan, për të cilin u tha se është kapur duke kryer një akt spiunazhi. Familja e tij ka thënë se Whelan ka qenë në Rusi për të marrë pjesë në një dasmë dhe ka mohuar se ai është spiun.... Читать дальше...

SHBA: Takim i nivelit të lartë në Pentagon për situatën në Siri

Evropaelire.org 

Këshilltarët kryesorë të Presidentit, Donald Trump, u takuan të enjten në Pentagon për të diskutuar mbi Sirinë dhe tema të tjera, tha një zyrtar i mbrojtjes. Takimi ishte i pari i këtij lloji për Sekretarin e Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i cili filloi punën e tij të re më 1 janar pas dorëheqjes së paraardhësit të tij Jim Mattis. Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes, Shanahan u takua me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Gjeneralin Joe Dunford, kreu i Shefave të Përbashkët të Shtabit. Читать дальше...

Presidentit Macron i largohet një nga këshilltarët kryesorë

Evropaelire.org 

Këshilltari për Komunikim i Presidentit francez, Sylvain Fort tha sot se do të braktisë postin e tij në fund të janarit. "Në fund të janarit, unë do të braktis funksionin e këshilltarit të komunikimit në Presidencën franceze," tha Fort për agjencinë Frans Press, duke konfirmuar raportet e mëparshme në mediat franceze. Fort njoftoi se dëshiron të angazhohet në projekte profesionale dhe familjare. Vendimi i tij vjen në kohën kur Presidenti Emanuel Macron, po përpiqet të fuqizojë pozitën e tij... Читать дальше...

Vriten 11 policë nga një sulm i talibanëve në Afganistan

Evropaelire.org 

Zyrtarët afganë thonë se të paktën 11 policë u vranë pasi militantët talebanë sulmuan dy pikat e kontrollit të sigurisë në veri të vendit. Sulmet ndodhën në periferi të Pul-e Khumri, kryeqyteti i provincës Baghlan. Guvernatori, Abdulhai Nemati, tha se dy pikat e kontrollit u shkatërruan nga përleshjet. Gjatë sulmit gjithashtu u plagosën dy policë, tha Safdar Mooseni, kreu i këshillit provincial. Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin. Talibanët kontrollojnë pothuajse gjysmën e Afganistanit... Читать дальше...

Kushtet e LDK-së për përfshirje në dialog

Evropaelire.org 

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës parashtron kritere dhe kushte të veçanta sipas së cilave, ajo do të mund të përfshihej eventualisht në kuadër të procesit të negociatave me Serbinë. Para së gjithash, LDK-ja, sipas zyrtarëve të saj, kërkon që Ekipi negociues të ketë një legjitimitet të plotë institucional e kushtetues në Kosovë dhe së dyti, që negociatat t’u përmbahen parimeve të vendeve të Quint-it, duke preferuar që aty garantuese të procesit të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Читать дальше...

Studimi i ri: 1.47 milion hebrenj u vranë gjatë tre muajve më 1942

Evropaelire.org 

Pothuajsë një e katërta e hebrenjëve gjatë Holokaustit u ekzekutuan brenda 100 ditëve, në vitin 1942, dhe kjo është përiudha me më se shumti vrasje në shekullin 20-të, thuhet në studimin më të ri izraelit. Operacioni Rajnhard i Gjermanisë naziste ka qenë operacioni i masakrave masive që është ndërmarë prej marsit të vitit 1942 deri në nëntor të vitit 1943 dhe gjatë kësaj periudhe janë vrarë 1.7 milion hebrenjë polakë, në kampet e vdekjes në Treblink, Belzec dhe Sobibor. Studimi i ri thotë se... Читать дальше...

Muzeu Louvre tërhoqi numër rekord të vizitorëve

Evropaelire.org 

Një rekord prej 10.2 milionë njerëzish e kanë vizituar Muzeun Louvre në Paris vitin e kaluar, duke e bërë atë muzeun më të njohur të arteve të bukura në botë. Një video e bërë në muze nga yjet e muzikës pop, Beyonce dhe Jay-Z, është thënë se ka ndihmuar në rritjen e numrit të vizitorëve. Drejtori i Muzeut Louvre, Jean-Luc Martinez, tha se kjo është një shenjë se Parisi është rimëkëmbur nga rënia e turizmit pas sulmeve terroriste të vitit 2015. Të huajt llogaritet se kanë përbërë afro 75% të vizitorëve në Louvre në vitin 2018. Читать дальше...



Stoltenberg: Vendimi për ushtrinë u mor në kohë të gabuar

Evropaelire.org 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti se vendimi për  transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri është bërë në kohë të gabuar. “Edhe pse në thelb çështja e transformimit të Forcave të Sigurisë është çështje në të cilën Kosova duhet të vendosë, ne e kemi bërë të qartë se ky veprim, po bëhet në kohë të gabuar. NATO mbështet zhvillimin e Forcave të Sigurisë në kuadër të mandatit aktual. Me ndryshimin e mandatit, NATO duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit të saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës”... Читать дальше...

