Мы в Telegram
Добавить новость
ru24.net
Evropaelire.org
Июнь
2020

Новости за 01.06.2020

Trump dhe Putin diskutojnë për Samitin e G7-ës dhe kontrollin e armëve

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin për t’i treguar propozimin e tij që të zgjerojë Samitin e shtatë vendeve më të Industrializuara (G7) më vonë gjatë këtij viti, duke përfshirë edhe Rusinë në të, ka njoftuar Kremlini. Në kohën e pandemisë me koronavirus, Trump ka thënë javën e kaluar se ai do të mund të shtynte deri në vjeshtë takimin e liderëve të G7-ës, që ishte planifikuar të mbahej muajin e ardhshëm, dhe se aty planifikon të ftojë Rusinë, Australinë, Korenë Jugore dhe Indinë. Читать дальше...

Maji, muaji me më së shumti ditë me diell në historinë e Mbretërisë së Bashkuar

Evropaelire.org 

Maji ka qenë muaji me më së shumti ditë me diell në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, derisa pranvera e këtij viti ka qenë më e nxehta, ka njoftuar Zyra për Mot e këtij vendi. Banorët e Mbretërisë së Bashkuar kanë shijuar 266 orë me diell në muajin maj, duke tejkaluar një rekord prej 265 ditëve në qershor të vitit 1957. Meteorologët kanë thënë se janë mahnitur me ndryshimet e motit nga lagështira ekstreme në thatësi. Sipas tyre ky nuk është mot “britanik”. Mesatarisht, Mbretëria e Bashkuar... Читать дальше...

George Floyd ka vdekur nga asfiksia, gjen autopsia private

Evropaelire.org 

George Floyd ka vdekur nga asfiksia, ka gjetur autopsia e kërkuar nga familja e afrikano-amerikanit në Mineapolis, vdekja e të cilit ka nxitur protesta masive në Shtetet e Bashkuara, transmeton BBC. Ai ka vdekur për shkak të presionit që i është bërë në qafë nga zyrtarë policorë, kanë thënë ekspertë mjekësorë të angazhuar nga familja e tij. “Shkaku i vdekjes sipas mendimit tim është asfiksia, për shkak të shtypjes në qafë – e cila mund të ndikojë në oksigjenin që shkon te truri – dhe presionit në shpinë... Читать дальше...

Assange, "shumë i sëmurë" për të marrë pjesë në seancën e ekstradimit

Evropaelire.org 

Themeluesi i faqes WikiLeaks, Julian Assange nuk ka arritur të jetë pjesë e seancës gjyqësore rreth ekstradimit të tij në Shtetet e Bashkuara për shkak të gjendjes shëndetësore, ka thënë partnerja e tij. Assange nuk ka marrë pjesë në seancën e 1 qershorit në Gjykatën në Londër “për shkak të shëndetit të tij dhe me këshillë të mjekut të tillë”, ka thënë Stella Moris, që ka qenë edhe avokate e tij në të kaluarën. Assange, 48-vjeçar, shtetas australian, po kërkohet nga autoritetet amerikane për 18 akuza, duke përfshirë spiunimin. Читать дальше...

Kosovës i shtohen edhe 27 raste të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të hënën në Kosovë 27 raste të reja me koronavirus, pas kryrjes së 172 testeve. “Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbani mit... Читать дальше...

Italia regjistron numrin më të vogël të të prekurve me koronavirus nga shkurti

Evropaelire.org 

Italia ka publikuar një seri të të dhënave inkurajuese në luftën kundër pandemisë me koronavirus të hënën, duke përfshirë regjistrimin e numrit më të ulët të të infektuarve në 24 orë nga 26 shkurti, ka njoftuar Agjencia për Mbrojtje Civile. Numri zyrtar i rasteve të reja është rritur për 178 në 24 orë, duke e çuar shifrën totale në 233,197. Numri i ditor i rasteve të reja ka qenë 516 në premten, 416 të shtunën dhe 355 të dielën. Shifra e të vdekurve në 24 orët e fundit ka qenë po ashtu e ulët... Читать дальше...