Procesi gjyqësor ndaj “Syrit të Popullit”, drejt fundit

Evropaelire.org 

Gjykimi i filluar në mars të vitit të kaluar ndaj të pjesëtarëve të organizatës së ashtuquajtur, “Syri i Popullit”, pritet të përfundojë këtë vit. Në fund të vitit që lamë pas, pjesë e këtij procesi gjyqësor u bënë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët dëshmuan në këtë rast.   Të dy këta liderë të Kosovës, së bashku me shumë ish-drejtues tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin në listën e personave që kjo organizatë i konsideronte tradhtarë dhe planifikonte t’i likuidonte. Читать дальше...

Nis punimet Kongresi i 116-të i SHBA-së

Evropaelire.org 

Kongresi i 116-të i Shteteve të Bashkuara nis punimet të enjten, pasi 535 anëtarët e tij të bëjnë zyrtarisht betimin. Kongresi i ri do të bëjë histori me numër rekord të grave dhe me diversitet racor. Republikanët kanë më shumë vende në Senat, ndërsa demokratët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Zgjedhjet për Kongres janë mbajtur në nëntor. Ligjvënësit e rinj menjëherë do të përballen me zgjidhjen e bllokimit të shpenzimeve dhe të migracionit – çështje që kanë mbyllur pjesën më të madhe të qeverisë. Читать дальше...

Nis gjykimi i të dyshuarve në rastin Khashoggi

Evropaelire.org 

Në Riad të Arabisë Saudite nisi të enjten gjykimi i 11 individëve për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raportoi media shtetërore. Prokurorët kanë kërkuar dënimin me vdekje për pesë nga të pandehurit. Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, i cili ka jetuar në SHBA, është vrarë pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor. Prokurorët kanë thënë se ai është vrarë nga një grup agjentësh që është dërguar në Stamboll për ta bindur atë që të kthehet në Arabinë Saudite. ... Читать дальше...

Apple trazon bursat evropiane

Evropaelire.org 

Aksionet në bursat evropiane shënuan rënie, pasi kompania amerikane teknologjike, Apple, publikoi një paralajmërim të parë në këto 12 vjetët e fundit në lidhje me të ardhurat e planifikuara. Rënia e aksioneve e ka goditur më së shumti sektorin teknologjik, përkatësisht prodhuesit e çipave të pajisjeve të Iphone. Indekset panevropiane u rriten në 0.7 përqind të aksioneve të shitjes në bursat e Azisë. Aksionet e Apple në bursat e Frankfurtit u ulën për 8.9 përqind pasi kompania parashikoi më... Читать дальше...

REL do të apelojë kundër gjobës në Gjykatën Supreme të Rusisë

Evropaelire.org 

Radio Evropa e Lirë tha se do të apelojë në Gjykatën Supreme të Rusisë për të hedhur poshtë një gjobë prej 100 mijë rublash (1,440 dollarë), të vënë në muajn korrik, në bazë të një ligji kontrovers për "agjentët e huaj". Njoftimi vjen pas një vendimi më 13 dhjetor të Gjykatës së Qytetit të Moskës për të refuzuar apelin e Radios Evropa e Lirë. Gjoba është vendosur pasi gjykata e qarkut ka konstatuar se Radio Evropa e Lirë ka dështuar të veprojë në përputhje me obligimet gjatë raportimit në Rusi. Читать дальше...

Politikat e Listës Serbe, përtej interesave të komunitetit serb

Evropaelire.org 

Lista Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës, në nivelin qendror dhe lokal, është angazhuar shumë pak ose fare për integrimin e komunitetit serb në sistemin e Kosovës dhe në përgjithësi në shoqërinë e Kosovës, vlerësojnë njohësit serbë të zhvillimeve politike në vend. Për më tepër, sipas tyre, Lista Serbe nuk ka përfaqësuar interesat e komunitetit serb që jeton në Kosovë, por interesat politike të Beogradit zyrtar, produkt i së cilës është kjo parti. Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale... Читать дальше...

Ambasadori verikorean në Itali "po fshihet"

Evropaelire.org 

Një diplomat i Koresë së Veriut, i cili deri së voni ka shërbyer si ambasador në Itali, po fshihet, bëri të ditur agjencia e spiunimit e Koresë së Jugut. Ligjvënësi jugkorean, Kim Min-ki, tha se një zyrtar nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës e ka ndarë informacionin me deputetët jugkoreanë gjatë një seance me dyer të mbyllura. Kim tha se Jo Song-gil, ambasador i Phenjanit në Romë, dhe gruaja e tij e kanë lënë rezidencën në fillim të nëntorit, disa javë përpara se mandati i tij të përfundonte. Читать дальше...