Koronavirusi ndikon në rënien e të hyrave në buxhetin e Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Të hyrat në buxhetin e Maqedonisë së Veriut kanë rënë për 24 për qind edhe pse nga ministria e Financave thonë se kjo shifër është në kuadër të parashikimeve, teksa ekonomia e vendit po përballet me vështirësi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por, afaristët thonë se bizneset duhet të ndihmohen me para të gatshme, me qëllim që të vënë në lëvizje disa veprimtari të caktuara, sepse në të kundërtën, ata thonë se do ta kenë të vështirë që të kontribuojnë në arkën e shtetit përmes tatimeve. Ministrja e Financave në Maqedoninë e Veriut... Читать дальше...

A do të bëhet Mali i Zi vendi i parë pa koronavirus në Evropë?

Evropaelire.org 

Asnjë rast i ri i me koronavirus për një periudhë të zgjatur kohe. Për shumicën e vendeve në botë, kjo është një dëshirë, më shumë sesa synim real. Por, Mali i Zi, një vend i vogël në Ballkan me rreth 600,000 njerëz, thotë se është në prag të arritjes së tij. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë më 25 maj se ky vend nuk ka asnjë rast të regjistruar me koronavirus. Njoftimi i tij ka ardhur një ditë pasi pacienti i fundit i infektuar është shëruar. Tani, nëse nuk raportohet për raste të reja... Читать дальше...



Qeveria në detyrë nuk e pranon vendimin e Kushtetueses

Evropaelire.org 

Qeveria në detyrë e Kosovës ka pretenduar se Gjykata Kushtetuese nuk ka prezantuar përmbajtjen e saktë të punës së Komisionit Kushtetues, në rastin ku është analizuar kushtetutshmëria e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të caktuar mandatarin për formim të qeverisë së re. Përveç atyre që janë konsideruar kundërthënie në procesin e punës së kësaj gjykate, në njoftim është thënë se Qeveria në detyrë nuk mund të pranojë këtë vendim, të cilin e ka konsideruar “absurd”. Lëvizja... Читать дальше...

Trump u bën thirrje guvernatorëve për qasje më të ashpër ndaj protestave

Evropaelire.org 

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka cilësuar guvernatorët e Shteteve të Bashkuara si “të dobët” dhe u ka bërë thirrje që të autorizojnë veprime më të ashpra për të ndalur protestat që janë duke u zgjeruar për të gjashtën natë me radhë, transmeton BBC. Këto protesta janë nxitur si pasojë e vdekjes afrikano-amerikanit, George Floyd, në Minesota, pas presionit që ka bërë një zyrtar policor me gju në qafën e tij. Protestuesit para Shtëpisë së Bardhë kërkojnë drejtësi për George Floyd Në një konferencë përmes telefonit... Читать дальше...

Shqipëria rihap të gjithë kufijtë tokësorë

Evropaelire.org 

Shqipëria ka rihapur të gjithë kufijtë tokësorë dhe ka mundësuar lëvizje të lirë të njerëzve nga dita e hënë, ndonëse aktivitetet masive vazhdojnë të jenë të ndaluara deri më 23 qershor. Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus javën e kaluar, situata është “stabile”, ka thënë një zyrtar shëndetësor. Shqipëria deri më tani ka regjistruar 1,143 raste me koronavirus, prej tyre 33 pacientë kanë vdekur. Ndeshjet e shumëpritura të futbollit do të rikthehen këtë javë, pa tifozë. Читать дальше...

Kongoja shpall epidemi të re të Ebolas

Evropaelire.org 

Republika Demokratike e Kongos ka shpallur epideminë e re të Ebolas, në qytetin perëndimor, Mbandaka, më shumë se 1,000 kilometra larg një shpërthimi me të njëjtën virus, në lindje. Ministri i Shëndetësisë, Eteni Longondo ka thënë se katër persona që kanë vdekur në Mbandaka, janë konfirmuar si raste pozitive, pas testimit në laboratorin kombëtar në Kinshasa. “Ne kemi një epidemi të re të Ebolas në Mbandaka," është cituar të ketë thënë Longondo. “Shumë shpejt do të dërgojmë vaksinën dhe ilaçet”. Читать дальше...

Më 1 korrik në Rusi votohen ndryshimet kushtetuese

Evropaelire.org 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka caktuar 1 korrikun si datë kur rusët do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, që i mundësojnë atij qëndrimin në pushtet deri më 2036. Putin ka marrë këtë vendim, në një takim me pjesëtarët e ekipit që kanë hartuar projektligjin. Ella Pamfilova, kryetare e Komitetit Qendror Zgjedhor, ka thënë se mbështet idenë, duke shtuar se votimi do të nisë shtatë ditë përpara datës zyrtare, në mënyrë që të anashkalohen turmat e mëdha të njerëzve. Pamfilova po ashtu ka thënë... Читать дальше...

Thaçi vlerëson se është hapur rruga për formim të qeverisë së re

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të hënën, në një konferencë për media, se ka pranuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së mandatarit për formim të qeverisë së re. Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar nga kjo Gjykatë që të vlerësonte kushtetueshmërinë e vendimit të Thaçit për të mandatuar Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë. Gjykata i ka dhënë të drejtë vendimit të presidentit të Kosovës. Teksa ka komentuar aktgjykimin e Kushtetueses... Читать дальше...

LDK-ja thotë se i ka votat për formimin e qeverisë

Evropaelire.org 

Qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet që të votohet të mërkurën. Lidhja Demokratike e Kosovës, së cilës Gjykata Kushtetuese ia njohu të drejtën e formimit të qeverisë, ka dorëzuar në kuvend kërkesën për mbajtjen e seancës për të mërkurën në ora 11:00. “Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re”, tha shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Thirrja e seancës së kuvendit nga ana e LDK-së ndodhi pasi të hënën Gjykata Kushtetuese publikoi... Читать дальше...

Google shtyn lansimin e sistemit Android 11

Evropaelire.org 

Gjiganti teknologjik, Google ka shtyrë datën e lansimit të versionit më të ri të sistemit operativ, Android, që fillimisht ishte planifikuar të prezantohej më 3 qershor. Përmes një deklarate në faqen zyrtare të Zhvilluesit të Androidit është thënë: ”Tani nuk është koha për të festuar” dhe se detaje tjera do të bëhen publike “shpejt”. Ky njoftim vjen pasi dhjetëra qytete në Shtetet e Bashkuara përballen me protesta të mëdha për shkak të vdekjes së një personi me ngjyrë gjatë arrestimit nga zyrtarë policorë. Читать дальше...

Ndalet tregtia Kosovë - Serbi

Evropaelire.org 

Pesëmbëdhjetë kamionë me mallra nga Serbia nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës, për shkak të zbatimit të vendimit të fundit të qeverisë në detyrë të Republikës se Kosovës për ashpërsimin e masave për reciprocitet me këtë shtet.   Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që asnjë maune nga Serbia të mos hyjë në Kosovë nëse në dokumentet e saj nuk shkruan Republika e Kosovës.   Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të dielën ka shkruar në Facebook se “edhe emri “Kosovë” është kushtetues... Читать дальше...

Maqedonia e Veriut regjistron shtatë viktima të reja nga Covid-19

Evropaelire.org 

Maqedonia e Veriut ka regjistruar shtatë persona të vdekur dhe 89 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo njëherësh është shifra më e lartë e raportuar nga mesi i muajit prill, kur në këtë vend ishte konsideruar piku i sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: nga dy në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë si dhe një tjetër në Strugë. Marrë parasysh shifrat e fundit, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi, në territorin maqedonas, ka arritur në 140. Читать дальше...