SHBA i kërkon shpjegim Rusisë për amerikanin e arrestuar

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kërkojnë shpjegim nga Rusia për arrestimin e një marinsi të pensionuar amerikan, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Departamenti i Shtetit tha se ambasadori amerikan në Rusi, Jon Huntsman, e ka vizituar Paul Whelan në një qendër paraburgimi në Moskë, më 2 janar, dhe se ka biseduar me familjen e tij. "Ua kemi bërë të qartë rusëve se presim që të mësojmë më shumë për akuzat", tha Pompeo, për të shtuar se nëse paraburgimi i Whelan del të jetë "i papërshtatshëm", SHBA do të kërkojë kthimin e menjëhershëm të tij. Читать дальше...

Trump u kërkon vendeve të tjera të përfshihen më shumë në Afganistan

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu bëri thirrje vendeve të tjera, në veçanti Rusisë, Pakistanit dhe Indisë, që të përfshihen më shumë në luftën në Afganistan. Duke folur për luftën kundër talibanëve dhe kryengritësve të grupit Shteti Islamik, Trump tha se vendet e tjera, që janë më afër rajonit, duhet ta marrin përsipër atë. "Përse Rusia nuk është taje? Përse jo India? Përse jo Pakistani? Përse jemi ne, duke qenë 6,000 milje larg", pyeti Trump. Ai kujtoi se Rusia ka qenë e... Читать дальше...

Sonda e Kinës zbarkon në anën e errët të Hënës

Evropaelire.org 

Kina tha se ka zbarkuar me sukses një anije kozmike në anën e errët të Hënës. Në orën 10:26, sipas kohës në Pekin, sonda Chang'e-4 ka prekur në destinacion, tha media shtetërore. Sonda e telekomanduar ka dërguar instrumente për të analizuar gjeologjinë e rajonit, si dhe për të kryer eksperimente biologjike. Zbarkimi shihet si një moment i rëndësishëm në eksplorimin e hapësirës. Shtetet e Bashkuara kanë zbarkuar 12 njerëz në Hënë nga viti 1969 deri më 1972. Asnjë nga aterimet nuk është bërë në anën e errët të Hënës. Читать дальше...

Demokratët në SHBA nisin me kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve

Evropaelire.org 

Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara nga sot merr kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Nancy Pelosi, e cila ka qenë kryetare e Dhomës për katër vjet nga 2007-ta, do ta marrë të njëjtën pozitë dhe do të kryesojë Dhomën 435-anëtarëshe deri së paku në zgjedhjet e 2020-ës. Dyqindetridhjetepesë demokratët, me fitoret e tyre në zgjedhjet e nëntorit, janë bërë parti shumicë përballë republikanëve të presidentit Donald Trump. Pelosi, 78 vjeçe, ka qenë kritike e ashpër e Trumpit, ndërsa demokratë... Читать дальше...

Bashkëpunimi hapësinor Rusi-SHBA “bie” sërish në Tokë

Evropaelire.org 

Kur një raketë e kompanisë SpaceX është nisur më 5 dhjetor të vitit 2018 drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, për të nisur një ngarkesë, ky hap ka treguar shembullin më të mirë se si kompanitë private janë duke ndihmuar gjeneratën e re amerikane për të kryer zbulime në Hapësirë. Gjashtë ditë më vonë, dy kozmonautë rusë janë larguar nga Stacioni Ndërkombëtar dhe me një thikë e pincë, kanë mbledhur të dhëna se pse një vrimë e vogël është shfaqur në njërën nga modulet e raketës Soyuz të ndërtuar në Rusi. Читать дальше...

Spiun apo dasmor?!

Evropaelire.org 

“Ndalesa e radhës, Moska…” Ky është mesazhi që Paul Whelan ka shkruar në llogarinë e tij në median sociale ruse VK. Për herë të fundit ai është dëgjuar më 28 dhjetor. Pas kësaj dite, familja e tij ka nisur të brengoset. Whelan, 48 vjeç, ish-pjesëtar i Marinës së Shteteve të Bashkuara, ka udhëtuar në Rusi disa herë. Vëllai i tij binjak thotë se ai flet mjaftueshëm rusisht. Sipas David Whelan, Paul ka shkuar këtë herë në Rusi për të marrë pjesë në dasmën e një shoku të marinës, i cili është martuar me një grua ruse. Читать дальше...

Lufta për sundimin e shtetit të së drejtës

Evropaelire.org 

Pavarësia dhe efikasiteti i Gjyqësorit mbetet një ndër sfidat kryesore të Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, i cili shumë herë kishte premtuar “drejtësi për të gjithë”, apo zbardhjen e të gjitha rasteve kriminale, lirimin e të pafajshmëve nga burgjet dhe burgosjen e autorëve të vërtetë të veprave të shumta që besohet të jenë kryer nga qeverisja 10-vjeçare e Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, thotë se Gjyqësori ka nisur të vendoset në binarët e funksionimit normal... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
Роджер Федерер

Теннисисты Роджер Федерер и Рафаэль Надаль стали лицами рекламной кампании Louis Vuitton






NYT: США хотят разместить в космосе средства для нападения на спутники

Работы по благоустройству провели на 12 объектах Москвы

Елена Ивановна, позывной «Мама»: Спасибо всем, кто помнит и не забывает

Лавров: Путин и Си Цзиньпин обсуждали инициативу Пекина по глобальной безопасности