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për dekretin e presidentit Thaçi

Evropaelire.org 

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi përmes së cilit mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për formimin e qeverisë së re. Në dokument arsyetohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese përmes së cilës iu dha e drejta e formimit të qeverisë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo e cila kishte dalë e dyta në zgjedhjet e fundit parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar. Në vendim thuhet se Gjykata Kushtetuese vendos “të shpallë, me shumicë votash, që Dekreti [nr. Читать дальше...

Новости России
Москва

Сергей АРУТЮНОВ, Astero - Там


Irani, i gatshëm të dërgojë më shumë naftë në Venezuelë

Evropaelire.org 

Ministria e Jashtme e Iranit tha se Teherani do të vazhdojë të eksportojë naftë në Venezuelë, nëse kjo e fundit kërkon më shumë furnizime. Edhe Irani, edhe Venezuela janë nën sanksione të SHBA-së dhe Uashingtoni ka kërkuar që të ndërpriten dërgesat. “Irani praktikon të drejtat e tregtisë së lirë me Venezuelën dhe ne jemi të gatshëm të dërgojmë anije të tjera, nëse Karakasi kërkon më shumë furnizime nga Irani”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Musavi. Irani ka dërguar së... Читать дальше...

Lajiq: Për shkak të masave të Kosovës, kamionët e Serbisë po kthehen prapa

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Lajiq, tha se që nga ndërmarrja e masave të reja tregtare nga Qeveria në detyrë e Kosovës, kamionët nga Serbia po kthehen prapa në vendkalimet në Kosovë, sepse “asnjëri nuk i plotëson kushtet e kërkuara nga Dogana e Kosovës”. “Nuk e di nëse do të ketë raste individuale, është e vështirë të parashikohet në këtë moment, por sigurisht se nuk do të ketë tregti serioze, sepse pengesat formale janë të natyrës së tillë që e ndalojnë atë”, tha Lajiq për Radion Evropa e Lirë. Читать дальше...

Protestat pas vdekjes së George Floyd

Evropaelire.org 

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.

Moska i lehtëson masat e izolimit pas nëntë javësh

Evropaelire.org 

Autoritetet në Moskë i lehtësuan masat e izolimit kundër koronavirusit, edhe pse numri i rasteve vazhdon të rritet. Parqet dhe qendrat tregtare në kryeqytetin rus u rihapën dhe njerëzit u lejuan të dalin jashtë për shëtitje dhe ushtrime të kufizuara, për herë të parë në nëntë javë.   Presidenti rus, Vladimir Putin, tha javën e kaluar se vendi i tij e ka kaluar kulmin e shpërthimit të koronavirusit. Megjithatë, numri i të infektuarve është ende në rritje. Të hënën, autoritetet ruse raportuan... Читать дальше...

Protestuesit para Shtëpisë së Bardhë kërkojnë drejtësi për George Floyd

Evropaelire.org 

Qindra njerëz u tubuan në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, për të protestuar për vdekjen e afrikano-amerikanit në Mineapolis të Minesotës. Policia u rreshtua përgjatë hyrjes së parkut ndërsa protestuesit brohorisnin “jeta e afrikano-amerikanëve ka vlerë”, “duart lart, mos qëllo” dhe “pa drejtësi nuk ka paqe”. Policët përdorën gaz lotsjellës pasi disa protesues hodhën shishe të plastikës në drejtim të tyre. Vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd në duart e autoriteteve javën e kaluar... Читать дальше...


Спорт в России и мире

Новости спорта


Новости тенниса
WTA

Соболенко вышла в финал турнира WTA-1000 в Риме, в двух сетах обыграв Коллинз






В Якутске прошла иммерсивная прогулка «Сокровища Туймаады»

Москвичу-408 — 60 лет! Владельцы авто устроили слёт в Москве

Живописца Сергея Андрияку похоронили на Даниловском кладбище в Москве

Крупное ДТП с участием нескольких автомобилей случилось в Митине